Gjergj Buxhuku: PPP po groposin edhe financat shqiptare

Konfindustria shpreh shqetësimin për cilësinë e ulët të përgatitjes, nënshkrimit dhe zbatimit të kontratave koncesionare në dëm të qartë të interesit publik dhe favorizim të njëanshëm të privatit.  Shembull i qartë i cilësisë së ulët të planit të biznesit, si bazë e lidhjes së kontratave në përfitim të kompanisë private dhe dëmtim të interesit publik, është koncesioni i Rrugës së Kombit. Mbështetur në të dhënat zyrtare në katër vitet e para të operimit koncesionari privat siguroi rreth 58 milion euro të ardhura nga taksat e rrugës. Shifra e mësipërme tejkalon ndjeshëm të ardhurat e parashikuara në kontratën koncesionare. Vetëm në vitin e parë të operimit të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 40% nga parashikimi fillestar. Edhe gjatë vitit 2020, të mbylljes së thellë ekonomisë, të ardhurat e koncesionarit janë tejkaluar me mbi 12% të parashikimit në kontratën e lidhur.  Konfindustria vlerëson, se shmangie të mëdha financiare të kostove reale dhe shtesa të paparishikuara janë të pranishme edhe në kontratat e tjera koncesionare dhe PPP/Partneritetit Privat Publik në sektorë të infrastrukturës, shëndetësisë, shërbimeve, etj. Pasojat cilësisë së dobët të kontratave koncesionare janë të rënda për buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombetare në afatgjataë. Borxhi publik zyrtarisht ka tejkaluar nivelin e rrezikshëm të 80% të PBB dhe faktikisht, bashkë me detyrimet koncesionare dhe detyrime të tjera është afër 100% të PBB më të lartët në rajon.

Sigal