Babëzia e IuteCredit: Telefoni 1 mln e 450 mijë lekë, me këste shkon mbi 2 mln

206
Sigal

Çmenduri janë përqindjet e interesave të institucioneve financiare të kredive në Shqipëri. Një prej tyre me interesa të frikshme është Iute Credit i cili i ka bërë përshtypje një qytetari i cili po kërkonte për të marrë me këste një iPhone.Një iPhone 13 Pro Max i cili në një dyqan që shet telefona kushtonte 1 Milion e 450 Mijë Lekë, për 4 vite pagesë me këste tek Iute Credit shkonte 2 Milion e 560 Mijë Lekë.Ndërsa për të marrë një kredi me vlerë 2 Milion Lekë për 2 vite tek ky institucion, shuma për t’u paguar shkon në 3 Milion e 700 Mijë Lekë, pra plot 1 Milion e 700 Mijë Lekë interesa për t’u paguar.