Koncesionari i Laboratorëve, në Shqipëri fitues, në Spanjë ishte në ndjekje penale

425
Sigal

Zbardhen emrat e 10 zyrtarëve të Shëndetsisë të kallzuar nga audituesit për PPP e laboratorëve. Detaje rreth dërgimit në SPAK të koncesionit të koncesionit në 18 spitale të vendit. Si u injorua nga ministrja Manastirliu, kundërshtimi i Bankës Botërore për kompaninë fituese e cila ishe cila ishte nën hetim dhe kompania ortake nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës

Detaje rreth dërgimit në SPAK të koncesionit të laboratorëve në 18 spitale të vendit, kompania fituese ishte në ndjekje penale në Spanjë, u injorua kundërshtimi i Bankës Botërore

Dosja në SPAK/ Zbardhen emrat e 10 zyrtarëve të Shëndetësisë të kallëzuar nga KLSH për koncesionin e laboratorëve; kush i merrte paratë

Komisioni i dhënies së koncesionit të laboratorëve ka refuzuar të pranojë kundërshtimin, pasi njëra kompani shqiptare ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa kompania tjetër nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të saj dhe Ministrisa e Shëndetësisë ,që ka pranuar ofertën dhe i ka shpallur fituese.

  Adriatik Doci  

Identifikohet grupi i zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët u kallëzuan dje në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për koncesionin të laboratorëve të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, si dhe për tenderin e blerjes së monitorëve për pacientët me Covid. Mësohet se, i kallëzuar në SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera është Raimond Cimbi, ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka qenë edhe kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit që KLSH e konsideron të paligjshëm. Po ashtu, janë kallëzuar edhe 6 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit, konkretisht Silva Novi, përgjegjëse e sektorit të Standardeve dhe Protokolleve Spitalore në ministri, Leonora Horanlliu, përgjegjëse e sektorit të Programimit dhe Monitorimit Buxhetit në FSDKSH, Ariola Krymi, mjeke koordinatore në Laboratorin Biokimik në QSUT, Anjeza Alliu, përgjegjëse e sektorit të Prokurimeve, Gazmir Vehbi ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve si dhe Armila Ali ekonomiste në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve.

Është kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tendera gjithashtu drejtorja e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë Flutura Beqo, e cila ishte kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe dy anëtarët e KVO Oltion Dhono, drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio Mjekësore dhe Olsi Akshia, përgjegjës i sektorit të Ankesave dhe Administrative dhe Gjyqësore.

Koncesioni i laboratorëve nisi që në 2015 dhe u finalizua në prill të vitit 2019 me vlerë rreth 104 milionë euro. Kontrata u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. Pronar me 100 % të aksioneve të Labopharma është biznesmeni shqiptar Janis Karathano. Edhe pas AB Laboratory Solutions B.V, AB Laboratory Solutions B.V, themeluar  në vitit 2007 në Holandë, qëndron sërisht zyrtarisht Janis Karathano. AB Laboratory Solutions B.V e regjistruar në Holandë është në pronësi të kompanisë Pegasus. Pronar me 100 % i kompanisë Pegasus është Janis Karathano, me të cilën ka fituar tendera me vlerë miliona euro në shëndetësi. Pra, kompania e Janis Karathano, “Labopharma” në Tiranë dhe AB Laboratory Solutions B.V në Hagë, zotërojnë 75 për qind të konsorciumit. Për të plotësuar kriteret, Janis Karathano ka futur në lojë edhe kompaninë franceze Exalab, e cila ka 25 % të të konsorciumit.

Shkeljet sipas KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se komisioni i dhënies së koncesionit të laboratorëve ka refuzuar të pranojë kundërshtimin e Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore, për këtë koncesion. Koorporata Ndërkombëtare të Investimeve kishte kërkuar skualifikimin e grupit të kompanive fituese, pasi njëra kompani shqiptare ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa kompania tjetër nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të saj. KLSH ka arritur në konkluzionin se komisioni duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve, ndryshe nga qëndrimi i Ministrisë që ka pranuar ofertën dhe i ka shpallur fituese.

Lista e të kallëzuarave

Flutura Beqo, drejtore e Drejtorisë i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Oltion Dhono, drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio Mjeksore (njësi e varësisë së MSHMS), në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Olsi Akshia, përgjegjës sektori i Ankesave dhe Administrative dhe Gjyqësore, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Raimond Cimbi, ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve, Investimeve & Koncesioneve, Ministria e Shëndetësisë, kryetar i Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Silva Novi, përgjegjëse sektori i Standardeve dhe Protokolleve Spitalore, Drejtoria e Administrimit Spitalor, Ministria e Shëndetësisë, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Leonora Horanlliu, përgjegjëse sektori i Programimit dhe Monitorimit Buxhetit, Drejtoria Ekonomike, FSDKSH, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Ariola Krymi, mjeke kordinatore në Laboratorin Biokimik, QSUT, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Anjeza Alliu, përgjegjëse sektori i Prokurimeve, Drejtorisë së Prokurimeve, Investimeve & Koncesioneve, Ministria e Shëndetësisë, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Gazmir Vehbi, ekonomist ATRAKO, anëtar i Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Armila Ali, ekonomiste ATRAKO, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit.