Vepror Hasani: Vilajeti i Korccës, sipas regjistrit turk të 1431

990
Sigal

Vilajeti i Korçës, sipas regjistrit turk të vitit 1431

Ja kush janë fshatrat më të hershme të qarkut Korçë

Për vendbanimet e tjera na ndiqni njëherë tjetër

Përgatiti: Vepror Hasani

Fshati Mborje (në tekst është shënuar Enmborje) (1) – taksë tregu bashkë me nijabetin 5500 (akçe); shtëpi 70, beqarë 4, vejusha 10. Të ardhura gjithsej 10045.

Vetë Korça – të pafetë që banojnë brenda në këshitjellë: shtëpi 26, vejusha 5, beqarë 3. Të ardhura 1695

Fshati Jasenicë – shtëpi 96, vejusha 4, beqarë 9. Të ardhura: 6103

Fshati Kalladrem – shtëpi 34, beqarë 3. Të ardhura 2860

Fshati Pulani (Polena?) – shtepi 40, vejusha 2, beqarë 4. Të ardhura  2762

Fshati Libonik – shtëpi 14, vejusha 1. Të ardhura 970.

Fshati Verljani – shtëpi 24, beqarë 3. Të ardhura 1727

Fshati Drenovë – shtëpi 87, vejusha 7, beqarë 8. Të ardhura 7661

Fshati Dranicë – popullsi e shpërndarë, i braktisur (hali) Të ardhura prej jashtë 420.

Fshati Potom (në tekst: Pot-hon) – hassa: vreshta 3, mana 28, drunj (frutorë): 20, shtëpi 50, vejushë 1, beqar 5. Të ardhura: 3.522. ( Ky fshat i quajtur Potom iu aneksua si shtesë mbi subashllëkun e Skraparit, Hizir Beut, subashit të Skraparit; regjistruar më datë, andej nga fillimi i muajit Ramazan të vitit 835).
(Përmenden edhe fshatrat  Miçanj, Gore, Liboten, Qafëzez).

Fshati Panarit – shtëpi 65, vejusha 4, beqarë 7. Të ardhura 4150

(Fshati Panarit, bashkë me fshatin Potom që ndodhet i regjistruar në faqen tjetër, mbas ardhjes në Seli të Sanxhakbeut të Shqipërisë, Hamzait iu dhanë  Subashit të Skraparit, Vizir Beut si shtesë mbi subashllëkun e Skraparit; regjistruar më datë, aty nga fillimi i muajit të Ramazanit, viti 844, në Edrene.

Fshati Eskup – nga Tahvili i Turanxhi Saruxhait: hassa, mana 54, drunj frutorë 17, shtëpi 58, beqarë 5. Të ardhura: 5690.

Fshati Baxheko – transferuar nga Iljasi dhe Hasani, rojtarë të (Kalasë së) Korçës, hassa: vershtë 1, shtëpi 34, beqarë 2. Të ardhura 2243.

Fshati Kizil Kytly – shtëpi 39, vejusha 4, beqarë 4. Të ardhura 2529

Fshati Peshkopi, pjesë e timarit të kadiut (Në tekst është shkruar Ipeskopja) – hassa: vreshta: 1, shtëpi 71, vejusha 9, beqarë 7. Të ardhura 1300

Fshati Revanid – ishte gërmadhë, e gjallëroi Saru Kadiu – shtëpi 11, vejushë 1. Të ardhura 487

Së bashku: fshatra 2, shtëpi 82, vejusha 9. Të ardhura 6787. (Përmendet edhe fshati Treskë)

Fshati Rahovë – shtëpi 21, beqarë 2. Të ardhura 1265.

Fshati Çepeni (Çipan ?) – varet nga Vilkash-ili: shtëpi 21, beqarë 2. Të ardhura: 1840.

Fshati Verloçishtë – hasa, dajlan, shtëpi 26, vejushë 1, beqarë 3.  Të ardhura 1818.

Fshati Kanonicë– shtëpi 3, të ardhura 160. (Përmendet edhe fshati Turan dhe Trestenik)

Fshati Garpinos – shtëpi 17, vejushë 1, beqar 1. Të ardhura 159.

Fshati Leshnicë – nga tahvili i halitit, bir i Musait, shtëpi 21, beqarë 2. Të ardhura 1527.

Fshati Viçeni – hassa: vreshta, argat 6, mana 10, ¼ e një mulliri, shtëpi 40, beqarë 3, vjusha 3. Të ardhura 3062. (Përmendet edhe fshati Bulgarec)

Fshati Lipi – shtëpi 12. Të ardhura 692 (Përmendet dhe fshati Oderani)

Fshati Bulav – shtëpi 6, beqar 1. Të ardhura 455

Fshati Lodishtë – shtëpi 1. Të ardhura 60.

Fshati Rajan, varet nga Përmeti – shtëpi 8, të ardhura 466.

