Guvernatori i Bankës së Shtetit ,Genc Sejko mbron IuteCredit që pastron paratë e oligarkëve të Putinit në Tiranë  

282
Sigal

 

Guvernatori Gent Sejko mbron bankat me probleme, rasti më flagrant dhe komprometues është banka piramidale dhe kriminale në Shqipëri, IuteCredit, e përfshirë në mashtrime masive në vend, kredi fiktive dhe skema zhvatëse, pastrim parash dhe që rezulton me një numër të madh dosjesh penale në Prokurori.

Guvernator i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vijon të mbrojë degët e bankave ruse në Shqipëri, të cilat janë skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë pranë Vladimir Putinit, njeriut që sot rrezikon paqen mbi tokë. Rasti më flagrant dhe komprometues është banka piramidale dhe kriminale në Shqipëri, IuteCredit, e përfshirë në mashtrime masive në vend, kredi fiktive dhe skema zhvatëse, pastrim parash dhe që rezulton me një numër të madh dosjesh penale në Prokurori. Por arsyeja kryesore se pse Banka e Shqipërisë duhet t’i heqë licencën dhe të dëbojë IuteCredit, është fakti se IuteCredit në Shqipëri është degë e IuteCredit Europe, pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për skema kriminale dhe pastrimin e parave të oligarkëve rusë. IuteCredit është sanksionuar nga SHBA si maskë e multimiliarderit rus Oleg Boyko, një nga njerëzit më të besuar të Putinit. Pas goditjes së degës qendrore, amerikanët i kërkuar Kosovës të mbyllte bankën IuteCredit. Autoritet e Kosovës dhe Banka Qendrore veproi menjëherë duke mbyllur dhe dëbuar IuteCredit nga Kosova për veprimtari të paligjshme dhe pastrim të parave që vinin nga Rusia. Në Shqipëri IuteCredit vijon të lulëzojë, të rrjepë shqiptarët dhe të realizojë interesat e oligarkëve rusë, nën mbrojtjen e Bankës së Shqipërisë dhe guvernatorit Sejko, i cili refuzon të zbatojë ligjin për bankat. Banka e Shqipërisë nuk zbaton ligjin për bankat për t’i hequr licencën IuteCredit, duke u bashkuar kështu me mafien ruse kundër Perëndimit. Ka dyshime të forta se IuteCredit ka blerë kupolën e Bankës së Shqipërisë, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin e bankave, degëve të bankave të huaja si dhe për t’u hequr licencat. Një nga kushtet që një bankë të licencohet është që aksionerët e bankës duhet të kenë reputacion të mirë dhe burim të ligjshëm të kontributeve. Ligji për bankat parashikon që asnjë person nuk mund të jetë aksioner i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në një bankë në qoftë se nuk ka reputacionin e duhur moral. Ligji detyron Bankën e Shqipërisë që t’i heqë licencën një banke apo dege të saj, kur licenca është siguruar në bazë të informacionit jo të vërtetë, kur aksionerët e drejtpërdrejtë apo të tërthortë nuk kanë reputacion të mirë, pastrojnë para etj. Përveç detyrimit ligjor, Shqipëria ka marrë edhe disa sanksione ndaj Rusisë, duke u bllokuar asetet dhe lidhjet financiare të oligarkëve rusë në vendin tonë. Kjo është një tjetër detyrim për Bankën e Shqipërisë për të mbyllur IuteCredit, e cila financohet me paratë e pista ruse. Në kushtet kur Gent Sejko është bërë palë me krimin dhe pastrimin e parave të oligarkëve rusë, duhet të vihet në lëvizje SPAK për të nisur një hetim jo vetëm ndaj IuteCredit, por edhe ndaj kupolës së Bankës së Shqipërisë./Pamfleti