Dridhet Shqipëria, lëkundje të fuqishme tërmeti në disa qytete të vendit

824
Sigal

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash në disa qytete të vendit tonë. Raportime për lëkundje ka pasur në Lezhë, Shkodër, në Pukë, në Berat dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.1 ballë, ndërsa koha kur ka rënë tërmeti është 14:47 minuta.

Derimë tani nuk raportohen dëme materiale nga ana e qytetarëve.