Eksperti i Kriminalistikës, Karamuço: 4 oligarkë rusë janë investitorë në Shqipëri, kanë pasuri në bregdet nëpërmjet palëve të treta!

20
Sigal

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës u shpreh gjatë një emisioni televiziv se problemi është se agjenturat ruse vazhdojnë dhe rekrutojnë edhe në vendin tonë dhe për të identifikuara ata është shumë e vështirë. Sepse sikurse e tha ai, ata nuk bëjnë pagesat për rekrutuesit si më parë nga institucione zyrtare, por nëpërmjet palëve të treta, që janë bankat e nivelit të dytë apo me palë të treta.“Se këta e kanë sofistikuar shumë mënyrën e pagesave për t’i aktivizuar rekrutët e tyre. Nuk e bëjnë më si më parë nga institucionet e tyre zyrtare, por e bëjnë nga palët e treta dhe nuk kuptohet fare. E bëjnë pagesën nga një bankë e nivelit të dytë. Ne kemi katër oligarkë rus këtu në Shqipëri që investojnë nëpërmjet palëve të treta”- tha ai. Eksperti Karamuço tregoi në emision që sipas informacioneve që disponon, ata investojnë në bankat e nivelit të dytë, te bizneset energjetike apo dhe pasuri të paluajtshme.“Ata kanë prona në bregdetin tonë deri në Sarandë dhe janë rus dhe ukrainas , jo nga ajo pjesë që është sot aleatja jonë”, -shtoi ai.