Hetimi Tatimor, kontrolle të shpeshta. Presion biznesit për të mos dalë në protesta

624
Sigal

PD Korçë: Nëse doni të hetoni bizneset e dëmeve kolosale, shkoni në Parlament

Inspektorët e Hetimit Tatimor Tiranë, brenda muajit mars të këtij viti, kanë ushtruar 3 kontrolle mbi biznesin e madh dhe të vogël në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij, me qëllim presioni, që biznesmenët të mos marrin pjesë në protesta. Ky ishte shpjegimi i anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Korçë, Sorina Koti, e cila mes të tjerash, duke iu drejtuar mbështetësve të protestave, tha: “Nëse ata (Hetimi Tatimor) duan të gjejnë bizneset që vërtet i shkaktojnë dëme kolosale ekonomike ekonomisë tonë, pronarët e tyre i kanë në sallën e Parlamentit”. Për më shumë informacion ndiqni më denoncimin e Sorina Kotit:

Të nderuar qytetarë e sipërmarrës, besoj e keni vënë re të gjithë se u bë hera e tretë tashmë brenda këtij muaji, që në Korçë kanë zbarkuar makina të Hetimit Tatimor, të mbushura me inspektorë që po kryejnë vizita “kortezie” nëpër biznese, si në qytet ashtu edhe në rrethina. Së bashku me bizneset e mëdha, vëmendjes së tyre nuk i kanë shpëtuar as dyqanet më të vogla nëpër lagje. Ky është presion dhe kosto për biznesin, tha më tej Sorina Koti, që përpos gjendjes tejet të vështirë ekonomike duhet të durojnë edhe vizitat e këtyre miqve të paftuar. Ne denoncojmë këtë klimë antibiznes si shkelje të lirisë ekonomike.

I kujtojmë se, nëse duan të gjejnë ato biznese që vërtet i shkaktojnë dëme kolosale ekonomike ekonomisë tonë, pronarët e tyre i kanë në sallën e Parlamentit. Të mos mundohen kot duke harxhuar naftën dhe dietat e shtetit, duke na varfëruar akoma më tepër. Përveç thesit që duhet të mbushin për llogari të shefave të tyre, gjithashtu u duhet të krijojmë një klimë presioni ndaj biznesit duke i mbushur me gjoba dhe penalitete, në mënyrë që të evitojnë përfshirjen e tyre në protesta, dhe të mos reagojnë ashtu si studentët, fermerët dhe gjithë shtresat e tjera të shoqërisë, që laku i kësaj gjendje të shkaktuar nga qeverisja e keqe, po ju shtrëngon fytin gjithnjë e më tepër.

Por po ju themi, aspak të nderuar zotërinj, se përgjigjen e tyre do ta merrni në protestën e datës 13 prill, akoma më të fuqishme më të furishme dhe më gjithëpërfshirëse