Anulohet votimi i 5 projektligjeve, Sekretariati “rrëzon” Felaj, ribëhet procedura e votimit

19
Sigal

Paraditen e së premtes, Sekretariati i Votimit dhe Etikës vendosi anulimin e votimit të seancës së 7 marsit, pas kërkesës, të cilën kishte bërë opozita për anulimin e votimit. Opozita parlamentare kërkoi anulimin e miratimit të së paktën pesë projektligjeve; ligjeve me argumentin e mungesës së kuorumit kjo pasi në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndërsa opozita protestonte në kuvend, hodhi për votim pesë projektligjet. Edhe pse tha se në sallë ishin 68 deputetë Felaj insistoi se kuorim kishte e për këtë ajo e vijoi procesin e votimit. Kjo gjë solli që të konsiderohen të miratuara projektligjet respective, që kishin të bënin me projektligjet “Për investimet strategjike”, “Për burimet ujore”, me ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, po ashtu projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”. Sekretariati i Etikës me votimin e kësaj të premte duket se i dha të drejtë opozitës duke vendosur kështu të anulojë votimin e ligjeve të asaj seance pa kuorum. Të pesta këto projektligje pritet të votohen sërisht në seancën e radhës plenare, por pa diskutime. Mes projekt ligjeve vëmendjen më të madhe të aktualitetit politik dhe social duket se e ka projektligji “Për Investimet Strategjike” i kontestuar shumë së fundmi.