Kontrabanda me naftën, oligarku shqiptar thyen embargo e OKB

521
Sigal

Gjykata shqiptare e cilësoi naftën e sjellë në portin e Durrësit nga një cistern Libiane me flamur të Kamerunit kanë si Vepër Penale të ‘Kontrabandës’ nga grup i strukturuar që ka shkelur embargon e OKB, dhe me dokumenta të falsifikuara. Flet kapiteni i anijes: Brenda 3 muajve nga maji-gusht 2022, kemi sjellë 3 cisterna. Me këtë sasi oligarkët shqiptar të naftës do fitonin mbi 15 milion euro. Por deri tani janë arrestuar vetëm transportuesit, pasi pritësit e porosisë vazhdojnë të shijojnë gradaçelat

Në dokumentin e transportit dhe deklaratën doganore sipas dokumentave dalin dërguesit dhe pritës është “Kastrati” sh.a si dhe në të dy rastet e mëparshme.

Babëzia zinxhir e pazareve për milionat e naftës

  •  Koncesioni i markimin vjedh nga xhepat e qytetarëe 30 milionë euro. Sikur të mos mjaftonin këto “Nafta kontrabandë po vërshon ‘lum’ në Shqipëri” dhe askush nuk  mban përgjegjësi para ligjit. Në rastin konkret 2272,71 tonë naftë nga Libia  mbërriti në brigjet shqiptare me importues shqiptar “Kastrati” sh.a”. Vlera përllogaritet rreth 5 mln euro me një rrugë, nëse marrin parasysh 3 herë të tjera që supozohet të ketë hyrë kontrabandë shifrat bëhen më alarmante duke arritur mbi 15 mln. euro.

Anija “Queen Majeda” në port

 Në 12 shtator 2022, anija “Queen Majeda”, e cila transportonte për herë të tretë drejt Shqipërisë ngarkesa me naftë Marine Gasoil me origjinë Libinë, u ndalua nga autoritetet shqiptare dhe ekuipazhi u akuzua për “Tregëtim dhe transport të mallrave që janë kontrabandë”. Tre muaj pas ndalimit të anijes, vetëm një pjesë e ekuipazhit ndodhet prapa hekurave, me asnjë të dhënë nëse kjo është hera e parë që kjo anije thyen embargon e Kombeve të Bashkuara ndaj tregtimit të naftës bruto nga Libia, dhe nëse ka dhe aktorë të tjerë në këtë aferë. Prokuroria në hetimet e saj pretendon falsifikim të dokumentave të origjinës dhe transportit. Letërporositë janë nisur, ndërkohë që procesi gjyqësor është bllokuar.

Megjithë dyshimet se është shkelur embargo, në Shqipëri përpos katër të arrestuarve të dyshuar si kontrabandistë, asnjëra nga kompanitë shqiptare të përfshira në procedurat e importit, zhdoganimit dhe deklarimit të naftës në fjalë nuk është e dyshuar dhe as nën hetim për veprat penale të ngritura nga Prokuroria e Durrësit.

INAMEDIA

Nën flamurin e Kamerunit, në 12 shtator 2022, rreth orës 14.30, anija “Queen Majeda” që i përket kompanisë “Eldaëadi Shipping LTD”, në pronësi të Nuri Eldaëadi, përfundoi lundrimin nga Libia drejt Shqipërisë dhe po bëhej gati për t’u ankoruar në portin e Porto Romanos, shpallur prej vitit 2019, zonë e lirë portuale. Si ekuipazh u identifikuan nëntë libianë dhe një sirian.

“Me dhjetë anëtarë në ekuipazh, anija naftëmbajtëse që i përket një kompanisë “Eldaëadi Shipping LTD”, që është e rregjistruar në Republikën e Ishujve Marshall, ishte nisur nga Libia me një ngarkesë prej 2272,71 tonë naftë dhe mbërriti në brigjet shqiptare me qëllim kryerjen e praktikave doganore për subjektin importues shqiptar “Kastrati” sh.a”, – shpjegohet në një nga shkresat e prokurorisë së Durrësit në dispozicion të INA Media.

