Hyqmet Zane: Demokracia përballë një atentati

218
Sigal

 

Foltorja një domosdoshmëri për t’i dhënë fund atentatorëve të krekosur

 Edhe pse këtij populli i është bërë një attentat i madh dhe në këto 8 vjet ka nëj attentat në çdo rrugë ku ecën ky popull, ka një godinë që hesht dhe pret të duartrokasë vrasësin dhe të shohë viktimën e vrarë nga atentatori i mirëinstruktuar.

 

Dita-ditës marrim vesh atentate ndaj njerëzve të ndryshëm të lidhur me krimin. Janë larje hesapesh apo hakmarrjesh, pazare drogash apo trafiqesh. Kjo pak rëndësi ka, se kriminelët dinë mirë se cilët janë “ekspertët” e këtyre punëve, edhe pse policia nuk ka aftësinë e veprimit në kohë apo në parandalimin e akteve kriminale. Shpesh nga qytetarë të ndryshëm përdoret shprehja se “ai stan atë bulmet ka”.

Por duket se e gjithë jeta e shqiptarëve është ndodhur shpesh para atentateve të ndryshme që kanë marrë me qindra e mijëra jetë njerëzish, por atentatet që po bën qeverisja e sotme me të ashtuquajturat PPP, që janë bërë si një gropë thithëse e parave të taksapaguesve apo investime të mëdha që nuk i mbajnë dot këllqet e një populli të varfëruar deri në zgrip, borxhet e shumta që ka marrë qeverisja, por edhe tërmetet, pandemia krijuan shtrat për “atentate” të jetesës së këtij populli. Ka dy vjet që këto “tërmete” që nuk varen nga dëshira e njerëzve, më së shumti po i menaxhon keq e më keq qeverisja dhe ata emisarët e saj inpotentë dhe të ushqyer me ligësi, hajdutë dhe të pashpirt. Ky keqmenaxhim është gjithashtu një atentat më vete.

Atentatet ndaj këtij populli qeverija i ka bërë në forma të ndryshme si ajo ndaj fermerëve në Lushnje, po aq edhe ato ndaj biznesmenëve siç po ndodh në Tiranë dhe që janë të dëmtuar të gjithë kudo. Ku gjenden bizneset, janë vepra që “vrasin” shoqërinë e tregut të lirë dhe demokracinë njëherazi.

Dhe “plumbat” e këtyre atentateve shpojnë trupin e sakatosur të një populli që doli nga diktatura i rrahur për vdekje dhe që, kur u pa se e mori pak veten, e qëlluan pas shpine me atentatet e mendjeve që frymëzojnë gjithnjë atentate. Me dashje apo pa dashje këto “atentate” janë më të rrezikshme se ato atentatet e rastësishme në mes të rrugës dhe kryeqytetit, si edhe në të gjithë Shqipërinë se viktimat janë populli dhe familjet e tij.

Por gjithësesi populli jeton do apo nuk do qeverisja e atentateve të pabesa, se forcën e këtij populli ia ka dhënë durimi. Pikërisht këtë kanë shfrytëzuar politika, veçanërisht e majtë… Ne krenohemi me disa atentatorë të historisë, por harrojmë se atentatet e qeverive të njëpasnjëshme mbi këtë vend kanë hedhur rrënjë dhe ushqejnë mendjet e atyre që nuk rrinë dot pa atentate të çfarëdollojshëm.

Më e rëndësishme është se ajo që po ndodh sot në mes të demokratëve dhe “atentatet” që po i bën një njeri i veshur me kostum dhe i kollarisyr, i pamshëm në pamje me ngjashmëri si një diktator, po i bën atentat demokracisë bashkë me një ndihmës, që i mbush “pistoletën” për të “vrarë” me fjalë dhe me sjellje antidemokratike të ardhmen e një opozite që ka 8 vjet që po ha vetëm plumba.

Mblidhen demokratët dhe cilësohen rrugeçër, flet lideri historik i PD dhe i thuhet “non grata” nga Amerika dhe e cilësojnë individ, që ka interesa personale në një kohë që ende këta “atentatorë” nuk kanë emër se nuk ditën ta shkruajnë atë në shërbim të popullit dhe demokratëve.

Nëse Enver Hoxha diti t’i bëjë “atentatet” një populli për 45- vjet duke e vrarë kudo ku gjente mundësinë se ishte instruktuar nga UDB e serbëve, sot, një i quajtur kryedemokrat në bashkëpunim me një sekser atentatesh të popullit, po vepron me gjakftohtësi si atentator i demokratëve dhe pse e di që orientuesi i kësaj mendje ka marrë udhëzime nga bashkëpunëtori shqiptar i Vuçiçit të Serbisë dhe me mbështetje nga atentatori i madhi i demokracisë në Shqipëri me miliardat e tij.

Janë aktivizuar me kuçe me maç ish sigurimsa dhe ish shikas me veshje akademike që dalin çdo ditë në ekrane televizive dhe me fjalët e tyre dhe me logjikën e mbrapsht tipike të kohës së diktaturës kundër imperilaizimit amerikan dhe tani proamerikanë të “betuar”  bëjnë atentate mafioze se janë shumë të paguar dhe shumë të mbrojtur nga udhëziuesit. Ata ishin dhe aty janë me “kobutre” në dorë që shënjestrojnë objektin për atentat dhe sa vjen momenti “koburen” ia japin në dorë atyre që  kanë marrë instruksione nga lobingu sorrist  se si dhe kë, kur dhe ksuh do ta tërheqë këmbëzin e atentatit për t ëvrarë demokracinë.

Shkatërrimi apo vetëshkatërrimi i Partisë Demorkatike si dëshirë e stanit të atentatorëve po kërkohet si një attentat  i pastër i 30 vjetëve demokraci. Dhe në surdinën e vogël qëndron ai që pret të fërkojë duart dhe të përgëzojë  atentatorin që e ruan nga çdo e keqe.

Edhe pse këtij populli i është bërë një attentat i madh dhe në këto 8 vjet ka nëj attentat në çdo rrugë ku ecën ky popull, ka një godinë që hesht dhe pret të duartrokasë vrasësin dhe të shohë viktimën e vrarë nga atentatori i mirëinstruktuar.