Deklarata Bombë e Xhon Bolton për ndarjen e Kosovës

628
Sigal

 

Ish- këshilltari i Sigurisë Kombëtare: Shkëmbimi i territoreve nuk qe ide e SHBA-së, por e kërkon Thaçi dhe Vuçiç. Ish- Ministri i jashtëm serb zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe ASleks Soros po lobojnë për ndarjen e Kosovës, dhe qëndrimin kundra të Kancelares Merkel

 

Më në fund ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai me zë dhe figurë. Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë t’i dilte kundër. “Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pjesë e së cilës është shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Europës do të thotë ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!’. Për mua kjo gjë [qëndrimi kundër i Evropës] ishte i papranueshëm”,- tha Bolton. Në fakt, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nuk pohoi asgjë më shumë sesa ajo që pati thënë në 24 gusht 2018, në Kiev. I pyetur nga Radio Free Europe, në një konferencë për shtyp, Bolton pohoi se  SHBA-të nuk do ta pengojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve. “Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë shumë qetësisht mund të kenë vullnetin për të negociuar mbi këtë. Politika jonë, politika e SHBA-ve është se nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve.” Dhe që nga ajo kohë  të gjithë atyre që kanë kundërshtuar këtë, si në Prishtinë, si në Berlin, u është shitur fabula se kjo qe një ide amerikane, prandaj duhej pranuar. “Ky është një shans që mund të jepet një herë në një shekull”, -e komentoi atë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Por ndërsa në Ballkan plani shitej si amerikan, i dërguari special i Trump, Grenell tha se s’kishte dëgjuar kurë për të. Pak kohë më pas ai ndryshoi mendim dhe ia la fajin Boltonit për idenë e ndryshimit të kufijve. Ai deklaroi në Fax News se: “Për momentin jam në një situatë jo të mirë për shkak të asaj që krijoi John Bolton, i cili mendonte ndryshe nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim territoresh, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë politikë e Trump. Të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”.

 Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Tani John Bolton foli në vetën e parë. Ai nuk mbrojti as obsionin se ky qe një plan amerikan dhe as mohoi se ka pasur një projekt për ndryshim kufijsh. Ai thjeshtë e pranoi atë, por ama duke treguar edhe ideatorët e projektit: Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçi që me sa duket kishin rënë që më parë dakord sëbashku.

Ish-ministri Jeremiç: Rama, Vuçiç dhe Thaçi po punojnë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Vuçiç dhe Thaçi po punojnë “me dyer të mbyllura” për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe vendosjen e kufijve sipas vijave etnike dhe fetare. Kështu deklaroi ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standart”, deklaroi se:Plani për shkëmbimin e territorit “është kryer në sekret të plotë” ndërmjet krerëve të vendeve, pavarësisht se nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e serbëve. Presidenti Vuçic është gati të shkëmbej luginën e Preshevës, me pjesën veriore të Kosovës.Ka një rrjet lobimi, i cili po punon për përmbushjen e kësaj marrëveshje, në të cilën bëjnë pjesë ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-menaxheri i fushatës elektorale të Presidentit Trump, Corey Lewandowski, kompania e lobimit Wolfang Petritsch, si dhe Aleksandër Soros.Rama, Vuçiç dhe Thaçi e kuptojnë se anëtarësimi në BE është shumë larg, ndaj ato kanë vendosur prioritetet e tyre për të qendruar në pushtet, si përshembull, nënshkrimi i marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve. Ato punojnë “shumë mirë pas dyerve të mbyllura”, pavarësisht retorikës nacionaliste me të cilën ushqejnë popullin e tyre, apo mungesës së mbështetjes nga qytetarët për këtë marrëveshje.BE, duke qenë se ka dështuar në politikën e të jashtme në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka zgjedhur një rrugë të shkurtër, atë të shkëmbimit të territoreve, me pasojat e të cilës ato nuk do të duan të jetojnë. Amerikanët janë të vetmit të cilët mund të bindin shqiptarët të nënshkruajnë marrëveshjen.Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur, nuk do të thotë që Kina, Rusia, dhe Këshilli i Sigurisë do të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.Vendosja e kufijve sipas vijave etnike dhe fetare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të hapë çështjet të njejta edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ideja e  shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, u propozua fillimisht nga Presidenti serb Vuçiç, si kusht për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dhënien fund të konfliktit mes dy vendeve. Për të marrë mbështetjen e qeverisë amerikane për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve, qeveria serbe loboi edhe pranë presidentit Trump. Në shtator 2018, Vuçiç udhëtoi për në SHBA, ku moripjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës mbajti një fjalim për çështjen e Kosovës. Burime serbe bënë me dijë se gjatë vizitës në Amerikë, Vuçiç u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump pa përcaktuar se me kë.