Brenda pak orësh, ngarkesa disa tonëshe me naftë e cilësuar si “Marine Gasoil 1000 PPM”, ndryshe naftë për anije dhe jo për transport tokësor, u sekuestrua. Dyshimet jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të agjencive të huaja, se në Shqipëri po kontrabandohej naftë në bashkëpunim, në krye të katër muajve vazhdojnë të kenë në fokus vetëm ekuipazhin e përbërë nga nëntë libianë dhe një sirian.

Në aktet e gjykatës përmenden të njëjtat rrethana, – “Vlen të theksohet se kjo anije nëpërmjet “GK Maritime” me përfaqësues E.K. kishte bërë njoftim më parë për t’u ankoruar në Porto Romano, me ngarkesë karburanti, me qëllim shitjen e saj subjektit shqiptar “Kastrati sh.a.” – shprehen gjyqtarët, në vendimin e siguruar nga INA.

Faksimile nga vendimi i gjykatës Durrës

 Nën hetim është vendosur edhe një shqiptar, i cili përfaqëson agjencinë shqiptare, që merrej me procedurën për zhdoganimin e anijes libiane. Përmes zyrës së shtypit, prokurori Edmond Koloshi, i cili ka në procedim dosjen, i tha INA Media-s se “Çështja është nën hetim. Ka një shtetas shqiptar nën hetim dhe ai është konkretisht shtetasi E.K.“.

Prokurori shton se – “në këto momente nuk ka persona të tjerë shqiptarë apo kompani shqiptare nën hetim“.

Por teksa dokumentat vërtetojnë se ekipi libian njoftoi nëpërmjet kompanisë detare shqiptare “GK Maritime” pothuajse 24 orë përpara se të ankorohej, po aq papritur ekuipazhi kërkoi të largohej pa mbërritur ende në port.

Ekspertët shprehen për Investigative Netëork Albania, se vlera e naftës së sekuestruar llogaritet të jetë 1,5 deri në 2 milionë dollarë. Në të njëjtin zë, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi afirmon për INA Media se “duke marrë parasysh çmimet e tregut me pakicë të naftës së periudhës, sasia kontrabandë e kapur në mes të shtatorit, nëse do të hidhej në tregun e brendshëm vlerësohet në rreth 2 milionë euro“.

Duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi, një zyrtar i doganave, nën kushtet e anonimatit, deklaroi se deri në momentin e publikimit të artikullit, Drejtoria e Doganave nuk është njoftuar as nga policia dhe as nga prokuroria për të kryer penalizimin e anijes “Queen Majeda”, domthënë vendosjen e gjobës që do të jepte një përllogaritje zyrtare mbi vlerën aktuale të ngarkesës.

Përsa i përket procedurave të sekuestros dhe penalizimit të kondrabandistëve të dyshuar, ai thekson se, “pasi ngarkesa konstatohet, njoftohet dogana dhe vlerëson mallin. Ky penalitet nuk është vendosur, sepse nuk na ka kërkuar askush. Kur konstatohet kontrabanda nga kushdoqoftë, ne bëjmë procesverbalin që i kalon policisë dhe gjithçka qëndron e ngrirë deri në shlyerjen e borxhit. Por nga ana tjetër nëse ka indicie se po kryhet kontrabandë, pritet derisa të shkarkohet, sepse kontrabanda presupozon hyrje të paligjshme” – pohon zyrtari.

Megjithatë, pavarësisht procedurës së shprehur më lartë nga zyrtarët e doganës, autoritetet shqiptare kanë kryer sekuestrimin e anijes, si dhe ngritjen e akuzave në mungesë të shkarkimit të mallit, apo edhe afrimit të anijes pranë portit të Porto Romanos.

Çështja është referuar për hetim nga policia kundër krimit ekonomik-financiar pranë Prokurorisë së Durrësit, për veprën “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtje dhe depozitim i mallrave, që janë kontrabandë” (nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal). Ndërkohë, rezulton se Prokuroria e ka rregjistruar çështjen penale nën akuzën e “Tregëtimit dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” (neni 178), që ka një marzh dënimi në rast provueshmërie nga 5- 10 vjet burg.

