Evdal Nuri: Dhuna, fëmijëria, shkolla, shteti, shoqëria     

341
Sigal

19 Nëntor, Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

Këto kanë lidhje me njera-tjetrën. E ndihmojnë , ose e frenojnë tjetrën. Dhuna është forcë shkatërrimtare . Është “Forca e të dobëtit”, fillon atje ku mbaron arsyeja. Ajo është e papranueshme në parim, por në praktikë e kemi prezente kudo.  Fëmijria përfshin moshën 1-11-vjeç. Është krijesë nga kodi gjenetik i dy prindërve. Sipas Frojdit  fëmija i ngjan prindërit me sexs të kundërt. Pra djali nënës e vajza babait. Në formimin e tij fillimisht ndikon familja , pastaj shkolla e më vonë e  ca më shumë shoqëria. Nëse ka krijesë të pafajshme  është fëmija , e megjithatë tek ata ushtrohen të gjitha format e dhunës, s’i ajo fizike, psikollogjike aty dhe ajo sexsuale !  –Tek shteti dëgjojmë shprehjen  : “ Duhet marrë masa , duhet  dënim maksimal ,duhet edukim, duhet kështu e duhet ashtu ! Në fund, asgjë ! -Shoqëria civile mjaftohet me disa protesta të  zbehta e  pankarta me shprehje kundër  dhunës .  -Shkolla s’mund të mënjanohet në problemin e dhunës dhe edukimit. Shpesh aktet e dhunës ndodhin në shkolllë apo nga shkolla .Kemi më tepër  justifikime se sa reflektime !  Fjala vjen ,dhe pse është ndaluar telefoni në orën e mësimit , nxënësit e përdorin pa frikë atë dhe  Tik-Tok .

1-Dhuna   tek   fëmijët   e dënueshme

Por sa është ky dënim…..? Pyetja që bëhet është ,  të gjithë ata që kanë dhunuar fëmijët janë në burg , apo jashtë ? Thonë se huqi është me shpirtin , mbase shumica janë raste të përsëritura ! Sa e sa raste ka që nga dhuna  kanë përfunduar ne vdekje  dhe dhunuesit  gjenden jashtë hekura  për  arsyet nga  më të ndryshmë ! Të gjithë jemi tronditur, por harrojnë sa   ndodh një  tragjedi  tjetër.  Para disa ditëve tek Astiri u vranë dy persona . Një ditë më vonë tek 21 Dhjetori nga një aksident vdiqën dy persona të tjerë . Ditën e martë  një vrasje e makabre e  një fëmije   8-vjeçe në Fier . Këto i kemi prezente  e na   shoqërojnë  e shqetësojnë në format nga më të ndryshme  çdo ditë. Sejcili bën  pyetjen ,  s’i do vej  kjo puna që përdoret  ndaj fëmijve . T’a tratojmë më gjërë këtë temë dhe në kuadrin e  “ Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve “.

2Vendi ynë mbetet vendi me numurin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar

Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar  aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme. Në 176 vende të botës , Shqipëria mban vendin e 61. Me fëmijët abuzohet fizikisht, psikologjikisht, seksualisht e tjerë. Dhuna fizike: të lindësh në varfëri, rrit rrezikun nga dhuna në fëmijëri e cila rrit mundësitë për të jetuar në varfëri edhe në moshë madhore, pra të ndash shkakun nga efekti është sfidë. Për më tepër dhuna fizike mund të krijojë dëm psikologjik si dhe dëmtime fizike. Po ashtu, efektet e dhunës psikologjike mund të shfaqen edhe fizikisht                                                                      Dhuna seksuale Rastet e fundit janë shqetësuese. Flasim për ato që janë zbuluar . Flitet për 100 raste nga këto 50 në Tiranë , por sa e sa të tjera ka ! Kjo është një nga format më të këqija të abuzimit ndaj fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna është gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit. Në moshën e adoleshencës fëmijë të tillë bëhen problem në komunitet apo shkollë, po aq shumë prej tyre “përqafojnë” rrugën e krimit. Trauma shkakton pasoja të rënda tek fëmijët, pasoja të cilat përveç se dëmtojnë jetën dhe zhvillimin e fëmijëve në të ardhmen japin efekte tepër negative në shoqërinë ku këta fëmijë jetojnë, efekte negative në familjet që krijojnë apo në mjediset ku do të punojnë në të ardhmen.  Bullizmi. Për këtë më sqaroi  kolegu im Hysen Guri. Është një tjetër formë e abuzimit ndaj fëmijëve. Ajo karakterizohet me sjellje të padëshiruara e agresive nga një fëmijë ose grup fëmijësh, të cilët kanë  marrëdhënie me viktimën. Bullizmi përfshin dëmtime të përsëritura fizike, psikologjike ose sociale, dhe shpesh ndodh në shkolla, kopshte dhe mjedise të tjera ku fëmijët mblidhen. Është evidentuar se 1 në 5 fëmijë në vendin tonë është pre e bullizmit. Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar është 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat.

