Ismail Xhaferri: Qofshi të mallkuar!

 

Ju nuk jeni mëkatarë. Ju jeni më shumë se kaq. Ju jeni kriminelë. Ju vrisni çdo ditë nga pak fëmijët e varfër, njerëzit, që jetojnë me mbrojtje sociale, pensionistët, të papunët etj’.

NOA

Ju që merrni afërsisht 20 milionë lekë në muaj, pa kryer asnjë punë, si dhe ata që ju krijojnë këtë mundësi, jeni kanibalë.

Po, kanibalë.

Ato rroga marramendëse. nuk janë produkt i punës suaj, i biznesit tuaj, nuk janë lekët tuaja.

Ato nuk janë lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Ato janë lekë të grabitura nga rrogat e mësuesve, nga pensioni i të moshuarve, nga ndihma sociale, nga investimet nga …

Ndërsa ju merrni rroga më të larta se presidenti i Amerikës. Në vendin tonë të varfër ka shumë prindër që vetëvaren, sepse nuk u sigurojnë dot fëmijëve bukën e gojës. Ka fëmijë që gdhihen jetimë pikërisht për këtë shkak, ka fëmijë që flenë nën pikat e shiut, që nuk blejnë dot libra dhe nuk kanë asnjë copé bukë për të ngrënë.

Mallkuar qofshi brez pas brezi!

Nëse ka zot marrtë hak, pasi nga ne si popull ju nuk keni vdekje kurrë!

Gjithsesi ferri është i pamjaftueshëm për mëkatet tuaja.