Fshati Murkeni– braktisur

Fshati Porodon-je – shtëpi 13, të ardhura 718

Fshati Preni – shtëpi 19, të ardhura 813

 

Timari i Peshkopit

(Bëhet fjalë për zanafillën e Korçës)

Këtë timar e shfrytëzonin peshkopët e mëparshëm, por në dekretet (beratet e tyre) dhe në defter nuk figuron i regjistruar ndonjë timar në emrin e tyre

Fshati Mborje – mevkuf; shtëpi 19, vejushë 1, beqarë të ardhura 1275.

Si dizdar është Jazixhi Ali beu. Aktualisht kjo pjesë e Mborjes iu dha xhudamit Halpetken Hysen, ky ka në zotërim një pjesë në subashllëkun e Zenbanës (?); në kohën e tanishme, këtë pjesë e bënë mevkuf; regjistruar më 1 të muajit Dhilkade, viti 840, në Edrene. Meqë Hyseni nuk u paraqit, në fshat … ky iu dha kështjellarit Sejdi Aliut (me kusht) që të marrë pjesë në fushime; regjistruar më datë, andej nga fundi i muajit Dhilhixhxhe, viti 842, në Rav (…).

Fshati Peshkopi – shtëpi 7, të ardhura 370

I kaloi Aliut dhe betroqit, djem të Dizdarit të Skraparit, si shtesë mbi timarin; regjistruar më datë, në fillim të muajit Sheval, viti 841, në Edrene. Ky fshat si edhe fshati Turan, që ndodhet i regjistruar më sipër në varakun e pestë, në bazë të shkresës së Hamza Beut, iu dhanë Orhanlu Jusufit, i cili duke i marrë në zotërim, do të kryejë shërbim në kalanë e Korçës; regjistruar më datë, aty nga fillimi i muajit Rebiulvvel, viti 852, në Edrene. Kjo pjesë, bashkë me pjesën e Turanit, që ndodhet e regjistruar më sipër në varakun e pestë, u vendos për Evrenozin, Iljazin dhe Aliun, mysliman i ri, këta po i shfrytëzojnë bashkërisht që të tre dhe po shërbejnë ne kalanë e sipërme; shënuar më datë, fillimi i muajit Rebiulevvel, viti 858, në Edrene.

 

Fshati Selckë – shtëpi 11. Të ardhura 653. Iu dha Jusufit dhe Timurtashit, djem të Çuhadar Iljasit. I kaloi Aliut dhe betroqit, bij të dizdarit të Skraparit, si shtesë mbi timarin e këtij; regjistruar më datë, andej nga fillimi i muajit Shevval, viti 840, në Edrene

Gjithsej: fshatra 2, shtëpi 38, vejushë 1, beqarë 3. Të ardhura 2345.

Fshati Biren – shtëpi 11, vejushë 2. Të ardhura 561

Pjesë nga fshati Vashtimen – shtëpi 12, vejushë 1. Të ardhura 244

Fshati Zagradishtë – shtëpi 21. Të ardhura 1.400

Fshati Barç – shtëpi 32, beqarë 3, vejushë 1. Të ardhura 2346

Fshati Boçkisht – shtëpi 24, të ardhura 2020

Fshati Nefçishtë – shtëpi 12, vejusha 3, beqarë 2. Të ardhura 865

Fshati Helmës – hasa: drunj pemorë, mana 5, arra 5, shtëpi 6. Të ardhura 457

Fshati Belovoda – shtëpi 27.  Të ardhura 1250

Pjesë nga fshati Kamenicë – shtëpi 38, vejusha 2, beqarë 6. Të ardhura 1852

Pjesë nga fshati Kamenicë – nga tahvili i Sulejmanit, bir i inbekiut, shtëpi 1. të ardhura 2665

Së bashku: pjesë 2, shtëpi 48.

Fshati Çir – është fshat derbend, shtëpi 17

Fshati Selçka – varet nga Ishtini; shtëpi 13. Të ardhura 653

Fshati Fova –  varet nga Vilkashini, shtëpi 47. Të ardhhura 2332.

Përmenden edhe fshatrat Vashtemjan, Meladiç, Pulaha, Koshta, Turani, Gjineci (ose Qineci), Barçi, Bellovoda, Kosqeva, Kraçeksi dhe  fshati Gjorliçe, ky i fundit të kujton emrin e vjetër të Korçës.

