Afërdita Dreshaj, nënë për herë të parë!

249
Sigal

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja përmes një fotoje të publikuar mbrëmjen e djeshme.

Afërdita Dreshaj, nënë për herë të parë!

Dreshaj ka sjellë në jetë një djalë për të cilin thotë se që tani “nuk e përshkruan dot dashurinë.”

Në tetor të vitit të shkuar, Afërdita ndau lajmin e shtatzënisë ku zbuloi gjithashtu gjininë e bebushit që do të vinte në jetë në mars të 2021-it. Më 29 qershor 2018, Afërdita Dreshaj dhe hokeisti Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre në Miami, SHBA.