COVID-19 rrit papunësinë në Bulqizë, kërkesa të shumta te Zyra e Punës, ja shifrat krahasuar me vitin e kaluar

399
Sigal

Pandemia që mbërtheu vendin tonë që nga data 10 Mars e këtij viti ka dhënë efektet e saj edhe në rritjen e numrit të të papunëve në Bulqizë.

Në Zyrën e Punës në këtë Bashki, ka një numër të shtuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jetmira Doda, Drejtoreshë e Zyrës së Punës në Bulqizë, thotë se nga muaji Mars në muajin Maj të këtij viti janë regjistruar si punëkërkues të papunë 150 persona më shumë se po në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kryesisht nga sektori minerar.

Ndërkohë, shkak për rritjen e numrit të punëkërkuesve të papunë në Bashkinë Bulqizë është bërë edhe mbyllja e kufijve, pasi punëtorët sezonal në vendet fqinje nuk kanë arritur të shkojnë.