Sigal

Kriza e thellë ekonomike, falimentimi i bizneseve, monopolizimi i tregut të punës, korrupsioni e papunësia, i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin. TV hungareze: Në 2018 ikën nga Shqipëria 2,8% e popullsisë. Vetëm në qershor të këtij viti u bënë 1787 aplikime për emigrim. 58 % e të diplomuarve, nuk duan të punojnë në Shqipëri, 70 % e të larguarve janë me profesione dhe të grupmoshës 26 – 40 vjeç

Shqipëria është në një krizxë të thellë ekonomike, bizneset janë rënduar nga taksat e qeverisë, treg konsumi në Shqipëri sa vjen e pakësohet, investime të huaja nuk ka në 5 vitet e fundit, korrupsioni është në çdo qelizë të shtetit, mijëra koncesione që ka dhënë qeveria e Rilindjes në 6 vitet e fundit kanë monopolizuar tregun e punës, dhe shqiptarët, të papunë, të pashpresë, e braktisin maqsivisht Shqipërinë. Shifrat zyrtare të EUROSTAT, INSTAT, etj flasin se në 4 vitet e fundit mbi 400.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

Vetëm në qershor 1787 aplikime për emigrim

Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%. Vetëm në qershor kishte gjithsej nga Shqipëria 1,787 aplikime, nga të cilat 1,576 ishin për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura. Në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë rekord në dëshirën për të ikur. Nga Serbia kishte 352 aplikime në total, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime. Në vitin 2015 u konstatua një rritje e ndjeshme e kërkesave për azil nga shqiptarët, duke arritur në total në rreth 69 mijë, nga 17 mijë vitin e mëparshëm. Muajt e parë të 2019-s po flasin për një rigjallërim të fortë të emigracionit, në një sinjal që duhet të shërbejë si alarm për politikëbërësit, që ta marrin seriozisht këtë dukuri dhe të kthejnë shpresën për të ardhmen e vendit. Një studim i fundit i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale gjeti se 70% e të rinjve që studiojnë në universitetet shqiptare kanë për qëllim të largohen nga vendi. Në vitin 2007, rreth 40% e personave me arsim të lartë donin të largoheshin nga vendi. Në vitin 2018, kjo tendencë është rritur me 13 pikë përqindje, pasi 53.7% e personave me arsim të lartë kanë pohuar se po planifikojnë të largohen nga vendi.

Shqiptarët refuzohen

Shqipëria përmendet në raportin e AESO si një nga vendet që ka ndikuar në rritjen e kërkesës nga shtetet që kanë akses të udhëtojnë pa viza në Shengen në gjysmën e parë të vitit, së bashku me Gjeorgjinë. Kërkesat për azil janë të larta nga shqiptarët, ndonëse refuzimet për to janë të larta, teksa vendi ynë konsiderohet si i sigurt dhe për më tepër që është në proces integrimi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në qershor, nga 1700 vendime për herë të parë që u morën për aplikimet e shqiptarëve, 94% ishin negative, një nga normat më të larta të refuzimeve në botë. Për periudhën janar-qershor kishte gjithsej 10,758 refuzime për aplikimet e qytetarëve shqiptarë. Në total jane dhe 11.3 mijë raste që janë ende pezull.

Televizioni hungarez: në 2018 ikën nga Shqipëria 62. 000 shqiptarë

Televizioni hungarez H1 ka publikuar një shkrim, ku flitet për emigrimin e shtetasve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Një total prej 228 000 shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova, emigruan legalisht në Bashkimin Evropian në vitin 2018, sipas shifrave të Eurostat, të shënuara nga e përditshmja malazeze “Vijesti” të enjten. Vitin e kaluar, 62 000 shqiptarë u transferuan në BE, që është 2.2% e popullsisë së përgjithshme të vendit, e ndjekur nga 2.1% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut (24 300), dhe 2% e kosovarëve (34.500 kosovarë; 53 500 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës u larguan nga vendi i tyre për në BE, që do të thotë 1.5% e popullatës, ndërsa Serbia “humbi” 51 000 qytetarë në emigrim (1.3%) dhe Mali i Zi 3 000 (0.5%). Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor emigrojnë më së shumti në Gjermani. Qytetarët shqiptarë preferojnë Italinë dhe në 2018, pasi 3 000 persona emigruan në atë vend.

Shifrat alarmante

2,8 % e popullsisë ikën nga Shqipëria në 2018

62 000 shqiptarë u transferuan në BE në 2018

30%  u rritën aplikimet për emigrim në janar-qershor 2019

1,787 aplikime për emigrim, vetëm në qershor u bënë nga Shqipëria