Lotaria Amerikane, ja udhëzimi i ri për fituesit

703
Sigal

“Fituesit e Lotarisë Amerikane të dërgojnë diplomat e shkollave para intervistës”

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim për të gjithë shqiptarët që janë shpallur fitues të Lotarisë Amerikane. Të përzgjedhurit e fazës së parë selektuese për DV Lottery 2020, tashmë duhet të bëjnë përgatitjet e nevojshme për intervistën në ambasadë dhe marrjen e vizës emigruese. Ambasada bëri me dije se ata që janë përzgjedhur duhet të dërgojnë dokumentet arsimore para intervistës. “Jeni përzgjedhur për Lotarinë DV2020? Mos harroni të dërgoni të gjitha dokumentet arsimore përpara intervistës tuaj – diplomat e shkollës së mesme, vërtetimet e shkollës së mesme dhe diplomat universitare!”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.