Rrënohet qëndra shëndetësore, ministria hesht

266
Sigal

Banorët e fshatit turistik të Radhimës në Vlorë, marrin shërbim mjekësor në qendër shëndetësore jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Sikur të mos mjaftojw rrënimi godinës, OSHE ka lënë dhe pa energji elektrike qendrën shëndetësore, e cila gjatë verës ofron shërbim edhe për turistët vendas dhe të huaj. Këto pamje nxjerrin zbuluar propagandën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me programin 300 qendra shëndetësore. Kjo godinë e rrënuar, është qendra shëndetësore e fshatit turistik të Radhimës në Vlorë, ku marrin shërbim mjekësor qindra banorë të zones, por dhe turistët vendas e të huaj gjatë sezonit turistik. Banorët e fshatit shprehen se qendra shëndetësore është e rrënuar totalisht, ndërsa prej javësh qendrës i është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, ndërsa infermierja e vetme që shërben në këtë qendër, pothuajse nuk shkon më. Drejtues të OSHE deklaruan jashtë kamerave, se shkak i ndërprerjes së energjisë në qendrën shëndetësore, janë bërë detyrimet e prapambetura. Ndonëse zonë turistike, me fluks të lartë vizitorësh gjatë Verës, Radhima duket një fshat në mes të askundit gjatë dimrit, pasi mungesa e investimeve ka bërë që popullata të largohet nga kjo zonë. Për shkak të braktisjes nga popullsia, në Radhimë tashmë nuk funksionon më as shkolla e fshatit, pasi nuk ka nxënës, ndërsa të vetmit që kanë mbetur në zonë, janë të moshuarit.