Bllokimi i vaksinës AstraZeneca

397
Sigal

Mbi 12 shtete të BE-së dhe 11 vende jashtë saj kanë ndaluar vaksinimin me AstraZeneca, ndërsa Rama refuzon të ndalojë përdorimin e saj tek mësuesit dhe infermierët. Komiteti Teknik miraton vendimin politik të kryeministrit. Reagojnë ekspertët: Kjo vaksinë duhet të pezullohet

Mësuesit në panik refuzojnë vaksinimin

Shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli pranoi faktin se ka patur mësues ditën e djeshme që kanë refuzuar vaksinën AstraZeneca.

-220 mësues të 11 shkollave publike të qytetit të Durrësit , vetëm gati 100 u paraqitën për të marrë vaksinën, duke refuzuar kështu në heshtje injektimin e saj.

– Në shkollën e bashkuar “Besnik Hidri” nga 44 mësues, 39 prej tyre kanë refuzuar vaksinimin.

-Në qytetin e Librazhdit. Bëhet me dije se priten të vaksinohen 447 mësues, por deri në këto momente janë vaksinuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë kanë refuzuar marrjen e vaksinës

-Nga 1200 mësues që ka ZVA Elbasan, vetëm 611 prej tyre kanë pranuar që të bëjnë vaksinën

-Në Vlorë 14 mësues refuzojnë vaksinimin me “AstraZeneca”

Suedia dhe Luksemburgu i janë bashkuar listës në rritje të shteteve, që pezullojnë përdorimin e vaksinës së Covid-19, të zhvilluar nga Oxford-AstraZeneca, pas shqetësimeve për efektet e mundshëm anësorë.

Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca, ndërsa vaksina është duke u hetuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekuivalenti i saj Suedez.

Sot gjithashtu, Luksemburgu njoftoi se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një numër problemesh të gjakut që kanë ndodhur tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca,” tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

“Vaksinimet me vaksinën AstraZeneca do të pezullohen në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA-s. Vlerësimi pritet më vonë gjatë kësaj jave”.

Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk është i lartë në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Vaksinimi në Shqipëri mes frikës dhe refuzimit

Në Shqipëri, nisi dje mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur vaksinimi i mësuesve në kryeqytet dhe qytete të tjera me vaksinën Astra Zeneca kundër virusit COVID-19.

Një pjesë jo e vogël e mësuesve refuzuan ta merrnin këtë vaksinë, ndërsa një pjesë tjetër pohonin jashtë kamerave pasigurinë dhe frikën e tyre për pasojat e saj. Vendimet e disa shteteve europiane për pezullimin e vaksinës Astra Zeneca nuk e frenuan nisjen e vaksinimit të mësuesve në qytetet kryesore të Shqipërisë me këtë vaksinë.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme deklaroi se në Shqipëri nuk do të ndalohej.

Nga Durrësi, ku nisi dhe vaksinimi i mësuesve në shkollën ‘’Jan Kukuzeli’’, Rama tha disa mësues kanë hezituar të bëjnë vaksinën.  “Presin EMA-n (Agjencia Europiane e Barnave). Nëse thonë ndaloje, do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona vaksina dhe nuk ka fare shqetësime të kësaj natyre. Vaksinimi ka vijuar. Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar “, tha Rama.

Të gjitha vendet që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

Danimarka

Norvegjia

Islanda

Bullgaria

Irlanda

Holanda

Gjermania

Italia

Franca

Spanja

Portugalia

Suedia

Luksenburgu

Estonia

Letonia

Lituania

Austria

Indonezia

Republika Demokratike e Kongos

Rumania

Tajlanda

Qipro

Sllovenia.

Infermieri nga Hasi: “40 minuta pas vaksinës pata dhimbje të forta barku dhe enjtje”

 

Muhamed Lleshi është infermier nga Hasi, i cili shfaqi probleme të mëdha shëndetësore pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer në datë 13 mars.

Lleshi është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës ku dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm. Ai ndër të tjera tregon momentet e vështira kur iu fry barku pas dozës së dytë të vaksinës.

“Jam vaksinuar në datë 13. U mjekova në spitalin e Gjakovës. Gjendja ime është përmirësuar. Kam pas shqetësime të jashtëzakonshme dhe fryrje barku, 40 minuta pasi bëra vaksinën. Nuk lejohet më shumë se 10 minuta në ambientet ku bëhet vaksina.

Kam kaluar Covid-19 në muajin korrik të vitit të shkuar. Falenderoj spitalin e Gjakovës për trajtimin. Kam marrë vitamina dhe hollues gjaku, 4 herë në ditë. Kujtova se më kalon ha se më kalon dhe përfundova në Has. Nga Hasi shkova në Gjakovë,” tha Lleshi.