Alarmi i Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, ja produkti që po rrezikon jetën e fëmijëve

1084
Sigal

ISHMT: Kujdes me produktet pa standard në treg, lodrat e fëmijëve nuk plotësojnë kriteret ligjore

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, me fokus sidomos në produktet për fëmijët, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt, i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm.

“Konsumatorët që kanë blerë produktin, pjata për fëmijët të bërë prej melamine me emërtimin në etiketë “FROZEN SNOWFLAKES PLATE” të markës TRUDEAU dhe me barkod 0063562622349 nuk duhet ta përdorin, pasi është i rrezikshëm, i konfirmuar si ALERT ALERT ndërkombëtar nga sistemi RASFF, ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.” – njofton ISHMT, i cili shton se tashmë është ndaluar shitja e këtij produkti.

Inspektorati thekson se ka ndërmarrë një fushatë të rëndësishme në kuadër të garantimit të cilësisë dhe evidentimit e heqjes nga tregu të të gjithë produkteve pa standardin e duhur.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) organizoi një aktivitet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve mbi rëndësinë e përzgjedhjes së produkteve për kujdesin e fëmijëve të tyre. ISHMT dha paralajmërime mbi produkte si rrethore, takëmet e ngrënies të fëmijëve, biberonët, mbajtësit e tyre si dhe instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, të cilat duhet të kontrollohen dhe lexohen me vëmendje për të shmangur rreziqet që ato mund paraqesin. ISHMT thekson se prindërit duhen informuar më tepër rreth standardeve shqiptare, të cilat prezumojnë sigurinë për secilën kategori, si dhe institucionet ku mund të drejtojnë ankesat e tyre lidhur me to.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në një njoftim të mëparshëm, ka bërë me dije se, do të ketë një vëmendje më të lartë këtë vit në kontrollet e bizneseve që operojnë në fushën e tregtimit të lojërave për fëmijët. ISHMT thekson, se do të kontrollohen të gjithë tregtarët që produktet e ofruara në treg të garantojnë kriteret e nevojshme.

“Operatorët ekonomik që tregtojnë artikuj të klasifikuar si ‘lodër’ në kuptim të Rregullit teknik (Prodhues/ Përfaqësues i Autorizuar, Importues, Shpërndarës), do tu nënshtrohen kontrollove gjatë këtij viti, të vazhdueshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lodra të pasigurta dhe që nuk përputhen me kërkesat ligjore që parashikohen në legjislacionin aktual.”- thekson ISHMT.

Konsumatorët që kanë blerë produktin pjata për fëmijët, të bërë prej melamine me emërtimin në etiketë “FROZEN SNOWFLAKES PLATE” të markës TRUDEAU nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm , i konfirmuar ndërkombëtarisht