Av. Arben Llangozi: KPA ndikim i paligjshëm dhe përdorim i logos dhe vulës së institucionit për interesa private

Ja manovrat se si  anëtarët e KPA-së “ rezervojnë” vende në Apel përpara përfundimit të mandatit të trupës së vetingut, ndërkohë që dosjet e qytetarëve nuk ka kush i gjykon dhe gjyqet zgjasin deri në 15 vjet. Firmëtarët e skandalit Ina Rama, Sokol Çomo, Mimoza Tase, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj

Shqiperia buzeqesh

Veprimet dhe mosveprimet e anëtarëve të KPA të cilat ngrejnë dyshime serioze për ndërhyrje të paligjshme në kompetencat e KLGJ-së dhe për shpërdorim detyre , dërgimi i një shkrese zyrtare me qëllim mbajtjen vakante të vendeve në Gjykatën e Apelit për një periudhë të zgjatur nga viti 2022 deri në vitin 2026.Ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm për funksionimin e pavarur të institucioneve të drejtësisë dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

NOA

 

Shoqata, Media dhe Drejtësi, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet dhe mosveprimet e anëtarëve të KPA të cilat ngrejnë dyshime serioze për ndërhyrje të paligjshme në kompetencat e KLGJ-së dhe për shpërdorim detyre dërgimi i një shkrese zyrtare me qëllim mbajtjen vakante të vendeve në Gjykatën e Apelit për një periudhë të zgjatur nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm për funksionimin e pavarur të institucioneve të drejtësisë dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës, shoqata do të veprojë menjëherë duke kërkuar zyrtarisht kopjen e shkresës së dërguar nga KPA drejt KLGJ duke verifikuar ligjshmërinë e këtij veprimi në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për të garantuar përgjegjshmëri institucionale në aspektin juridik.

Sqarojmë se anëtarët e KPA gëzojnë status kushtetues të barasvlershëm me atë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk janë subjekt i ligjit nr 96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të emërohen nga KLGJ në sistemin gjyqësor si magjistratë dhe çdo dispozitë që parashikon të kundërtën përfshirë nenin 166 pika 6 bie ndesh me Kushtetutën dhe krijon konflikt normash me ligjin nr 115/2016.

Një institucion publik nuk mund dhe nuk duhet në asnjë rrethanë të përdorë logon, vulën dhe autoritetin e tij për përfitime personale, apo për qëllime jashtë interesit publik pasi një veprim i tillë jo vetëm përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe cenon besimin e qytetarëve tek shteti, por përbën edhe vepër penale, veçanërisht në formën e shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm.

Në këtë kuadër çdo përpjekje për të detyruar KLGJ -të kryejë emërime në kundërshtim me ligjin përbën shkelje të rëndë dhe cënon ndarjen e pushteteve. Shoqata i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të garantojnë transparencë të plotë respektim të Kushtetutës dhe të ligjit si dhe të hetojnë çdo rast të mundshëm të abuzimit me detyrën shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë mbi praktika të paligjshme.

Një institucion publik nuk mund dhe nuk duhet në asnjë rrethanë të përdorë logon, vulën dhe autoritetin e tij për përfitime personale, apo për qëllime jashtë interesit publik pasi një veprim i tillë jo vetëm përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe cenon besimin e qytetarëve tek shteti, por përbën edhe vepër penale, veçanërisht në formën e shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm, duke qenë se funksionari publik ka detyrimin të veprojë vetëm në përputhje me ligjin dhe në shërbim të interesit publik, dhe çdo devijim që synon përfitime të padrejta apo ndikon në mënyrë të paligjshme në funksionimin e institucioneve krijon përgjegjësi penale përveç asaj administrative dhe disiplinore.

Qytetarët presin drejtësi të shpejtë dhe gjykime të ndershme, ndërsa mbajtja e vendeve vakante për interesa private dëmton rëndë funksionimin e sistemit gjyqësor, cënon besimin e publikut dhe krijon një situatë ku drejtësia nuk ofrohet sipas standardeve kushtetuese dhe ligjore.

 

01

Kërkesë zyrtare për verifikimin e ligjshmërisë së kandidimit të anëtarëve të KPA si gjyqtarë apeli dhe pezullimin e procesit

 

Artur Mamadhaj
Ekspert i Auditimit të Financave Publike dhe Antikorrupsionit

 

Drejtuar:

– Kuvendit të Shqipërisë

– Këshillit të Lartë Gjyqësor

Në dijeni:

– Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri

– Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

Lënda:

Kërkesë për verifikimin e përputhshmërisë ligjore dhe kushtetuese të kandidimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Apelimit (KPA) për pozicione si gjyqtarë apeli, si dhe pezullimin e menjëhershëm të çdo procedure emërimi deri në një vlerësim të plotë institucional.

Parashtrimi i çështjes

Së fundmi është bërë publik fakti se anëtarë të Komisionit të Pavarur të Apelimit (KPA), organi më i lartë i procesit të rivlerësimit kalimtar (vetting), kanë paraqitur kandidaturat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë në gjykatat e apelit.Ky zhvillim ngre shqetësime serioze mbi:- përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Aneksi i Vettingut),- respektimin e kritereve ligjore për emërimin e gjyqtarëve,- dhe integritetin e procesit të ndarjes së pushteteve brenda sistemit të drejtësisë.

Problematika juridike dhe institucionale

1.Mungesa e statusit të magjistrati. Anëtarët e KPA nuk kanë kaluar formimin fillestar dhe filtrat profesionalë të detyrueshëm në Shkollën e Magjistraturës, që përbën standard bazë për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë.

2.Konflikti i rolit dhe parimit të paanshmërisë. Kalimi nga një funksion vlerësues dhe mbikëqyrës (vetting) në funksion gjykues përbën një situatë potenciale konflikti interesi dhe cenon parimin e paanshmërisë, të garantuar nga Kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare.

3.Cenimi i parimit të meritokracisë dhe barazisë në konkurrim.Lejimi i një kategorie të caktuar individësh për të hyrë në sistem jashtë filtrave të zakonshëm krijon standard të dyfishtë dhe dëmton besimin në procesin e përzgjedhjes.4. Rreziku i kapjes institucionale të sistemit të drejtësisëNëse individë që kanë ushtruar pushtet mbi karrierën e gjyqtarëve hyjnë në të njëjtin sistem pa një distancë institucionale dhe pa një rivlerësim të pavarur, krijohet një rrezik real për deformimin e balancave të sistemit.

Kërkesat

Në cilësinë e ekspertit të auditimit dhe në funksion të interesit publik, kërkoj:1. Pezullimin e menjëhershëm të çdo procedure për emërimin e anëtarëve të KPA si gjyqtarë apeli, deri në një vlerësim të plotë ligjor dhe kushtetues.2. Kryerjen e një verifikimi të pavarur nga Kuvendi dhe institucionet përkatëse mbi: – përputhshmërinë e këtyre kandidimeve me Kushtetutën dhe ligjin,- respektimin e kritereve të formimit profesional dhe përvojës gjyqësore,- ekzistencën e konfliktit të interesit.3. Publikimin e një raporti transparent për opinionin publik mbi këtë çështje.4. Ndërhyrje ligjore (nëse është e nevojshme) për të qartësuar përfundimisht ndalimin ose kufizimin e kalimit të drejtpërdrejtë nga organet e vettingut në funksione gjyqësore.

Përfundim

Sistemi i drejtësisë nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta.Emërimi i gjyqtarëve duhet të bazohet në:- meritë të provuar,- formim profesional të standardizuar,- dhe integritet të pakontestueshëm.Çdo devijim nga këto parime përbën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve në drejtësi.