Babëzia e grosistëve të ilaçeve/ Farmacitë janë pa recetë e ilaçi e ndaluar para 1 viti“OKI Bustinë” ,si qetësues për kokën, që sjell pasoja si; tension, ulçerë etj

520
Sigal

U ndalua para 1 viti, por u ri-fut në tregun farmaceutik pa recetë

Farmacitë e japin pa recetë ‘si karamele’ ilaçin “OKI Bustinë”

 

Mos vallë duhet reaguar e vepruar, pasi të vdesin njerëz apo të mbushen pavionet me të paralizuar, për shkak të babëzisë së grosistëve të ilaçeve kontrabandë dhe farmacistëve, të lidhur në këtë treg interesash me krerë të pushtetit e politikës, që po bëjnë sikur nuk e dinë çfarë bëhet me këtë biznes vrasës

Nga testimet më të fundit në Europë, ka rezultuar se produkti “OKI Bustinë”, ndryshe nga ç’është propaganduar prej grosistëve, farmacistëve e mjekëve të lidhur me ta; e fatkeqësisht edhe konceptuar prej pacientëve shqiptarë, nuk është për përdorim të përditshëm paçka se mund të keni dhimbje koke apo dhëmbi!

“OKI Bustinë”, rekomandohet vetëm me recetë mjeku, për sëmundje reumatizmale, mbasi përdorimi i shpeshtë për dhimbje koke, shkakton dëmes anësore e serioze për shëndetin.

Ekspertët mjekësorë por dhe pacientë, që kanë përdorur medikamentin “OKI Bustinë” për “qetësues” kalimtar për kokën; kanë zbuluar se kanë patur pasoja të tjera prej tij; si tension i lartë, ulçera në stomak, gjakderdhje, marrje mendsh, të vjella, alergji, bronko-spazëm e deri Atak Anafilaktik e Atak Astme.

Efekti i tij, duket sikur qetëson kokën, por gjen terren dëmtues te personat duhan-pirës, te pacientët që vuajne nga zemra, nga koliti ulçeroz dhe nga morbus crohn.

Të njëjtën histori efektesh të dëmshme në organizëm, shkaktoi dhe “Aulin Bustine”; e cila në Europë u bllokua e u tërhoq nga tregu, pasi rezultoi se ishte e dëmshme për mëlçinë.

Ndërsa në Shqipëri, vazhdoi tregtimi nga farmacitë edhe për disa vite pas ndalimit në Europë, duke mashtruar pacientët, se gjoja nuk kishte efekte anësore e dëme direkte në organizëm, deri sa u faktua se ishte shkatërrues.

Produkti “OKI Bustinë”, sipas standardit të OBSH dhe vendimit të institucioneve të kontrollit të barnave në Shqipëri, duhet të përdoret dhe të jepet vetëm me konsultë e recetë mjeku.

Mirëpo, farmacitë në Shqipëri, po e shesin pa recetë e pa limit sasior, sikur shesin mallra në treg, ndërkohë që janë të detyruara të mos e japin, madje t’i këshillojnë pacientët e qytetarët për konsultë me mjekun para përdorimit.

Ekspertët mjekësorë por dhe pacientë, që kanë përdorur medikamentin “OKI Bustinë” për “qetësues” kalimtar për kokën; kanë zbuluar se kanë patur pasoja të tjera prej tij; si tension i lartë, ulçera në stomak, gjakderdhje, marrje mendsh, të vjella, alergji etj

Po kështu, qytetarët me dhimbje koke vazhdojnë e blejnë produktin “OKI Bustinë”, si ilaç “magjik e shpëtimtar” që u qetëson kokën; pa e ditur se mund “t’u hajë kokën”, mbasi përdorimi i shpeshtë, pa kriter e pa konsultë mjeku, shkakton Trombozë Agranulocitoze, Insuficiencë Kardiake dhe Insuficiencë Renale.

Madje lirshëm, masivisht e pa recetë, “OKI Bustinë” po shitet, blihet e përdoret pa kriter tamam si “drogë” qetësuese; dhe nga adoleshentët, të cilët e konsumojnë edhe kur kanë një dhimbje të vogël koke, për shkaqe rastësore e jo kronike.

Pra, farmacitë vazhdojnë e shesin medikamentin “OKI Bustinë” si karamele për të fituar duke bërë krim shndetësor; Ministria dhe institucionet e tjera ligjore i lejojnë, ndërsa qytetarët që nuk u thuhet “STOP” përpdorimit të “OKI BUSTINË”, vazhdojnë e konsumojnë si “qetësues shpëtues” të përditshëm.

Përse nuk ndalohet importimi dhe tregtimi i këtij produkti mjekësor në Shqipëri, kur Europa e ka bllokuar dhe e ka ndaluar para shumë vitesh?!

Mos vallë duhet reaguar e vepruar, pasi të vdesin njerëz apo të mbushen pavionet, për shkak të babëzisë së grosistëve të ilaçeve kontrabandë dhe farmacistëve të lidhur në këtë treg interesash, me krerë të pushtetit e politikës?!

Por duhet bërë dhe kjo pyetje: – Kur do ndergjegjësohemi si shoqëri, për të përdorur barna mjekësore brenda protokolleve mjekësore; sidomos në rastin “OKI Bustinë”, që nuk duhet përdorur fare, nga personat me astmë, zemër, ulçer, veshka dhe kategorikisht “JO”, nga fëmijët nën 15 vjeç e sidomos gratë shtatzëna.

FAKT/ Deri para 1 viti, dhe në Shqipëri ishte ndaluar tregtimi e përdorimi i “OKI Bustinë” pa konsultë e pa recetë mjekësore, madje dhe përdoruesit u vunë në dijeni, për dëmet që shkaktohen kur përdoret pa kriter.Kush e ri-futi në tregun farmaceutik, pa recetë mjekësore?/Pamfleti