Ja si menaxhohen grupet me interesa korruptive në hipotekën e Vlorës nga drejtuesi i saj Albion Koçi

Një sistem në hije. Dyshimi për kapje institucionale në Drejtorinë Rajonale te ASHK Vlorë nga grupe me interesa korruptive në bregdet. Rasti i drejtuesit Albion Koçi.

Drejtoria Rajonale e ASHK Vlorë është kthyer në simbol të një korrupsioni. Drejtori Albion Koçi flitet të ketë krijuar një raport të papërshtatshëm me struktura informale kriminale që veprojnë jashtë ligjit. Flitet se përfitimi i shërbimeve në kohë të shpejtë lidhet me pagesa të konsiderueshme, dhe sipas fjaleve që qarkullojnë dhe dyshimeve, këto shuma variojnë nga 10 mijë deri ne 100 mijë euro.

Prej muajsh, në opinionin publik dhe mes qytetarëve që përballen çdo ditë me shërbimet e pronësisë, po qarkullojnë shqetësime serioze mbi funksionimin e Drejtorisë Rajonale Vlorë të ASHK-së. Vonesat e zgjatura, mungesa e transparencës dhe një klimë e përgjithshme pasigurie administrative kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si operon ky institucion.

Sigal

Në qendër të këtyre dyshimeve përmendet shpesh drejtori Albion Koçi, për të cilin burime të ndryshme pohojnë të ketë krijuar një raport të papërshtatshëm me struktura informale kriminale, që veprojnë jashtë ligjit. Sipas këtyre pohimeve, një organizatë kriminale që operon në qytetin e Durrësit, dyshohet se ka ndërtuar një ndikim të konsiderueshëm mbi proceset administrative përmes aksesit në sistemet dhe hallkat vendimmarrëse qe varen nga drejtuesi Albion Koçi.

Një nga elementët më shqetësues lidhet me atë që qytetarët e përshkruajnë si një “sistem paralel shërbimi”. Në këtë skemë, aplikimet që ndjekin rrugën zyrtare përballen me vonesa të pajustifikuara, shpesh pa afate të qarta dhe pa shpjegime transparente. Ndërkohë, përmes ndërmjetësve të njohur gjerësisht si sekserë, procedurat pretendohet se përshpejtohen ndjeshëm.

Sipas dëshmive jozyrtare, përfitimi i shërbimeve në kohë të shpejtë lidhet me pagesa të konsiderueshme, dhe sipas fjalëve që qarkullojnë dhe dyshimeve, këto shuma variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro.

Gjithmonë nga burime te ndryshme, por të pakonfirmuara ende dyshohet deri aty sa qytetarë të caktuar kanë paguar deri në 40 mijë euro për rifreskim kartele në qytetin e Himarës. Këto pagesa, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ndahen mes ndërmjetësve dhe aktorëve të përfshirë në vendimmarrje, duke krijuar një mekanizëm të strukturuar përfitimi të paligjshëm.

Ky realitet i perceptuar ka prodhuar një efekt të drejtpërdrejtë tek qytetarët, ndjesinë se shërbimi publik nuk funksionon mbi bazën e ligjit dhe radhës, por mbi bazën e mundësisë për të paguar. Për shumë aplikantë, rruga zyrtare shihet si e pafrytshme, ndërsa zgjidhja e vetme mbetet hyrja në rrjetin informal korruptiv të drejtuar nga drejtuesi Albion Koçi.

Paralelisht, problematikat teknike dhe menaxheriale të sistemeve dixhitale kanë shtuar më tej dyshimet. Akseset e kufizuara, mungesa e gjurmueshmërisë dhe ndërhyrjet e pashpjeguara në aplikime kanë krijuar bindjen se teknologjia, në vend që të garantojë transparencë, mund të jetë kthyer në një mjet kontrolli për një grup të kufizuar interesash. Pasojat e kësaj situate janë të thella dhe jo vetëm që dëmtohet rëndë besimi i publikut tek institucionet, por krijohet edhe një pabarazi e theksuar mes qytetarëve. Ata që nuk pranojnë ose nuk kanë mundësi të paguajnë, mbeten të bllokuar në një sistem të ngadaltë dhe shpesh të paqartë.

Në këtë sfond, Drejtoria Rajonale e ASHK Vlorë është kthyer në simbol të një korrupsioni më të gjerë që, sipas shumë vëzhguesve, ka prekur kohët e fundit të gjithë sistemin e ASHK-së. Ky shkrim është në vazhdim të evidentimit të këtyre problematikave. Në vijim, pritet të trajtohen edhe çështje të tjera të ndjeshme, përfshirë dyshimet për lidhje nepotike në Drejtorinë Qëndrore te drejtuesit Albion Koçi dhe rrjete ndikimi që mund të shtrihen deri në nivelet qendrore të institucionit. Në vijim, mbetet thelbësore që të hidhet dritë mbi mënyrën e funksionimit të këtyre strukturave, përfshirë edhe çështjet e mundshme të konfliktit të interesit, lidhjeve nepotike, lidhjet korruptive dhe praktikave të dyshimta në nivele më të larta drejtuese.

Në vijim do të publikojmë lidhjet e tmerrshme nepotike nga piramida në bazë dhe skandalet e nxehta në zyrat e shtetit.