Financat shqiptare si kompania e Sudes, kërkojnë para me fajde nga qytetarët

436
Sigal

Mungesa e likuiditetit mund ta çojë ekonominë drejt falimentimit, për shkak të krizë të gjithanshme të çmimeve, borxhit publik, rënies së konsumit, emigrimit, papunësisë etj. Qeveria i bënë thirrje qytetarëve të blejnë bono me kursimet e tyre, por skeptikët e shikojnë edhe si manovër për të mbajtur qytetarët të varur nga pushteti

Mungesa e likuiditetit mund ta çojë qeverinë drejt falimentimit, në kohën kur ekonomia është në krizë të gjithanshme: çmimet janë rritur, borxhi publik është në nivelet më të larta historike, konsumi ka rënë, fuqia punëtorë po pakësohet dita ditës, truri po emigron dhe qytetarët po preferojnë që kursimet e tyre t’i mbajnë në shtëpi

 Ekonomia shqiptare si kompania e Sudes, kërkon para me fajde nga qytetarët

Si ndër të paktat herë në histori,teksa rritja borxhit publik ka kapur shifra rekord, qeveria ka rikthyer vëmendjen te qytetarët për financimin e tij nisur edhe nga fakti se bankat kanë rritur ndjeshëm interesat.Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë të posaçme për shtyp, u kërkuan qytetarëve që të marrin pjesë në financimin e borxhit publik përmes blerjes së bonove të thesarit.Ministrja Ibrahimaj tha se bonot e thesarit 3 mujore kanë një interes prej 2.78 për qind, kurse ato 12 mujore kanë një interes 5.74 për qind.Ajo shtoi se qeveria ofron edhe mundësinë e obligacioneve duke theksuar se tashmë aktorët e tregut mund të investojnë në obligacione 15 vjeçare me 8.39 për qind.

Aktualisht, Borxhi Publik i Shqipërisë përllogaritet në mbi 11 miliardë euro, me një rritje të fortë gjatë viteve 2020-2021, shifra këto të publikuara nga Ministria e Financave.

Këto deklarata të qeveritarëve duket se po risjellin panramën e firmave piramidale Vefa dhe Sudja të viteve 90’. Aktiviteti i tyre bazohej mbi marrjen e një sasie parash dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje.

Pse pikërisht tani kjo thirrje nga qeveria?

Kjo flitet të jetë një provë që qeveria është në vështirësi, për shkak se nuk ka më para.Mungesa e likuiditetit duhet të jetë në nivele kritike dhe kjo duhet ta ketë detyruar kryeministrin t’u drejtohet qytetarëve në mënyrë që ata të hedhin paratë e tyre në bono thesari që qeveria të ketë mundësi t’i përdorë. Kjo do të thotë se ekonomia nuk po lëviz.

Mungesa e likuiditetit mund ta çojë qeverinë drejt falimentimit, në kohën kur ekonomia është në krizë të gjithanshme: çmimet janë rritur, sektori energjitik është në krizë, borxhi publik është në nivelet më të larta historike, konsumi ka rënë, fuqia punëtorë po pakësohet dita ditës, truri po emigron dhe qytetarët po preferojnë që kursimet e tyre t’i mbajnë në shtëpi.

Kështu, arka e shtetit ka gjasë të jetë bosh. Për ta mbushur me paratë e qytetarëve, qeveria po provon t’ua marrë duke i joshur me normën e lartë të interesit.

Gjatë muajve të fundit ka patur një rritje të ndjeshme të intersave të bonove të thesarit gjatë ankandeve të organizuara nga Banka e Shqipërisë, gjë që ka rritur ndjeshëm koston e pagesave të qeverisë ndaj tyre.Krahas kësaj, ulja e numrit të bankave tregtare në vend ka bërë që të vërehet një rënie e konkurrencës në ofrimin e borxhit ndaj qeverisë, gjë e cila po ashtu rrit interesat.

Kështu për shembull, nëse interesi mesatar për bonot një vjeçare ishte 1.57 për qind në njërin prej ankandeve të janarit, tani ai ka shkuar në 5.74 për qind dhe ka tendencë rritjeje për aq kohë sa Banka e Shqipërisë do të vijojë me rritjen e normave të interesit me qëllim mbajtjen e çmimeve nën kontroll.Në situatën e krijuar, qeveria po u bën thirrje qytetarëve që të futen në treg me qëllim rritjen e konkurrencës dhe uljen e interesave në një kohë kur Borxhi Publik është në nivele tepër të larta.Aktualisht, individët financojnë pak më shumë se 10% të Borxhit të Brendshëm, tregues të cilin qeveria kërkon ta rrisë për t’i bërë presion bankave për të ulur interesat.

Një thirrje e ngjashme iu bë qytetarëve edhe gjatë vitit 2011 pasi qeveria kishte shpenzuar shuma të mëdha për investime në infrastrukturë dhe bankat po ashtu kishin rritur ndjeshëm interesat për financimin e borxhit publik.

Më herët ishte planifikuar mbyllja e me 31 dhjetor të këtij viti e sporteleve të Bankës së Shqipërisë për individët por pak javë më parë vendimi u shfuqizua, duke krijuar sërish mundësinë e investimit të individëve