Dosja 184, punonjës të policisë dëshmojnë për manipulimin e zgjedhjeve

281
Sigal

Të dy ish zyrtarët e lartë vendorë akuzohen për shpërdorim detyre përmes një skeme të manipulimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2016, e njohur si çështja 184.

Gjatë seancës, me kërkesë të mbrojtjes së Agës u thirrën për të dëshmuar disa punonjës të policisë së Dibrës, të cilët u pyetën në lidhje me zgjedhjet. Avokati i Agës, Gentian Rumano*, i pyeti dëshmitarët nëse ish- shefi i komisariatit ka ndikuar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi tek vartësit e tij për të votuar në favor të njërës partie apo tjetrës si dhe nëse kishte ndikuar për favorizimin e ndonjë subjekti politik.

Punonjësit e policisë mohuan gjatë seancës që të kishin pasur ndërhyrje dhe iu përgjigjën pyetjeve me “Jo”.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër për shpërdorim detyre në zgjedhjet e vitit 2016, ish- administratori i njësisë Lurë, Hasan Hoti, edhe pse mori pjesë në këtë seancë gjyqësore, e përcolli atë në heshtje.

Gjyqtarja e kësaj çështjeje, Nertila Kape kërkoi nga avokatët  të marrin të gjitha masat dhe të paraqiten në seancën që parashikohet të zhvillohet më 8 mars.