Çmimi i energjisë, KESH u faturon dhe 34 mln. euro qytetarëve

419
Sigal

Qeveria dhe ERE lujanë “ kungullesha” me popullin, Ergys Verdho i KESH u faturon dhe 34 mln euro të tenderit për blerje energjie

 

Pasi ERE me bordin me paga 4 mln. lekë, vendosi rritjen e çmimit të dritave për qytetarët, KESH zhvillon tender në ditën më të “shtrenjtë” të bursës. Procedura, për 1 muaj

Bordi i ERE e 10 minuta “fasadë” të quajtur “Mbledhje Bordi”, vendosi atë çmim që kishte paracaktuar qeveria që në muajin gusht. Edi Rama njoftoi heqjen e mbi-faturimit për fashën prej 800 këh për familjet shqiptare. Vendimi i ardhur para zgjedhjeve lokale la qytetarët të surprizuar nga propaganda e qeverisë. Bordi i ERE në orët e vona të natës pasi dolën ‘lakuriq” hodhën poshtë fasadën e qeverisë, duke deklaruar se fasha mbeten egzistente, dhe qytetarët do paguajnë me 42 lekë çdo kËh pasi kalohet fasha 800 këh.

Ndërkohë, 34 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në periudhën 1-31 tetor.

Kjo është një nga 3 procedurat e vetme, që KESH ka realizuar për blerje energjie me bazë mujore, duke qenë se deri më tani blerjet janë kryer me baza ditore ose javore, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga luhatjet e çmimeve të energjisë në bursë. Në total, KESH njofton se ka blerë 74 500 Mëh, duke siguruar të gjithë sasinë e kërkuar, teksa çmimi mesatar arrin në 455.24 euro/mëh.

Sikurse, edhe në disa procedura të mëparshme, ky çmim është më i lartë se në bursë, ndonëse këtë herë diferencat janë më të ngushta. Sipas të dhënave nga Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, tregi i datës 29 shtator, kur është bërë blerja u mbyll me një çmim mesatar prej 425.25/Mëh.

Gjithsesi, kjo ka qenë dita kur çmimet kanë qenë më i larti përgjatë 7 ditëve të fundit, ku çmimet e energjisë variuan nga 336 – 389 euro/Mëh.  Vetëm për blerjet e kryera gjatë muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 79 mln euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 329 mln euro.

Gjithsesi, blerjet e muajit shtator janë shoqëruar edhe një rënie të ndjeshmë të rezervës energjetike në Kaskadën e Drinit, ku sipas të dhënave të raportuara nga KESH nga muaji korrik e deri më tani ky tregues është përgjysmuar.