“Lagjja luksoze e hajdutëve të politikës”

3182
Sigal

“Vilat e bardha të oligarkëve”, si thesi i qymyrit: “Sa më shumë t’i shkundësh aq më shumë pluhur të zi nxjerrin”. Hetim blerësve te blloku i vilave të bardha, fituar me miliarda “të zeza” me çmime nga 500 mijë euro deri në 1.5 milion euro me mobilim. Shumica e tyre ish-deputetë, ministra, ambasadorë, moderatorë dhe opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, doganierë, tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikant droge, armësh e femrash etj

Përgatiti: E.MUSAI

“Vilat e bardha të oligarkëve”, si thesi i qymyrit: “Sa më shumë t’i shkundësh aq më shumë nxjerrin pluhur të zi “

“Lagja e hajdutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Në rrugën që lidh Kryeqytetin me Elbasanin në të dalë të një supermarketit ose e thënë më thjesht vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku ministra, drejtorë dhe kryeministra vodhën dhe vazhdojnë të vjedhin mbi 90 milionë euro ngrihen vilat e oligarkëve të rinj të Ballkanit, të cilët u paralajmëruan edhe nga ish-kreu i DASH, Xhon Kerri vite më parë në takimin e Berlinit. Miliarderët e rinj apo pasanikët u bënë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror. Një pjesë e mirë e tyre rezultojnë të lidhur me botën e mafies. Ata kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali. Agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh hyjnë e dalin si diversantë në Tiranë, duke e përdorur kryeqytetin si vend pazaresh apo si “kazino” ku bëjnë miliarda dhe pas saj struken në vilat katran të zi, por të lyera me të bardhë . Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash etj. Madje në to nuk mungojnë edhe vila diplomatësh të shumëpërfolur, por që edhe ata i mbajnë të kyçura hetimet, pasi janë pjellë e të njëjtit soj dhe të njëjtit sekt që i trullosi, dhe u shpëlau trurin për t’i emëruar në krye të shqiptarëve. E ndërsa këta batakçinj dhe kokë palarë, këta zhulanjosë dhe perversë mbyllen në dhomat e zeza, madje më të zeza se qymyri, ndërsa populli po dergjet rrugëve të Shqipërisë dhe rrugëve të botës për një copë bukë. Fermerët po piqen si zhapiku në sera dhe ara dhe në fund produktet e tyre po kalben dhe po hidhen në rrugë, sepse këta qymyrzinj të vilave të bardha, sjellin mallra ushqimorë, bujqësorë, blegtoralë, industrialë nga çdo cep i botës me çmime qesharake, pasi shumica e këtyre produkteve janë të skaduara dhe me elemente toksikë dhe kancerozë. Oligarkët e vilave kanë gjetur marifete që t’i fusin këto mallra me doganë të ulët apo edhe pa doganë, ndërkohë që rrisin taksat për fermerët, tregtarët dhe investitorët e fabrikave shqiptare. Ndaj ai që po e vuan dhe po heq te zinjtë e ullirit është populli fukara. Miliarderët e vilave kanë në gjirin e tyre shtetarët dhe drejtuesit e lartë që urdhërojnë hedhjen e gazit helmues dhe toksik në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, duke helmuar qytetarët pa dallim moshe, pasi për veten dhe fëmijët e tyre thithin ajrin e freskët dhe plot oksigjen të malit të Dajtit. Pjesa dërmuese e tyre janë lidhur me trafikantët e drogës, që po helmojnë dhe drogojnë nxënësit, por për vete fëmijët i kanë në shkollat luksoze në vendet perëndimore, sipas www.shqiptari.net Blloqet e banimit, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plot të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro, e deklaruar zyrtarisht. Sipas burimeve konfeidenciale, ka nga ata që i kanë paguar edhe një pjesë të shumës së parave në cash, pasi nuk e justifikojnë dot gjithë shumën që paguajnë për të blerë vilën në vlerën reale. Prandaj ka nga ata që deklarojnë 2 -3 fishin çmimin e blerjes së këtyre vilave, sikurse ishte edhe rasti që u përfol publikisht për blerjen e një vile nga një ambasadë, ku kishte diferencë të madhe në shumën e blerjes nga vlera e vërtetë e vilës. Këtu, nuk flasim për shumat e mëdha, që janë shpenzuar për mobilimin e brendshëm të këtyre vilave, që mund të ofrohet edhe me vlerën e blerjes.  Ndaj detyra e parë e shtetit të ri anti-oligark është transparenca e parave të këtyre personave që kanë blerë vila, ku i gjetën, sa kanë raportuar, të bëhen bilancet deri në qindarkën e fundit në lidhje me ato çfarë kanë deklaruar që nga dita e parë e karrierës dhe “bizneseve” të tyre.

I madhi Ali Asllani do të thoshte:

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

 

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: ‘peqe, lepe!’

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarëve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve!