Kumbaro iu vë fshesën fondeve, tenderi 750 mln lekë për pastrimin e bregdetit denoncohet në KPP

22

Ndërkohë në një pikë tjetër ankimuesi thekson se Bashkitë kanë edhe program, apo fond më vete për grumbullimin e menaxhimin e mbetjeve dhe kjo do sillte paqartësi. Edhe pse nën çdo vit me ndarjen e buxhetit qeveria i jep miliona lekë çdo bashkie për menaxhimin e mbetjeve, dhe më vonë AKB dhe Kumbaro vazhdojnë me këto tendera ku derdhen miliona lekë të tjerë. Në përfundim bregdetet shqiptare mbeten të papastër.

Sigal

 

Telegraf.al / Ministria e Mjedisit, Mirela Kumbaro, zgjohet nga gjumi vetëm në raste kur duhet të vjedh fonde dhe përdor si objekt pastrimin e bregdetit në prag sezoni. Në çdo vit bëhen skena të ngatërruara përmes të cilave shpenzohen shumë para.

Por, po ja nisim me tenderin që është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Loti 2 në Shërbim të Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë”, i cili është hapur në 18 mars dhe gara parashikohet të mbyllet më datë 23 prill.

Duhet të sqarojmë se gara është hapur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit e drejtuar nga Ledion Lako, që është në varësi të Ministrisë së Mjedisit. Duhet të kujtojmë se që kur Lako erdhi në krye të kësaj Agjencie puna e vetme që ka bërë është shpërdorimi i fondeve dhe keqtrajtimi i bregdeteve.

Gjithsesi, në ankesën e publikuar tregohet se denoncimin e ka bërë firma  BAJRAMI N, në pronësi të Nazif Bajramit, një biznesmen i njohur për afera në tenderët e pastrimit në shumë institucione.

Duke qenë se janë shumë para, Bajrami trembet që ky fond mund të shkojë vetëm në dorën e dikujt tjetër, prandaj kërkon që projekti të ndahet deri në tre lote, pra nga një lot për secilën bashki. Edhe pse parimisht mund të ketë të drejtë, e qartë që fokusi i Bajramit është diku tjetër.

“lidhur me ndarjen të kësaj procedure në 2 lote. Gjykojmë që ky shërbim duhet të ndahet në më shumë se 2 lote, pasi shtrirja territoriale bregdetare është mjaft e madhe. Kryerja e këtij shërbimi mund të ndahet në minimumi 3 lote, ku të paktën Bashkitë Sarandë-Himarë dhe Vlorë duhet të ndahen nga njëra tjera. Shërbimet për secilën Bashki nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin, gjë që do të anonte në vështirësi në menaxhimin e kontratave”, theksohet në ankesë, duke vënë në dukje se Lako dhe Kumbaro i kanë hartuar këto projekte pa rishikim fare, por copy-paste nga vitet e shkuara.

Duke vazhduar në të njëjtën linjë, ankimuesi shprehet se i ndërtuar në këtë formë tenderi cungon konkurrencën dhe rrit nevojën për më shumë punonjës edhe shpenzime.

“Më përqëndrimin e kryerjes së shërbimit në vetëm 2 operatorë, automatikisht rriten në mënyrë direkte dhe kumulative edhe kërkesat për punonjës dhe automjete për secilin prej 2 loteve, duke përjashtuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen e një pjese shumë të madhe të operatorëve ekonomikë, që aktualisht e kryejnë këtë shërbim apo që synojnë që të kryejnë këtë shërbim në të ardhmen”.

Ndërkohë në një pikë tjetër ankimuesi thekson se Bashkitë kanë edhe program, apo fond më vete për grumbullimin e menaxhimin e mbetjeve dhe kjo do sillte paqartësi. Pikërisht ky është një tjetër shqetësim që duam të ngremë edhe ne. Sepse nën çdo vit me ndarjen e buxhetit qeveria i jep miliona lekë çdo bashkie për menaxhimin e mbetjeve, dhe më vonë AKB dhe Kumbaro vazhdojnë me këto tendera ku derdhen miliona lekë të tjerë. Në përfundim bregdetet shqiptare mbeten të papastër.

Sipas projektbuxhetit për vitin 2024, pushtetit vendor do t’i jepen 714 milionë lekë ose rreth 7 milionë euro si transfertë e pakushtëzuar për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Ky fond i rritur në krahasim me vitin e kaluar me 14 milionë lekë, do të ndahet mes 30 bashkive.

Vlerën më të madhe të fondeve do e marrë bashkia e Durrësit me 240.7 milionë lekë, ndjekur nga bashkia Kavajë me 58.1 milionë lekë dhe Sarandë me 43.4 milionë lekë. Ndërkohë bashkisë Himarë që gjithashtu përfshihet në tenderi që po flasim i janë lënë në dipsozionin 25, 5 milionë lekë.

Për menaxhimin e mbetjeve janë planifikuar edhe 569.7 milionë lekë si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit për vitin 2024. Në komisionet parlamentare ministrja Mirela Kumbaro është shprehur se pastrimi i vendit e kryesisht i bregdetit është objektiv parësor edhe për vitin që vjen.

Pra siç e shohim edhe nga tabelat edhe nga ankesa afera gjigande po thuret për menaxhimin e mbetjeve, se nuk i mjaftojnë vjedhjet përmes inceneratorëve.