Hyqmet ZANE: Genocidet që nisën me Konferencën e Ambasadorëve

19
Sigal

Nisën pas Konferencës së ambasadorëqve në Londër më 1913

Muaji mars; muaji i masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të Çamërisë më 1913, 1944 – 45. 1999

Pavarësia e Shqipërisë 112 vjet më parë ishte momenti historik i shqiptarëve ndaj kombit të të cilit u nis rruga e krimeve dhe genocideve të tmerrshme antishqiptare nga fqinjët grekë e serbë. Pa u tharë mirë boja që Plaku i Vlorës shkruajti Aktin e Pavarësisë, diplomacia europiane kreu edhe aktin e pashembullt të copëtimit të territoreve shqiptare në gjashtë pjesë. Para se të vinte 29 korriku 1913 kur diplomacia evropiane foli në Konferencën e Londrës, duke i marrë tokat e shqiptarëve në Veri, në Lindje dhe në Jug, duke ua dhënë ato fqinjëve. Ishte koha kur këta të fundit kryenin njera pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të popullatës vendase, si dorë e lirë që u la mendjelehtësia europiane këtyre antishqiptarëve. Njëherazi pas kësaj Konference në fakt do të shkaktoheshin luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve nga ana e shqiptarëve për të mbrojtur tokën e tyre. Këtë fakt e ka dhënë dukshëm edhe G.Villiams në librin “Shqiptarët”-në botimin e vitit 1934 në Tiranë, në faqe 37.

Pikërisht në këtë kohë, në atë fillimpranvere të zezë të 1913-ës, do të shënoheshin edhe masakrat nga jugu në veri, nga grekët e serbët kundër shqiptarëve dhe asnjë nga diplomacia europiane nuk foli asnjë fjalë. Kanë kaluar 111 vjet nga masakra e 27 marsit 1913, kur krerët e Çamërisë do të pësonin tradhëtinë më të madhe, si një shembull i paqësisë, që kishte Greqia me Europën për të vrarë e shfarosur shqiptarët.

Ishte koha kur sa ishin bërë deklarimet përsa u përket kufijve, nga përfaqsuesit e Qeverisë së Vlorës që ishte tejet i vendosur: “Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve tw sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme.

Përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër (kryenegosiatori Rasih Dinon, djali i Abedin Pashë Dino, Mehmet Konicën dhe Filip Nogën) e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën, ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike.

Mid’hat Frashëri,në librin e vet “Shqiptarë dhe Sllavë” ku përpos të tjerave shkruan përpikmërisht ; “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide ? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte,fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e famshme të Çamërisë, iu dhanë Greqisë…” (Mid’hat Frashëri”Shqiptarë dhe Sllavë” botuar në frengjisht në Lozanë-Zvicër më 119,dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61)

Pikërisht në këto momente kur dihej se çfarë përfundimesh do të sillte Konferenca e Londrës, 27 marsi 1913 i dha vulën padrejtësisë së diplomacisë europiane, sa andartët grekë bënë atë masakër që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri edhe sot e kësaj dite që Greqia juridikisht është në luftë me Shqiëprinë

Në një prononcim të tyrin anëtarë të komunitetit çam nga Paramithia, ku edhe u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëve, Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga e kanë cilësuar këtë si “masakra e pashembullt e Selanit, për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame” është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë, drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917.  Për realizimin e misionit të helenizimit, një ushtri me grekër, e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh), u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshme, duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.

Në 27mars 1913, Deli Janaqi, (Gjiritas), komandant çete, me frymëzimin e autoritetve greke, vrau pabesisht në këtë kohë 72 veta, krerë të Çamërisë, në vendin e quajtur Vuntha, (Përroi i Selanit). Prej kësaj date fillon tragjedia çame. Se si ndodhi masakra e pashembullt e Selanit, vërtetohet nga një letër drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917, në të cilën thuhet: “Më 19 mars 1913, Furarhio i Paramithisë mblodhi krerët grekë Petro Ringa, Vasil Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci dhe Jorgji Pabro prej Gliqisë etj. dhe nën kryesimin e dhespotit të Paramithisë bënë një komision, ku vendosën të arrestojnë gjithë parinë shqiptare muslimane dhe për të bërë këtë veprim ngarkuan gjakpirësit Deli Janaqi prej Gjiriti dhe Joti Spiro Popovo. Këta mobilizuan 190  mercenarë prej fshatrave Popovo, Loftrohori, Selani, LLabanica, Currila, Pllakotia etj. të cilët mblodhën 72 burra muslimanë nga krerët e Paramithisë dhe rrethet, për t’i vrarë në Përroin e Selanit”.

Çuditërisht muaji mars, ashtu si 111 vjet më parë, do të ishte fatal për shqiptarët nga jugu në veri. Sa për kujtesë duhet thënë se në 13 mars 1945 u bw masakra e Filatit ku u masakruan mbi 1400 çamë të pafajshëm, si pwrfundim i Luftës II Botërore. Njihet tashmë edhe varreza e Vanrës ku u groposën të masakruarit.

Po kështu marsi shënoi edhe masakrën tjetër të përfunuar më 31 masr 1945 që njihet si masakra e Tivarit, ku thuhet se janë masakruar rreth 5 mijë shqiptarë.

Në 2 deri më 5 mars 1998 në Prekas u bë masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës me familjen e heroit Adem Jasharin nga e cila u vranë 21 dhe shpëtoi vetëm një pjesëtar.

Njëherazi 24 marsi 1999 shënon edhe të parin sulm ndaj padrejtësisë antishqiptare që bënë forcat e NATO-s me SHBA në krye dhe Kosova e fitoi lirinë e saj. Tashmë ka mbetur çështja çame si pjesë e padrejtësisë së madhe që ishte rrjedhojë e padrejtësive që bëri 111 vjet më parë Konferenca e Londrës, e cila meriton vëmendjen e plotë të diplomacisë europiane për të vënë në vend nderin e 104 vjetëve më parë.

… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha.

Në mënyrë shumë të përmbledhur,në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Uilliams do të shprehej ;”Diplomacia mendjelehtë evropiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri. Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”. (G.Villiams “shqipatrët”-Tiranë 1934 , faqe 37 ). Është marsi, muaji i ditëve të genocidit antishqiptar në Kosovë e Çamëri në këto 111 vjet, që na sjell në kujtesë në këtë datë 27 mars,111 vjet më parë u vranë 72 krerët e Çamërisë dhe Konferenca e Londrës u bë parathënia e asaj fatkeqësie që vazhdon të na rëndojë si komb moment pas momenti dhe që bëhet sehir me gjakftohtësinë e një krimineli nga vetë Europa që asnjëherë nuk ka pranuar një rezolutë ëpr krimet antishqitpoare të grekëve dhe serbëve.