Sigal

Në Tiranë u arrestuan dy shtetas amerikanë, të cilët ndodheshin në Shqipëri për të prodhuar droga të forta sintetike.

Po çfarë janë drogat sintetike?

Ato janë lëndë narkotike që prodhohen nga vetë njeriu dhe kanë përbërje kimike dhe shpesh quhen K2. Ajo konsumohet përmes pirjes së duhanit, edhe pse kohët e fundit në SHBA dhe Britani është konsumuar edhe në formë të lëngshme.

Përdoruesit e saj ajo i bënë shumë të rrezikshëm dhe të pandjeshëm ndaj dhimbjeve dhe i bën njerëzit të dalin nga vetja.

Përdoruesit e drograve sintetike dalin të zhveshur pasi ndikimi saj është i lartë, ndërsa ka pasur një rast kur njëri ka bllokuar një autobus në mes të rrugës.

Prej disa vitesh policia në Amerikë është vënë në ndjekje të arrestimi të këtyre personave të cilët përdorin një substancë të tillë, por që eliminimi dhe kapja e tyre është e vështirë për shkak të fuqisë që iu jep K2.

Drogat sintetike janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë varësi, çështje të rënda shëndetësore deri në vdekje.