 

Rojet e kalas së Korçës – Timar i Ballaban Dizdarit

 

Gulam-i mir, në kohën e Suultanit të mëparshëm e gëzonte Halili. Në kohën e sulltanit të tanishëm iu dha të sipërpërmendurit i cili ka në dorë beratin e Sulltanit. Nga disa shënime mësojmë: (1). Dizdarin e Korçës, Ballabanin e përjashtuan dhe në vend të këtij u vu dizdar i Korçës, Kadi Jekani Hizriu, të cilit iu dha edhe timar; u shënua më datë, aty nga mesi i muajit Rebiulahir, viti 838. (2). Meqë mbrojtësit e kalasë në letrën që i paraqitën Padishahut u ankuan kundër dizdarit Hizri duke e akuzuar këtë se është kokëtrashë si dizdar mbi ata u vu Bekixheja (vdekur); regjistruar më datë, andej nga mesi i muajit Dhilhixhxhe, viti 841, në Edrene. (3) I kaloi Hamza Silahdarit; regjistruar më datë, andej nga fundi i muajit Xhumadilula, viti 842, në Edrene (4) Ky fshat dizdarllëku u mor me tahvil Hamzait dhe iu dha Ali (…) Jasi Karaxhait; regjistruar më datë, andej nga fundi i Saferit, viti 847, në Luzje, që varet nga Isgarliku

Fshati Boboshticë – hassa: vreshta 1, mana 200, arrë 50, shtëpi 80, vejusha 2, beqarë 8. Të ardhura 5868. Në kohën e tanishme ky dizdarllëk iu mor (të lartpërmendurit) dhe bashkë me pjesën e quajtur Mborje, që është regjistruar mbi Peshkopinë më sipër në faqen e nëntë, iu dha Dizdarit Jazixhi Aliut; regjistruar më datë, andej nga fillimi i muajit Safer, viti 855, në Edrene.

Fshati Melçene: Pjesa e Muratit – vetë xhebeli; shtëpi 22, vejushë 1, beqar 1. Të ardhura: 1451

Pjesa e Karagjozit (vdekur) – vetë xhebeli; shtëpi 20, vejushë 1, beqar 1. Të ardhura 1365

Fshati Lagnot (?) Todori – shtëpi 15, vejushë 1, beqarë 3. Të ardhura 1531.

Pjesë nga fshati Vinçan – shtëpi 18, vejusha 2. Të ardhura 1486

Pjesë nga fshati Turhan – vetë xhebeli; shtëpi 16, beqarë 2, vejushë 1. Të ardhura: 1360

Fshati Qoseleva – shtëpi 37, beqarë 3.Të ardhura 2749.

Fshati Malos – shtëpi 22, vejushë 1. Të ardhura 1466

Pjesë nga fshati Kemenicë – shtëpi 10.

Fshati ruen – shtëpi 16, beqar 1, vejushë 1. Të ardhura 1286

Fshati Buzaviçe – është derbend; më parë ishte në dorën e imamit të Korçës, nesuhut, tani bashkë me liqenin e Frajçe është në dorën e lartpërmendurit (Sulejmanit).

Fshati Posenë -shtëpi 11, beqarë 2. Të ardhura 750

Fshati Lekaxhatçe -shtëpi 26, beqarë 4, vejusha 2. Të ardhura 1339

Pjesë nga fshati Gjozliçe – hassa: mana 10, shtëpi 6. Të ardhura 435

Truallishta Furkë – rajatë që banojnë këtu paguajnë taksën e dervenit (derebene adeti)

Fshati Procani – Hasa: vreshtë 20 argatë, shtëpi 75, beqarë 4, vejusha 6. Të ardhura 4625

Fshati Zilishtë –  shtëpi 22, vejusha 6, beqarë 8. Të ardhura 2043

Fshati Korotnishtë – hasa: vreshtë 5 dynym, shtëpi 45, beqarë 4, vejusha 4. Të ardhura 3287

Fshati Thotokosel – shtëpi 8. Të ardhura 536

Fshati Malhishtë – hassa: vreshtë 5 dynym, mana 4, shtëpi 22, vejusha 2, beqarë 3.

Fshati Baklar – hasa: vreshta 6 dynym, mana 2, shtëpi 42, beqarë 4, vejusha 2. Të ardhura 3872

Fshati Sekci – shtëpi 27, vejusha 3, beqarë 3. Të ardhura1665

Fshati Verancishtë – shtëpi 20, vejusha 3. Të ardhura: 1044

Fshati Tresleboz –  shtëpi 22, beqar 1, vejusha 4. Të ardhura1464

Fshati Edmodoksal – shtëpi 18, vejushë 1, beqarë 3. Të ardhura 1441.

Fshati Letovë – shtëpi 33, beqarë 5. Të ardhura 2223 akçe.

Fshati Trebenishte – shtëpi 23, vejushë 1. Të ardhura 1856

Fshati Navasilo – hassa: vreshtë 3 argatë, shtëpi 20, vejushë 1, beqarë 2. Të ardhura 1486 akçe.

 

(Nxjerrë me shkurtime nga Defter i Regjistrimit të Përmetit dhe Korçës i vitit 1431.

Nga Akademia e Studimeve Albanologjike Instituti i Historisë