Raporti Italian/ Mafia shqiptare është e supertrukturuar dhe administron drogën, prostitucionin dhe ilaçet. Pas operacionit blic të karabinierisë dhe ushtrisë, ditën e djeshme është kapur hashash dhe kokainë e e paketuar brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash, në vlerën e 5 milion eurove
Policia italiane ka kryer një operacion blic në orët e para të mëngjesit të djeshëm kundër trafikantëve të drogës.Në qendër të operacionit të karabinierëve të Katanias ishte një grup mafioz i specializuar në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit. Sipas medieve italiane, në total janë arrestuar 12 persona. Droga vinte nga Shqipëria dhe nga Holanda dhe shpërndahej kryesisht në Katania, Sirakuza, por edhe në Maltë.Në një rast, policia arrestoi tre persona që po trafikonin hashash brenda kutive të një prodhuesi të njohur makaronash. Në total u gjetën 242 kg hashash i fshehur.Operacionit iu bashkua edhe ushtria. Sipas Repubblica, në total është kapur hashash dhe kokainë me një vlerë tregu prej 5 milionë euro.
Raporti italian/ Mafia shqiptare e strukturuar, drogë, prostitucion dhe ilaçe
Edhe në raportin e fundit gjashtë mujor Anti-Mafia italiane konstaton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare duke ngritur shqetësimin për strukturimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal.Transformimi i mafias, me më pak dhunë dhe më shumë depërtime në sistemin politik dhe të biznesit, marrëdhëniet me klanet e huaja, veçanërisht nigerianët dhe shqiptarët, fondet evropiane në qendër të vëmendjes, duke kaluar përmes trafikut të drogës, drejtuesi i të cilit është Ndrangheta, deri në përdorimin e teknologjisë dhe hapjen ndaj bitcoin. Këto janë vetëm disa nga çështjet që dalin nga raporti i dërguar nga Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia në Parlament në lidhje me gjysmën e dytë të vitit 2020. “Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar shprehen përmes niveleve të ndryshme të operacioneve. Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikimin e drogës dhe armëve, si dhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe në shfrytëzimin e prostitucionit, ndonjëherë në marrëveshje funksionale me organizatat e grupeve të ndryshme etnike (rumune dhe nigeriane).
Si shpërndahet kokaina në Tiranë, njëri kamuflohej si taksist, dy vëllezër lëviznin me përforcues grushi
Policia e Tiranës vuri në pranga tre shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, dy prej tyre vëllezër.Blutë sekuestruan kokainë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje gjatë operacionit të koduar “Braka”.“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. H., 25 vjeç dhe A. H., 20 vjeç (vëllezër)”, tha policia, të cilët, sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 peshore elektronike, fishekë luftarakë, 1 dorezë metalike (përforcues grushti), dy aparate celularë, 1 patentë dhe kartë ID të dyshuara të falsifikuara”.Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 39 vjeç, i cili merrej me shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kamufluar aktivitetin e tij kriminal, me një mjet taksi që kishte në përdorim.Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin.























