Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

12
Sigal

Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në ëhatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë.

Info

Pyetja që kanë të gjithë është se kush i ka duart te këto pajisje, tekniku i Vodafone Albania ose One Albania apo punonjësi i AKSK? Po ashtu, nuk dijmë ende se çfarë ndodh nëse njëri nga këta punonjës “çmendet”, urdhërohet apo paguhet që të filtrojë trafikun e X individi, gazetari, biznesmeni, politikani, gjykatësi apo prokurori? Kush mban përgjegjësi për këtë ?

Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në ëhatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë.

“100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet”- tha ai për Top Channel.

Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë.

Por pajisja “Deep Packet Inspection”, DPI nuk është një “fireëall” i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm “signature” të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.

Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë?

Kina përdor DPI si pjesë të “Great Fireëall of China”. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si “Tiananmen”, “Dalai Lama”, “demokraci”, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve.

Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për “Internetin Sovran”. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.

Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPI për të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi.

Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huawei.

Info

Çfarë mund të bëjë DPI:

  • Analizon trafikun: Zbulon se cilat aplikacione apo shërbime po përdor një përdorues.
  • Filtron: Mund të bllokojë, ngadalësojë ose përparësojë lloje të caktuara trafiku (si video, torrent, etj).
  • Mbikqyr: Regjistron aktivitetin e përdoruesve për qëllime komerciale, apo shtetërore.
  • Modifikon të dhënat: Mund të fusë reklama apo të ridrejtojë faqet.
  • Zbaton politika: Si p.sh. bllokimi i faqeve dhe censurimi.

Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje “kundër shtetit”.
Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.

Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit

Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj.

I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. “Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend” shkruante ai që në datën 23 mars.

Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti “një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet”.

Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

  • Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
    • Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
    • Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

Pse përdoret DPI?

  • Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)
    • Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malëare)
    • Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
    • Për mbikqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:
    1. Mbikqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.
  1. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.
  2. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.
  3. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

Dyshimet; TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi

Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchat pas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm.

Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok “rrugaçin e lagjes” dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie. Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë.