Skandali/ Pacientët rrezikojnë shëndetitn, sorollaten nëpër spitale prej muajsh për një vizitë mjekësore dhe ekografi

352
Sigal

“Sorollatje për të kryer një vizitë tek mjekët specialistë”. Pacientët kanë thënë se ju është dashur madje nga një deri në tre muaj për të marrë shërbim në spitalet shtetërore, madje edhe për një eko. Ndërkohë eko është një proces i rëndësishëm që vendos për shëndetin e qytetarëve, në diagnoztifikimin e sëmundjes. Mesa duket në spitalet shtetërore kjo është një hallkë e parëndësishme, dhe e kanë anashkaluar.

Edhe raportet financiare tregojnë se shqiptarët kanë vështirësi të mëdha edhe për të marrë shërbimin shëndetësor. Shumë prej qytetarëve hasin probleme për t’u kuruar për shkak të mungesës së parave. Ata shprehen se në spitalet shtetërore nuk merr shërbim nëse nuk paguan para.

‘Shëndetësia falas’ është një nga sloganet më të përdorur nga qeveria, por kjo shëndetësi falas kushton shumë tek xhepat e shqiptarëve.

Kjo revoltë e qytetarëve ndaj shëndetësisë, tregon se mjekësia falas, ekziston vetëm në deklaratat e ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.