Mashtrimi me miliardat e rindërtimin. Terrorizohen banorët, në Rr. I.Dollaku, asnji qindarkë për banorët e pallatit

272
Sigal

Një pjesë muri i një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, është shkëputur dhe rënë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar, aty ku ka shumë pallate të dëmtuara që rrezikojnë jetën e banorëve. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz dhe vetëm një automjet i parkuar në anë të rrugës ka pësuar dëme. Pas këtij incidenti është vendosur perimetri i sigurisë që nuk lejon kalimin në trotuarin pranë objektit të dëmtuar. Edhe në Tiranë vijon skandali me rindërtimin, ku banorët e njësisë Bashkiake nr.1 në Tiranë në heshtje të plotë dhe injorim të votës së rreth 8 mijë banorëve të Rr, Idriz Dollaku, ende nuk ka vënë 1 lopatë llaç për meremetimin e pallatit nr.21, i cili është suvatuar vetëm gjysma e pallatit, nga vetë banorët dhe ka nevojë për riparimin e një pjese të vogël të taracës. Madje dhe gropat janë mbushur me çakull, si në kodrinat dhe malet më të thella të vendit dhe jo 900 metra nga qëndra e Tiranës.

Paratë e “rindërtimit” në duart e kompanive të familjeve të pushtetit

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2019, qeveria shqiptare shmangu ligjin e prokurimit publik dhe aplikoi prokurime të kufizuara përmes marrëveshjeje kuadër për programin e rindërtimit, duke i argumentuar me nevojën për të strehuar në një kohë sa më të shpejtë të prekurit nga tërmeti. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizimit të mbi 700 procedurave prokuruese të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura tregojnë se përfituesit e mëdhenj të procesit të rindërtimit janë kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste, fitues të mëparshëm të koncesioneve apo licensave apo kompani me financime të dyshimta. Në krye të listës qëndron kompania “Kevin Construksion” e zotëruar nga Lavdrim Gjici – vëllai i kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici. Ekspertët e financave publike në Shqipëri e kritikojnë procedurën e përshpejtuar për tenderat e programit të rindërtimit. Sipas Aranita Brahajt, drejtore ekzekutive e “Open Data Albania”, këto procedura shmangën garën dhe rritën mundësinë për favorizim dhe klientelizëm.