Ambasada: Ja udhëzimi i ri për aplikantët e Lotarisë Amerikane

577
Sigal

Aplikantët e Lotarisë Amerikane jashtë Shqipërisë duhet të marrin vërtetim penal nga shteti ku jetojnë

Që prej datës 7 maj të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shpallur fituesit e fazës së parë të Lotarisë Amerikane 2020. Tashmë për të përzgjedhurit nis një proces tjetër i rëndësishëm, që ka të bëjë me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për intervistën në ambasadë dhe marrjen e vizës së emigrimit. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët e Lotarisë. Më konkretisht, njoftimi i drejtohet atyre personave që kanë jetuar prej më shumë se 6 muajsh jashtë Shqipërisë, për të cilët ekspertët e ambasadës japin udhëzimin se si duhet të veprojnë në lidhje me procesin e aplikimit. “Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj.”