Fermeri tregon mashtrimin me plehun kimik, nga i verdhë bëhet i bardhë

33
Sigal

Një fermer ka denoncuar mashtrimet që sipas tij, po ndodhin në tregun e plehrave kimike për bujqësinë.

Përmes një videomesazhi, ai shpjegon dhe demonstron se një lloj plehu organik, i prezantuar si prodhim grek, rezulton të jetë i cilësisë së dobët. Sipas tij, mjafton pak ujë për ta zbuluar manipulimin, pasi ngjyra e plehut ndryshon menjëherë nga e verdhë në të bardhë.

Fermeri shprehet i shqetësuar për mungesën e kontrollit në këtë sektor dhe thotë se ndihen të mashtruar, pasi nuk kanë siguri mbi cilësinë e produktit që blejnë. Ai thekson gjithashtu se çmimi i këtij plehu është i lartë, 58 mijë lekë për një kuintal, çka e bën situatën edhe më të papranueshme.

“Pershendetje! Dua t ma hedhesh kt se zdim ca po bljem. Thon q eshte greke smeret vesh ca esht. Esht ple organik ure greke thon kta q e shesin. Smeret vesh ca esht greke apo shiptare,” shkruan ai për JOQ.

Shtrimi i kontrolleve nga institucionet mbikqyrëse të tregjeve në vend, mund të ndihmojnë në eliminimin e mashtrimeve të fermerëve në këtë mënyrë. Kujtojmë se fermerët e vendit ndodhen prej kohësh në vështirësi ekonomike, për shkak se shpesh produktet e tyre nuk gjejnë hapësirë në treg, dhe fatkeqësisht shkojnë dëm.