Shqipëria vendi ku droga, krimi dhe blerja e votave, mbrohen nga politika

464
Sigal

Shqipëria ka një ligj për ”Dekriminalizimin” por me dhjetra kryebashkiak dhe deputet janë shkarkuar si të inkriminuar dhe askush nuk mban përgjegjësi për koston e zgjedhjeve të reja. Zyrtarët në vend të pushimit nga puna, japin dorëheqjen dhe pastaj ngrihen në detyrë për sherbimet që i kanë bërë partisë. Qytetarët po ushqehen me sloganet: “Kjo është Shqipëria që duam”, “Ministri që donit”, edhe pse Evropa na quajnë “Shtet mafioz”, vrasjet po bëjnë kërdinë, votat blihen, njerzit po ikin, refugjatët po vijnë, ndërsa PPP po varfërojnë qytetarët

Krenari e telendisur me shumë zullume

Marash Gilaj

 

9 vite të Rilindjes si mund të ndihesh krenar me korrupsionin e shfrenuar, me krimin e organizuar, që lulëzon dhe pastrimin e parasë? Krenar me oligarkët, me gjobën që do t’i paguajmë Beçehetti-t, me tenderat sekret duke shpenzuar nga taksat tona sa katërfishi i vlerës reale nga punët që kryhen

 Njeriu normal mund të ndihet krenar për cilësitë që e karakterizojnë, për sukseset e arritura, por kurrësesi për antivlera e dështime, që kanë si bazë padijen, paaftësinë për të menduar, karakterin, papërgjegjshmërinë, mendjemadhësinë, pëlqimin e vetvetes deri në narcizëm malinj, mospërfilljen e të tjerëve, duke e hequr veten si më të diturin, pa qenë i tillë. Kjo lloj krenarie, pa merita, që e shohim dhe e dëgjojmë tek kryerilindasi, tek ata që i mbajnë ison, bie ndesh me moralin e shëndoshë dhe vlerësohet si e paligjshme, si shitmendje, kreni dhe kapadillëk qesendisës. Në qoftë se i shohim gjërat në retrospektivën e tetë – nëntë viteve se si kanë rrjedhur ngjarjet që lidhen me ardhjen në pushtet të sektit të Rilindjes, pa asnjë mëdyshje, nuk gjen rast që t’u japësh të drejtë për t’u krenuar as mburrur. E kundërta po. Telendisje dhe zullume pa fund vihen re në këtë rrugëtim plot dështime e skandale.

Po ku hasen ato? Le t’i marrim ndodhitë me radhë. Ardhja në pushtet si arrivistë e makiavelistë, me ndihmën e horrave, trafikantëve, përdhunuesve dhe nevoja për të pasur një ligj të jashtëzakonshëm si ai i “Dekriminalizimit”, ju bën krenar apo ju vë një njollë turpi që nuk shlyhet me fjalë as me largimin e atyre që vetë i rekrutuat dhe me zor pranuat se duheshin larguar. Ju e dini se kanë kaluar shumë vite, por ende nuk jeni pastruar. Disa bashki i keni lënë zbuluar, në pritje të zgjedhjeve të reja, të pjesshme lokale. Dorëheqja e atij që i zgjodhi, do të ishte pak. Ashtu siç u desh një ligj për këto krime, do të duhej që ligji të merrej edhe me atë që u bë sebep. Pra, nuk kishte vend për t’u krenuar. Për t’u turpëruar po ose për të dhënë dorëheqje. Historia dhe tentativat për të ecur në këtë rrugë ende shfaqet herëpashere. Dikush u detyrua të jepte dorëheqje nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Jemi mësuar të shohim dorëheqje të kërkuara në vend të pushimit nga puna dhe pastaj ngritje në detyrë për sherbimet që i ka bërë partisë duke shkelur ligjet dhe moralin. Por nuk hahet turpi me bukë,- thotë populli me mençurinë e tij. Dhe vazhdon: “Më mirë i verbër se i turpëruar.”

“Shqipëria që duam” me spiunët në fushatën elektorale,’ Dvoranët’ e drejtësisë , integrimin që me demek, sipas jush, është hapur dy-tre herë deri tash, e keni festuar e dhënë dekorata për ata që gënjenin për ne. Lind pyetja :“Do të integrohemi në Serbi apo në Turqi?

Kanabizimi i vendit ishte dhe mbetet një damkosje që e mësoi Evropa dhe bota. Për të na dhënë dekoratat që meritonim na quajtën “Narkoshtet”, “Shtet mafioz”,” Kolumbi e Evropës”etj. Kështu, veprat kriminale na nxorrën në krye të klasifikimit, duke u bërë importuesit kryesorë të krimit në rajon e më gjerë. Si rrjedhim, shumë vrasje kanë ndodhur e ndodhin, thuajse çdo ditë. Edhe kjo na mbush me “krenari” saqë, paturpësisht themi: “Kjo është Shqipëria që duam.” Ministri që merrej me trafikantët ishte “Ministri që donit”, më i miri që kishim pasur, gati në tre dekada. Bash për t’u krenuar apo jo?! Me kujdesin e tij dhe të atyre që e udhëzonin, u krijua policia politike, që fsheh e mbron krimet, që kujdeset për drogën.