Mbi këtë vendim të prokurorisë, avokati Isuf Shehu këmbëngul se ky rast duhej hetuar drejtpërdrejtë sipas nenit 171 të Kodit penal (Kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar) dhe nenit 25 (Kuptimi i bashkëpunimit), pasi aty flitet për mallra të ndaluar dhe të kufizuar që kupton mallrat e embargos.

“Kjo është akuza e drejtë që duhej ngritur, sepse ngarkesa përbën mall të ndaluar sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Plotësohet kriteri bazë ndalesa, ndaj akuza duhet të ishte kjo”, mbyll shpjegimin juridik avokati.

Akuza nuk u ka dhënë ende rrugë dyshimeve nëse kjo sasi nafte po tregtohej në mënyrë të përsëritur, pavarësisht sanksionimit nga rezolutat 2278, 2259, 2213, 2362 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bazë të të cilave përfshirja në shfrytëzimin dhe eksportit të paligjshëm të naftës së pa përpunuar në Libi është i sanksionueshëm.

Sakaq, i pyetur nga mediat për “Queen Majeda”, kryeministri i është përgjigjur se kishte besim tek drejtësia.

Nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejtësisë, policia ka bërë detyrën dhe nga ana tjetër sikur edhe media të bëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqinë e saj për të disinformuar apo për të sulmuar dhe për të vënë gjoba qoftë për autoritetet shtetërore qoftë për objekte biznesi, kjo do ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, – deklaroi në atë kohë kryeministri.

Dyshohet se kjo sasi nafte është tërësisht kontrabandë dhe dokumentacioni shoqërues i saj është i falsifikuar“, konfirmon gjykata, duke mbështetur të dhënat paraprake të prokurorisë. Në dokumentat e bllokuara rezultojnë edhe shkresat e agjencisë të njoftuar për ankorimin, ku përfshihet porti i rregjistrimit, mbërritja në Shqipëri, të dhënat e anijes, sasia e ngarkesës dhe pritësi i mallit, në këtë rast subjekti “Kastrati” sh.a.

Njoftim Mbëritje Ngarkese Pranë Porto Romano

 

Çfarë ndodhi në 12 shtator, furnizuesit u penduan por edhe porositësit

Me datë 5 shtator 2022, anija “Queen Majeda” niset nga Benghazi, Libi me një ngarkesë prej 2272,71 tonë naftë të destinuar në Porto Romano. Kjo anije iu afrua brigjeve shqiptare në datën 12 të po atij muaji.

Njoftimi për ankorimin i është lajmëruar autoriteteve përkatëse 24 orë përpara mbërritjes së anijes, edhe nga agjenti terreni i kompanisë shqiptare “GK Maritime”, rregjistruar në QKB në vitin 2021. Kapiteni i anijes libiane, Z.A. rezulton sipas prokurorisë se dërgoi paraprakisht përmes platformës “ËhatsApp” dokumentat e anijes në format të fotokopjuar. Por ankorimi i anijes dhe zhdoganimi i naftës nuk u arrit të kryhej.

Prokuroria këmbëngul se kur “Queen Majeda” iu afrua brigjeve shqiptare, në datën 12 shtator, ora 9 e mëngjesit, dhe ekuipazhi po priste njoftimin e kapitenit për të ankoruar në Porto Romano, anijes i janë afruar shërbimet e policisë detare, të cilat e shoqëruan drejt portit të Durrësit.

Naftën e kam marrë tek kompania nacionale libiane Brega, e cila merret me shitjen e karburanteve me shumicë në Libi. Dua të shpjegoj se në momentin e mbërritjes në Porto Romano, unë komunikoj me kapitetin e portit aty dhe ai më orienton për tek kalata ku duhet të bëj shkarkimin, dhe nuk e di se për cilin operator është ngarkesa, pasi me këtë procedurë merret pronari i anijes” – tha para oficerëve të policisë gjyqësore, kapiteni i anijes Z.A.

