“Çek në arrati”, qeveria i jep Zotos e Mërtirit 6.9 mln euro

25
Sigal

Megjithëse Landfilli i Fierit, ka kaluar në pronësi e administrim të shtetit qysh prej muajit mars 2022; qeveria vazhdon të mbajë hapur pazaret. Ndërsa me vlerën e sajuar 6.9 milionë Euro, si gjoja borxhe investimesh të kryera nga Klodian Zoto; vlera totale e Landfillit do shkojë 40 milionë Euro, nga 28 milionë Euro e planifikuar. Nëse SPAK nuk vepron, fondet për Zoton e Mërtirin do të vazhdojnë

Megjithëse Landfilli i Fierit, ka kaluar në pronësi e administrim të shtetit qysh prej muajit mars 2022; qeveria vazhdon të mbajë hapur pazaret. Ndërsa me vlerën e sajuar 6.9 milionë Euro, si gjoja borxhe investimesh të kryera nga Klodian Zoto; vlera totale e Landfillit do shkojë 40 milionë Euro, nga 28 milionë Euro e planifikuar, por nëse SPAK nuk vepron, fondet për Zoton e Mërtirin do të vazhdojnë.

Megjithëse Landfilli i Fierit, ka kaluar në pronësi e administrim të shtetit qysh prej muajit mars 2022; qeveria vazhdon të mbajë hapur, kanalet e pazareve të pista financiare me koncesionarin Klodian Zoto edhe në arrati, duke mashtruar së bashku me letra investimesh fiktive.

Informacioni që ka siguruar “Pamfleti”, bën më dije, se javën e kaluar është kërkuar krijimi i një fondi “Extra” me vlerë 6.9 milionë Euro, shtesë për likujdime detyrimesh kundrejt Klodian Zotos në Landfillin e Fierit.

Dhe nuk po i kërkon këto miliona Euro, për të vënë në punë inceneratorin, por si “borxh”, që qeveria ia paska koncesionarit Klodian Zoto, për punime e investime të kryera më tepër, por të pa pasqyruara në fizibilitetin e projektit.

Nuk dihet si kanë komunikuar me koncesionarin e arratisur e në kërkim Klodian Zoto, por sipas informacionit, bashkë me kërkesën dërguar Ministrit të Financave, Ervin Mete, flitet se ka dorëzuar preventivin për fondin shtesë 6.9 milionë Euro, të firmosur nga Klodian Zoto.

Ky është një mashtrim zyrtar, i bërë mbi mashtrimin në Landfillin e Fierit, si skandal që po e bën për t’i dhënë edhe 6.9 milionë Euro më tepër Klodian Zotos, si çek në arrati.

Sinjali i parë për vjedhjen e kësaj vlere financiare, u dha nga Mirel Mërtiri në intervistën e 18 dhjetorit 2023; ku tha se në Landfillin e Fierit kanë dalë me humbje e ua ka borxh qeveria, mbasi kanë investuar 6 milionë Euro më tepër se vlera e kontratës dhe e projektit të paramenduar nga qeveria.

Kjo deklaratë, duket qartë që është pazar i Klodian Zotos e Mirel Mërtirit që qeveria ka thënë “Amin!”.

Krye-financieri i qeverisë, ka urdhëruar shefat e buxhetit, që brenda muajit shkurt 2024 të kalkulojnë vlerën e kërkuar nga Klodian Zoto nëpërmjet Belindës; të bëjnë procedurat për ta cilësuar si “borxh të mbartur” e t’i kalojnë Ministrisë së Energjisë.

Pastaj, fondi do kalojë për llogari të Landfillit-Fier, si vlerë e pa shlyer me preventivë shtesë, duke bërë likujdim të personalizuar vetëm për Klodian Zoton, mbasi kështu është adresuar gjoja detyrimi, duke e transferuar këtë shumë te personi i autorizuar ligjërisht prej tij.

Ky është një borxh, i sajuar me letra punimesh e investimesh fiktive, mbasi sipas pagesave të bëra nga Thesari e Shtetit, rezulton se Landfilli i Fierit në pronësi të Klodian Zotos, ka marrë 4.8 milionë Euro mbi vlerën që ishte kontrata.

Deri në momentin, kur Landfilli i Fierit ishte në administrim të Klodian Zotos; nga 28 milionë Euro që ishte vlera e kontratës, qeveria i ka paguar 33.1 milionë Euro, por për shkak të investimeve të pakryera, pagesat po vazhdojnë.

Ndërsa me vlerën e sajuar 6.9 milionë Euro, si gjoja borxhe investimesh të kryera nga Klodian Zoto; vlera totale e Landfillit do shkojë 40 milionë Euro, nga 28 milionë Euro e planifikuar, por nëse SPAK nuk vepron, fondet për Zoton e Mërtirin do të vazhdojnë.Pamfleti