 Presidenti i Kosovës, Thaçi pro ndryshimit të kufijve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel  kundër ndryshimit të kufijve

Ai, në vend të termit “shkëmbim territoresh”, gjatë deklaratave publike përdori termin “korrigjim territoresh”, duke propozuar bashkimin e Kosovës dhe Luginën e Preshevës, por pa shpjeguar se çfarë do të përfitojë Serbia në këmbim të Luginës. Ky propozim u mbështet shumë nga Eurokomisioneri Hahn dhe Federica Mogherini.Por në shtator 2018, ministrat e jashtëm të BE-së, gjatë një mbledhje të organizuar në Austri, pohuan njëzëri se rishikimi i kufijve mund të nxisë tensione eknike dhe mund të sjellë pasoja negative për vendet e tjera, për shembull, të inkurajojë Republikën Srpska në Bosnjë-Herzegovinë që të bashkohet me Serbinë.Gjithashtu, edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh kundër ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel gjatë një konferencë shtypi me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdip tha se megjithëse ka tendenca të caktuara në Ballkan për rivendosje të kufijve, një gjë e tillë nuk duhet të bëhet.Përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi, përfshi Bashkimin Europian, kanë përcaktuar pranverën e ardhshme si objektiv për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Sipas deklaratave të deritanishme, presidenti Vučić dhe ministri Dačić duket se sugjerojnë një zgjidhje, në të cilën, pjesa veriore e Kosovës, e banuar nga një shumicë e serbëve etnikë, mund të bashkohet me Serbinë, ndërsa lugina e Preshevës, mes Maqedonisë dhe Kosovës, mund të bashkohet me Kosovën. Një zgjidhje e tillë do t’i rindërtonte të dy shtetet sipas vijave etnike dhe fetare.Përveç komponentit etnik, rishikimi i hartës së Kosovës do të kishte pasoja të konsiderueshme ekonomike, pasi minierat e Trepçës, potencialisht shumë fitimprurëse, ndodhen në pjesën e pakicës serbe të vendit.

Më 28 janar 2019, kryeministri Edi Rama, Presidenti Vuçiç dhe Thaçi po punojnë “me dyer të mbyllura” për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe vendosjen e kufijve sipas vijave etnike dhe fetare. Kështu deklaroi ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standart”. Ai shtoi se:

Plani për shkëmbimin e territorit “është kryer në sekret të plotë” ndërmjet krerëve të vendeve, pavarësisht se nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e serbëve. Presidenti Vuçic është gati të shkëmbej luginën e Preshevës, me pjesën veriore të Kosovës.

Ka një rrjet lobimi, i cili po punon për përmbushjen e kësaj marrëveshje, në të cilën bëjnë pjesë ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-menaxheri i fushatës elektorale të Presidentit Trump, Corey Lewandowski, kompania e lobimit Wolfang Petritsch, si dhe Aleksandër Soros.

Rama, Vuçiç dhe Thaçi e kuptojnë se anëtarësimi në BE është shumë larg, ndaj ato kanë vendosur prioritetet e tyre për të qendruar në pushtet, si përshembull, nënshkrimi i marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve. Ato punojnë “shumë mirë pas dyerve të mbyllura”, pavarësisht retorikës nacionaliste me të cilën ushqejnë popullin e tyre, apo mungesës së mbështetjes nga qytetarët për këtë marrëveshje.

BE, duke qenë se ka dështuar në politikën e të jashtme në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka zgjedhur një rrugë të shkurtër, atë të shkëmbimit të territoreve, me pasojat e të cilës ato nuk do të duan të jetojnë. Amerikanët janë të vetmit të cilët mund të bindin shqiptarët të nënshkruajnë marrëveshjen.

Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur, nuk do të thotë që Kina, Rusia, dhe Këshilli i Sigurisë do të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Vendosja e kufijve sipas vijave etnike dhe fetare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të hapë çështjet të njejta edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ideja e  shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, u propozua fillimisht nga Presidenti serb Vuçiç, si kusht për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dhënien fund të konfliktit mes dy vendeve. Për të marrë mbështetjen e qeverisë amerikane për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve, qeveria serbe loboi edhe pranë presidentit Trump. Në shtator 2018, Vuçiç udhëtoi për në SHBA, ku moripjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës mbajti një fjalim për çështjen e Kosovës. Burime serbe bënë me dijë se gjatë vizitës në Amerikë, Vuçiç u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump pa përcaktuar se me kë.