I pyetur nga grupi hetimor për veprimet e anijes “Queen Majeda” në momentin e afrimit pranë brigjeve shqiptare, njëri nga doganierët e përfshirë në këtë çështje, shprehet se “Procedura është si vijon: agjensia detare bën lajmërimin 24 orë përpara mbërritjes së anijes dhe e sjell tek sekretaria e doganës dhe e protokollon atë. Në lajmërim jepen të dhënat mbi mallin e ngarkuar, natyrën e mallit, porti i ngarkimit, flamuri i anijes, pritësi i mallit, sasia e mallit.”

“Në këtë dokument shkruhet dhe data dhe mbërritja e anijes në Porto Romano. Në momentin që ankorohet anija në kalatë, agjenti detar mbledh grupin e praktikës, i cili përbëhet nga kapiteneria, policia, dogana, doktori dhe antikontrabanda, inspektori i ISHTI dhe survejori privat. Si procedurë praktike e lirë merren mostrat nga inspektori në prani të doganës për të bërë kontrollin  e cilësisë dhe më pas survejori bën matjet vuloemtarike në prezencë të doganës dhe antikontrabandës dhe gjithashtu antikontrabanda bën matjet dhe pritësi dhe dërguesi i mallit janë të përcaktuar” – shton ai.

Mes atyre që u pyetën në prokurori, rezulton se doganierët kanë shpjeguar origjinën e naftës.

“Ky dokument lëshohet nga dhoma e tregtisë, dogana respektive dhe rafineria ku prodhohet. Në rastin konkret, dokumentat janë lëshuar nga terminali me emrin RAS EL MUNGAR, Benghazi“.

Në dokumentin e transportit dhe deklaratën doganore sipas dokumentave dalin dërguesit dhe pritës është “Kastrati” sh.a si dhe në të dy rastet e mëparshme. Në lidhje me mallin kjo anije ka sjellë karburant “Marine Gasoil” e cila shërben jo për qakullim të lirë në territorin shqiptar dhe përdoret për furnizim bordi për anijet. Unë si doganier fizik pasi bëj procedurat e letrave i dërgoj tek përgjegjësi dhe pasi shohin dokumentat dhe vlerësohet si janë të rregullta apo jo, jepet urdhëri i shkarkimit të anijes. Më pas plumboset tubacioni dhe orientohet shkarkimi për tek depot që subjekti ka përcaktuar se do shkarkojë mallin. Para shkarkimit kryhen matjet nëpër depo dhe më pas fillon shkarkimi”, – mbyll dëshminë, një tjetër agjent doganor, për grupin e hetimit.

Megjithatë, këto veprime për zhdoganim dhe shkarkim të naftës nuk u kryen, pasi palët pretendojnë se ajo që ndodhi mes tokës dhe detit paraditen e datës 12 shtator ishte një “qejfmbetje” për çmimin e blerjes dhe të shitjes së naftës.

Konkretisht nisi njoftimi i institucioneve; kapiteneria, dogana, policia kufitare dhe pasi kam pritur, kam marrë dijeni nga shtetasi G.C. i cili ishte përfaqësues i firmës “Kastrati” që nuk do operojë kjo anije me ata. Nisur nga kjo situatë bëra përsëri njoftimet, që kjo anije të niste procedurat për shkarkim” – dëshmon për autoritetet, përfaqësuesi i “GK Maritime”.

Por teksa dokumentat vërtetojnë se ekipi libian njoftoi nëpërmjet kompanisë detare shqiptare “GK Maritime” pothuajse 24 orë përpara se të ankorohej, po aq papritur ekuipazhi kërkoi të largohej pa mbërritur ende në port. Anija me 10 persona në bord, që kishte lundruar edhe në raste të mëparshme drejt Porto Romanos, dhe kishte thuajse një jave që lundronte drejt Durrësit për të dorëzuar ngarkesën e saj të tretë, nuk vazhdoi procedurat e futjes në port, ku duhej të shkarkonte ngarkesën me hidrokarbure, me qëllim kryerjen e praktikave doganore, por kërkoi të largohej befas.

Grupi hetimor, në kushtet e anonimatit, këmbëngul për Investigative Netëork Albania, se i ka pyetur të gjithë protagonistët e kësaj çështje.