3-Dhuna psikologjike

Sa më shumë që mësojmë mbi pasojat që lë dhuna tek fëmijët, aq më të qartë bëhen masat që duhen adresuar. Si për periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë ka pasoja jashtëzakonisht negative për shëndetin mendor. Provat sugjerojnë se e gjithë shoqëria mund të dëmtohet nëse një fëmijë vuan në këtë formë. Përkatësisht, ky problem duhet të trajtohet si problem ekonomik dhe shoqëror, por edhe të karakterit moral.  Duhet pranuar se dhuna ndaj fëmijëve ndodh gjithandej dhe krijon pesimizëm për fundin që mund të sjellë. Masa mund  dhe duhen të merren për të parandaluar dhunën psikollogjike  ndaj fëmijëve dhe për këtë arsye asnjëherë nuk duhet të mendohet për të pashmangshmen.

4–Shifra shqetësuese

Varfëria sociale i detyron fëmijët të mos shkollohen , të merren me punë e të bëhën lypsa . Këto i gjen kudo tek ne . Në semaforët, rrugë, kafene,  spitale, kisha ,xhamia, voreza, tek të gjallët e tek të vdekurit! Vendin e parë e zënë fëmijët romë. Mbi 40 mijë fëmijë jo vetëm romë të moshës së mitur punojnë. Mbi 600 fëmijë s’shkojnë në shkollë për arsye të gjakmarrjes. Trafiku i fëmijëve jashtë vendit i kalon shifrën e 5 mijëve. Për arsye të gjendjes të vështirë ekonomike, rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Evropian.  Kjo është gjendja, shifrat flasin për keq ! Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zënë  26 % të totalit. 70% e fëmijëve shqiptarë janë dhunuar në familje ! Rreth 120 fëmijë raportohen çdo vit në Shqipëri të humbur dhe të zhdukur prej familjeve të tyre. Çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia. Institucionet shtetërore, publike dhe shoqërore e kanë për detyrë të përgjigjen për këtë gjendje të dëshpëruar ku gjendemi!!

5-Çrregullimi i stresit

Kjo gjendje mund të shkaktohet si pasojë e përjetimit të dhunës ekstreme ose konstante gjatë fëmijërisë. Depresion, çrregullime të ankthit, të ushqyerjes dhe vetëvrasja lidhen me dhunën psikologjike që është ushtruar gjatë viteve të formimit gjatë fëmijërisë. Fëmijët e abuzuar rrezikojnë të përdorin alkool, të abuzojnë me substanca  të ndaluara dhe të përfshihen në aktivitete seksuale me rrezik të lartë,  në vitet që pasojnë mund të bëhet dhe pa iniciativë, i frikësuar, pa guxim, pa  kurajo, i nënshtruar para kujtdo . Por shpesh  dhe agresiv i pamotivuar e i rrezikshëm. Këto javë vetëm disa nga pasojat që ka abuzimi ndaj fëmijëve. Në këto kushte: ”Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja !’’