Shqipëria rrezikon të mbetet pa port nga kompleksi i pallateve, që nuk sjell të ardhura. E njëjta skemë do fundos dhe Vlorën

138
Sigal

Gazetarja Ola Xama komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. Ola Xama deklaroi se raportet janë në dëm të interesave të shtetit siç ka ndodhur dhe në kontrata të tjera koncesionare. Gazetarja deklaroi se rrezikojmë të mbetemi me një port të vogël me kapacitete të ulëta të përpunimit të mallrave. “Një kontratë më e vogël në vlerë koncesionare, që është falur pasuri publike është edhe ajo e Vlorës. Edhe pse kjo e Durrësit është bërë çështje e nxehtë, është nisur si eksperiment në portin e Vlorës. I dhanë dy kompanive private, morën tokë shtetërore, ndërtojnë pallate dhe e shesin sikur ta kenë të tyren. Pa port rrezikon të mbetet dhe Durrësi, më i madhi në vend. Thuhet se do investohet 2.1 mld euro, e para, 2.1 mld euro për 20 vite, ne do na duhen 1 deri në 2 mld euro për të bërë portin e ri tregtar në Porto Romano nga e para. Shqipëria humb një port tregtar. A duhet të vendoset dorë në Portin e Durrësit? Patjetër. Ka marrë fonde nga buxheti i shtetit pafund, dhe nga autoriteti portual. Investimet e bëra, do prishen. 86 hektarë tokë do i jepen me 1 euro kompanisë private. Shqipëria rrezikon të mbetet pa port. Do na vijnë 2.1 mld euro investime, duhet të japim 2 mld euro për të bërë një port të ri. E dyta, nuk bëhet fjalë për projekt të ri të portit të Durrësit. Kemi të bëjmë me zhdukjen e portit dhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh që do kenë marinë turistike me 280 vënde ankorimi. Kush ka parë porte marina turistike me jahte e varka të vogla, në vendet rreth nesh, e di shumë mirë që një port i vogël me 280 vënde nuk sjell të ardhura ashtu si na shitet ne. S’mund të mbash emrin port. Bie miti i zyrtarëve që thanë do jetë një nga portet më të mëdha në Ballkan e madje të konkurronim dhe Europën.”-tha Xama.