Dr.Vargu: Qeveria kursen doza mjekimi për jetën e mjekëve

381
Sigal

Mjeku shqiptar Petrit Vargu, ka përmendur një lloj mjekimi i cili sipas tij të shëron për dy ditë. Vargu thekson se shtetit nuk i kushton të marrë këto doza me anticorpe mopnoklonale, ndërsa bën thirrje të mos hidhen lot krokodili për vdekjen e mjekëve.

”Boll hodhet lot krokodili per vdekjen e mjekëve.Çfarë ju kushton të merrni disa doza me anticorpe monoklonale për të ruajtur jetën e atyre që punojne në frontin e parë të luftës? Ky është mjekimi më i mirë dhe i vetmi sot për sot, por këtë lloj mjekimi as nuk e propagandoni paçka se për dy ditë të shëron totalisht. Ajo që me çudit është se disa sharlatanë në vend që të bëjnë presion për blerjen e antikorpeve monoklonale ,dalin e bëjnë reklamë për të blerë suplemente. Dikush tjetër na del nëpër ferma dhe na propagandon prodhime bio për të luftuar Covidin.

Këtu është shkatërruar gjithçka. Mjekët nuk dinë të mbrojnë as vetveten. Bëjnë grevë për kushtet e punës dhe kushti parë që kërkojnë është që të reduktohet orari i punës. Natyrisht që të jenë të lirë të shkojnë të punojnë në privat. Prandaj dhe greva dështoi pa filluar.Nëse nuk mbrojmë veten ,pisat që duan vetëm të na përdorin janë komode dhe gjithmonë do të shohim glorifikimin e mjekve që ato përdorin dhe problemet tona do të mbeten po aty dhe do të numërojmë shokët që ikin ,ndërkohë që ato do të quhen heronjtë e rradhës.E kam thënë dhe e përsëris:”Mallkuar qofshin popujt që kanë nevojë për heronjë!”

Kujdes kolegë politika na quan heronjë,por na përdor si dele. Kujtohuni që në momentin me kyç të historisë moderne të Shqiprisë ishin mjekët në vijën e parë të luftës kundër diktaturës.

Duhet të jemi krenare që jemi mjekë dhe jetën dhe personalitetin tonë duhet ta ruajmë me çdo kusht. Jeta jepet për Shqipërinë, por jo për k….. e politikës.