Çmimet e larta varfëruan individin, pasuruan shtetin

277
Sigal

Çmimet e larta kanë shkaktuar reagime të ashpra në populate, por duket se për shtetin ndryshe. Viti 2021, konsiderohet i suksesshëm ekonomikisht, pasi të ardhurat janë realizuar mbi planin, ndërkohë që rritja ekonomike pritet të konkludojë në 8.7%.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të dhjetorit u mblodhën 510 miliardë lekë, duke u rritur me 84.5 miliardw lekë krahasuar me 2020, si dhe u tejkalua me 50.1 miliardë edhe totali i të ardhurave të vitit 2019.

Rritje është regjistruar në të ardhurat tatimore, por edhe doganore, ku ndikim jo të vogël kanë dhënë edhe çmimet.

Vetëm nga të ardhurat doganore janë mbledhur 192.8 miliardë lekë, 39.4 miliardë lekë ose 25.7% më shumë se në 2020. 50% prej tyre janë realizuar nga akciza, ku rritja e importit të mallrave, por edhe e çmimeve ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet.

Konkretisht shtrenjtimi i energjisë dhe i naftës kanë pasur ndikimin më të madh në këtë rritje të ardhurave. Sa i takon të ardhurave tatimore ato janë rritur me 14.5% në raport me 2020, dhe në total u mblodhën 251.5 miliardë lekë.

Kontribut në këtë rritje ka pasur përmirësimi i situatës ekonomike, rritja e aktivitetit ekonomik, shtimi i konsumit si dhe rimëkëmbja e punësimit, pasi të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, nga TVSH-ja dhe nga kontributet e taksimi i punës janë në rritje dyshifrore.

Nga ana tjetër shpenzimet kanë arritur në vlera rekord. Në vitin e kaluar janë shpenzuar 596.2 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se në 2020.

Ndërkohë është ulur deficiti buxhetor në raport me vitin e vështirë të pandemisë. Nga 110,3 miliardë lekë që ishte deficiti në fund të 2020, për vitin 2021 vlerësohet të ketë zbritur në 85.8 miliard lekë.