Autorizimet për përqendrimet e bizneseve/ Konkurrenca shtrenjton tarifat deri në katër herë

772
Sigal

Përqendrimet e bizneseve në shumë raste kërkojnë miratimin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili pasi vlerëson situatën mund të vendosë pozitivisht ose ta kundërshtojë atë. Por marrja e këtij autorizimi, sigurisht, që shoqërohet me një kosto që duhet të paguhet nga bizneset e përfshira në transaksion. Autoriteti i Konkurrencës në një ndryshim të bërë së fundmi në rregulloren “”Për caktimin e shpenzimeve për ndjekjen e procedurave pranë Autoritetit të Konkurrencës” dhe të nxjerrë për konsultim ka vendosur rritjen e tarifave për disa raste. Ndryshimet më të mëdha janë përqendruar në nenin 1 të kësaj rregulloreje, ku tarifat sipas llojit të autorizimit janë rritur në disa raste, edhe deri në katër herë. Ndërkohë që shtohet edhe një pikë e katërt e cila në rregulloren aktuale nuk është.

Propozimi i Konkurrencës për tarifat

Neni 1 i Rregullores ndryshohet:

  1. Tërheqja e “Formularit të njoftimit të përqendrimit” nga ndërmarrjet pjesëmarrëse të përcaktuara në nenin 12, të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, (të cilat bashkohen, përftojnë kontrollin, si dhe për rastet kur pjesa e ndërmarrjes preket nga transaksioni i kryer) bëhet kundrejt pagesës me vlerë 25.000 lekë.
  2. Autorizimi “Për realizimin e përkohshëm të përqendrimit” që jepet nga Komisioni i Konkurrencës në bazë të kërkesës së ndërmarrjeve pjesëmarrëse, në përputhje me nenin 60, pika 1, të Ligjit Nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, do të jepen kundrejt pagesës me vlerë 000 lekë.
  3. Autorizimi “Për realizimin e përqendrimit” që jepet nga Komisioni, në përputhje me nenin 56 të Ligjit nr 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, merret kundrejt pagesës me vlerë 2 000 000 lekë.

Pas pikës 3 të nenit 1 shtohet pika 4: Autorizimi “Për realizimin e përqendrimit” që jepet nga Komisioni, në përputhje me nenin 57 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, merret kundrejt pagesës me vlerë 3 000 000 lekë. Tarifat që janë në fuqi me rregulloren aktuale. Tërheqja e “Formularit të Njoftimit të Përqendrimit”, nga ndërmarrjet pjesëmarrëse të Përcaktuara nenin 12, të Ligjit (që bashkohen, përftojnë kontrollin, si dhe për rastet kur pjesa e ndërmarrjes preket nga transaksioni i kryer), bëhet kundrejt pagesës me vlerë 15.000 lekë. Autorizimi “ Për realizimin e përkohshëm të përqendrimit” i dhënë nga Komisioni, në bazë të kërkesës së ndërmarrjeve pjesëmarrëse, sipas nenit 60, pika 1, e Ligjit, bëhet kundrejt pagesës me vlerë 300.000 lekë. Autorizimi “Për realizimin e përqendrimit” i dhënë nga Komisioni, në përputhje me nenin 56, të Ligjit, jepet kundrejt pagesës me vlerë 500.000 lekë./monitor