Praktikat formalisht janë të gjitha në rregull. Ne mendojmë që dokumentacioni që kanë paraqitur libianët është fals, si dokumentacion është i gjithë dokumentacioni për të kryer një praktikë doganore. Si blerësi dhe autoritetet tona nuk mund të gjykojnë nëse janë false. Në certifikatën e ngarkesës përmbahet emri i kapitenit, pronari i “Alpha Green oil product trading LLC- Dubai” ose “Eldëadi Shipping LTD”, me destinacion për porositësin Porto Romano, Durrës“, thotë njëri nga anëtarët e grupit të hetimit.

Përtej ngarkesës aktuale, anija “Queen Majeda” kiste lundruar drejt Porto Romanos dhe dy herë të tjera, në datën 8 maj 2022, me një sasi prej 1750 ton naftë 1000 PPM dhe tre muaj më pas, në 7 gusht 2022, me 2235,90 ton naftë 1000 PPM.

Si u zbulua “Queen Majeda”?

Gjykata nënvizon se policia e Durrësit mori informacion nga organet e tjera ligjzbatuese për lundrimin e anijes drejt Shqipërisë, e cila pritej të përpunohej në Porto Romano.

“Është vendosur që anija t’i nënshtrohet kontrollit të plotë si nga ana e dokumentave dhe nga ana fizike. Nga dokumentacioni i anijes, nga manifesti i ngarkesës konstatohet se sasia e naftës ishte ngarkuar në portin e Benghazit, Libi dhe kishte kërkuar të përpunohej për shitje në Porto Romano, Durrës” shpjegon në shkresa prokurori i çështjes, Edmond Koloshi, i cili sipas hulumtimit të Investigative Netëork Albania, rezulton se mbas kontrolleve të flagrancës, lëshoi një urdhër sekuestro që mban datën 23 shtator 2022 për dokumentat origjinale.

Plot 11 ditë pas operacionit ku policia gjyqësore kqyri dhe mori shkresat shoqëruese të dërguara pranë Agjencisë Detare “GK Marine”.

Dokumentat e firmosura në datën 5 shtator në Benghazi të tilla si çertifikata e cilësisë, çertifikata e origjinës, çertifikata e analizave nga Ozu Marine Service LTD dhe Bunker Credit Delivery Note, paraprakisht, akuza i konsideron të falsifikuara.

Dyshohet se kjo sasi nafte është tërësisht kontrabandë dhe dokumentacioni shoqërues i saj është i falsifikuar“, konfirmon gjykata, duke mbështetur të dhënat paraprake të prokurorisë. Në dokumentat e bllokuara rezultojnë edhe shkresat e agjencisë të njoftuar për ankorimin, ku përfshihet porti i rregjistrimit, mbërritja në Shqipëri, të dhënat e anijes, sasia e ngarkesës dhe pritësi i mallit, në këtë rast subjekti “Kastrati” sh.a.

Embargo u shkel, por vetëm libianët janë të dyshuar për kontrabandë

Megjithë dyshimet se është shkelur embargo, në Shqipëri përpos katër të arrestuarve Z.A. 54 vjeç, A.A. 43 vjeç, M.A.A. 25 vjeç dhe B. T. 25 vjeç, të dyshuar si kontrabandistë, asnjëra nga kompanitë shqiptare të përfshira në procedurat e importit, zhdoganimit dhe deklarimit të naftës në fjalë nuk është e dyshuar dhe as nën hetim për veprat penale të ngritura nga Prokuroria e Durrësit.

Të identifikuar si drejtuesit e anijes çisternë, katër persona përfunduan nën arrest për kontrabandë në bashkëpunim, kurse 6 të tjerë, T.B., M.A., A.B., A.E., A.H. dhe A.K., prej katër muajsh jetojnë brenda anijes që është e bllokuar në portin e Durrësit si persona të hetuar në gjendje të lirë. Pas dhënies së masave të sigurisë nga gjykata e shkallës së parë, të dyshuarit nuk kanë dalë ende përpara apelit dhe gjithçka duket se ka ngecur tek letërporositë përcjellë prej 7 nëntorit 2022, nga Tirana zyrtare drejt Libisë.

Vijon….