Me votat e shumicës socialiste, Kuvendi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ndryshimet në Kodin Penal lidhur me dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët, pa marrë parasysh shqetësimet
Kështu, si pasojë e nenit 120 të Kodit Penal, lënë në fuqi, aktivistët, apo të tjerë pjesëmarrës në debatin publik, që ngrenë çështje të interesit të përgjithshëm, apo që kritikojnë politikat e qeverisë dhe punën e autoriteteve publike, mund të vijojnë të përballen më padi penale për shpifje.
Info
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konfirmon alarmet e përsëritura të organizatave vendase dhe ndërkombëtare: liria e medias është nën një sulm të drejtpërdrejtë dhe sistematik nga qeveria.

Përkundrejt kundërshtive dhe thirrjeve të shoqatave të gazetarëve për tërheqjen e ndryshimeve në Kodin Penal, për të ashtuquajturin dekriminalizim të shpifjes, mazhoranca socialiste i miratoi ato në mesnatë me votat e saj në Kuvend. Mazhoranca refuzoi edhe amendamentet e PD-së për heqjen e shpifjes si vepër penale, duke i dhënë dritën jeshile me 85 vota pro ndërhyrjeve në Kodin Penal. Ky projektligj është kritikuar ashpër nga organizatat e medias dhe opozita, pasi synon të krijojë një regjistër të posaçëm për regjistrimin e gazetarëve, duke bërë një dekriminalizim të pjesshëm, vetëm për ata reporterë që janë pjesë e regjistrit të diktuar nga qeveria.
Organizatat ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së medias si Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), si edhe 17 organizata të shoqërisë civile në vend bënë thirrje për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në një protestë simbolike para seancës plenare, përfaqësues të këtyre organizatave theksuan se shpifja duhet dekriminalizuar jo vetëm për gazetarët e regjistruar, por edhe për aktivistët e të drejtave të njeriut apo advokuesit e tjerë të fjalës së lirë.
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive. Dekriminalizimi vetëm për gazetarët, theksojnë ato, krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cënuar lirinë e shprehjes në tërësi.
Gazetarët në pasiguri juridike, liria e medias nën kërcënim
Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia, apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave /thënieve ose çdo informacioni tjetër, përmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik”.
Çdo referencë ndaj “gazetarëve të regjistruar dhe të njohur” krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.
Dispozita shoqërohet edhe me disa kushte, të tilla që gazetari të mos ketë dijeni që të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre dhe të veprojë pa vonesë në rastin kur informohet nga personi i prekur.
Më tej, dispozita qartëson se termi “përhapje me mirëbesim” do të thotë përhapje që kryhet në përputhje me rregullat etike e profesionale të gazetarisë, mbi baza faktike e të arsyeshme.
Ndryshimet prekën dhe nenin që përcakton si vepër penale “Goditjet për shkak të detyrës” ku u shtua si vepër penale dhe dhuna ndaj gazetarëve.
Pas votimit në Kuvend, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, që përfshin disa nga organizatat më të njohura të mediave në kontinent, e cila thotë se projektligji nuk është dekriminalizim i shpifjes, por një manovër e qeverisë që bie ndesh me standardet e BE-së.
Përsa kohë shpifja mbetet një vepër penale, ajo ka efekt frikësues mbi gazetarët, aktorët e shoqërisë civile, aktivistët, denoncuesit dhe të tjerët që monitorojnë interesin publik. Teksti aktual parashikon një përjashtim të kufizuar, të bazuar në status, nga përgjegjësia penale, i aplikueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërsa ofendimi mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime lidhur me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe efektin frikësues të vazhdueshëm të ligjit penal mbi debatin publik.
Organizatat evropiane kundër qeverisë: Ligji bie ndesh me standardet e BE
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seance rreth 18 orëshe ndryshimet në Kodin Penal, me 85 vota pro. Ndër to u përfshi edhe dekriminalizimi i shpifjes, por vetëm për gazetarët, ndërsa mazhoranca socialiste refuzoi propozimin e opozitës për heqjen e saj si vepër penale për të gjithë qytetarët.
Qeveria e paraqiti këtë ndryshim si të harmonizuar me udhëzimet e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit, por kjo qasje është kundërshtuar nga organizatat europiane të medias. Federata Europiane e Gazetarëve reagoi pak para votimit, duke e cilësuar dekriminalizimin e pjesshëm si një manovër, që nuk përmbush standardet europiane.
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive. Dekriminalizimi vetëm për gazetarët, theksojnë ato, krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cënuar lirinë e shprehjes në tërësi.
Deklarata:
Organizatat tona mirëpresin veçanërisht forcimin e mbrojtjes penale kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze që synojnë gazetarët për shkak të detyrave të tyre profesionale, veçanërisht përmes ndryshimeve në Nenin 237 dhe 238 të Kodit Penal, të cilat adresojnë shqetësime të hershme lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe detyrimet pozitive të shtetit sipas ligjit evropian të të drejtave të njeriut.
Në të njëjtën kohë, standardet evropiane bëjnë të qartë se qasjet e pjesshme ose të bazuara në status për dekriminalizimin e shpifjes janë të pamjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë efektive lirinë e shprehjes. Për sa kohë shpifja mbetet një vepër penale, ajo ka efekt frikësues mbi gazetarët, aktorët e shoqërisë civile, aktivistët, denoncuesit (ëhistlebloëers) dhe të tjerët që monitorojnë interesin publik.
Për këtë arsye, dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe ofendimit mbetet i vetmi rezultat i pranueshëm për të siguruar përputhje të qëndrueshme me standardet evropiane dhe për të mbrojtur shprehjen e interesit publik në Shqipëri.
Në këtë kontekst, ne vërejmë se ndryshimet e miratuara së fundmi nuk arrijnë ende këtë objektiv. Teksti aktual parashikon një përjashtim të kufizuar, të bazuar në status, nga përgjegjësia penale, i aplikueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërsa ofendimi mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime lidhur me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe efektin frikësues të vazhdueshëm të ligjit penal mbi debatin publik.
Në veçanti, kufizimi i mbrojtjes vetëm për një kategori të ngushtë profesionale rrezikon të përjashtojë folës të tjerë që veprojnë për interesin publik, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, studiuesit, denoncuesit dhe qytetarët, të cilët luajnë një rol thelbësor në diskursin demokratik. Për më tepër, referencat për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” janë problematike në një kontekst ku Shqipëria nuk ka një sistem formal për regjistrimin e gazetarëve dhe ku mekanizma të tillë do të ishin të papajtueshëm me standardet evropiane mbi lirinë dhe pavarësinë e mediave.
Ne gjithashtu vërejmë se mbajtja e veprave penale paralele, si ofendimi, dobëson efektivitetin e reformave të pjesshme duke lejuar që shprehja kritike të ndiqet penalisht sipas dispozitave alternative, duke ruajtur kështu presionin e ligjit penal mbi shprehjen.

