Një tjetër problem madhor janë dhe mbeten zgjedhjet, sepse ne nuk bëjmë zgjedhje, por votime me kufizime. Ato blihen, shantazhohen, janë moniste dhe sjellin në pushtet qeveri të paligjshme, siç e kemi edhe sot. Është çnderim e përdhunim i të drejtave të njeriut të përdorësh patronazhistët (spiunët) në fushatën elektorale, për të cilët ju krenoheni.

Pak muaj më parë, kishim një parlament e opozitë të sajuar me 122 deputetë, ku shquhej opozita e opozitës. Kemi edhe një president që doni ta shkarkoni, pasi i keni hequr disa kompetenca që kishte. Në anën tjetër, shkoni dhe betoheni para tij, mbi Kushtetutën që nuk e zbatoni. Vetëm tallje, bullizëm e batuta afrodiziake dëgjojmë prej andej nga ai që ka kapur të gjitha pushtetet si në diktaturë. Nuk ju bën kjo sjellje gazi i botës?!

Reforma në drejtësi, vetingu i famshëm, i filluar gjashtë vjet më parë, nuk po jep shënja jete. Duket sikur abortoi. Ishte shkatërrim e zhgënjim i madh. Ligje qesharake si ai i KÇK-së, duke filluar nga vetë emri apo ai kundër shpifjes, që i ngjante nenit 55 të kohës së Enverit, vërteton më së miri seriozitetin dhe arsyen për t’u fryrë megafonëve të paturpësisë, gjoja se ka pasur përparime. Ndaj ju themi: “Fillojeni vetingun nga vetja!” Dvoranët e dekoruar të komunizmit nuk e reformojnë drejtësinë. Peshqit e mëdhenj nuk i kap rrjeta. Dosjet 339 dhe 184 mbeten të paprekura.

Le kokrrën e namit me integrimin që me demek, sipas jush, është hapur dy-tre herë deri tash, e keni festuar e dhënë dekorata për ata që gënjenin për ne. Por pa kryer 15 detyrat nuk kemi gjë në vijë. Për inat të tyre, bashkë me vëlla Vuçiçin sajove “Minishengenin.” Pastaj ia ndërruat emrin në “Open Balkan”, pa t’u skuqur fytyra dhe fajin ia le BE-së. Natyrshëm lind pyetja: “Do të integrohemi në Serbi apo në Turqi?” Kjo sjellje na mbulon me turp, në vend të krenarisë.Ti vazhdon të ndihesh krenar për PPP-të, që thithin buxhetin kryesor, padrejtësisht, për inceneratorët në shkelje të ligjit, për teatrin që shëmbe, reformën territoriale, që nuk u shërben qytetarëve, për zgjedhje të drejta.

Kemi shkolla që mbyllen, sepse mungojnë nxënësit që emigrojnë, ata që nuk lindin, por nuk mungon protagonizmi i shefit të madh dhe tangërllëku me tamtame. Për ta djallosur fare, pas të gjithave, na lindi ideja e Satelitëve, e Akademisë së Barinjve, pavarësisht nga gjëndja dhe mundësitë, i është mbushur mendja top të fluturojë me presh…

Si mund të ndihesh krenar me korrupsionin e shfrenuar, me krimin e organizuar, që lulëzon dhe pastrimin e parasë? Krenar me oligarkët, me gjobën që do t’i paguajmë Beçehetti-t, me tenderat sekret duke shpenzuar nga taksat tona sa katërfishi i vlerës reale nga punët që kryhen. Ndër vite kemi parë vetëm rritje taksash, borxhit kombëtar, çmimesh, nivelit të varfërisë që ka kapur 51% të popullsisë. Kemi rreth gjysmën e pensioneve nën minimumin jetik, rroga të ulëta, media mercenare, gazetarë të dhunuar, emigracion si në kohë lufte dhe 11 000 vdekje të padeklaruara e të fshehura nga Covid-19. Vargu i turpeve vazhdon. Kemi shkolla që mbyllen, sepse mungojnë nxënësit që emigrojnë, ata që nuk lindin, por nuk mungon protagonizmi i shefit të madh dhe tangërllëku me tamtame.Për ta djallosur fare, pas të gjithave, na lindi ideja e Satelitëve, e Akademisë së Barinjve, pavarësisht nga gjëndja dhe mundësitë, I është mbushur mendja top të fluturojë me presh…Vetëm një sadomazokist mund të veprojë kështu. Mësoni pak edhe nga Kosova, sepse ajo di të bëjë zgjedhje të lira, ka rroga e pensione më të mira se ne. Hiqe traun që na ndan, ndërsa flet për bashkim. Për të qeshur e për të qarë me këtë situatë. Të merr vaji e të zë trishtimi, kur i mendon të gjitha. Jemi komb i tradhëtuar. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Vërtetë, është mbushur kupa!! Mandati i tretë ishte një fitore e turpshme.O turp, ku e ke skuqjen?,- pat thënë dikur Shekspiri.