Agron Mema: Legjenda e Manastirit të Shën Marisë në Piqeras

1763
Sigal

LEGJENDA E MANASTIRIT TË SHËN-MARISË SË KREMESOVËS DHE PRIFTI QË HABITI TURISTEN GJERMANE

Nga Agron MEMA

Nga tre manastire që ndodhen në Bregdetin e Poshtëm të rivierës shqiptare dhe që mbanë emrin e Shenjtores Mari, një nga ata është edhe Manastiri i Shën-Marisë së Kremesovës në Piqeras, të tre të ndërtuar në fundshekullin e 17-të. Të tre kanë nga një histori më vete e shoqëruar edhe me nga një legjendë e cila ka mbritur në ditët tona si gojdhënë e trasmentuar në breza. Në këtë shkrim do të ndalem tek Manastiri i Kremesovës në Piqeras dhe legjendën e ndërtimit të tij. Manastiri i Shën-Mërisë së Kremesovës dominon në kodrën mbi fshatin Piqeras me një pamje të gjerë deri në det të hapur tutje kufijve ku vështrimi tretet tek ishujt e Korfuzit. Nga ana arkitekturore, kisha brenda Manastirit përbën anën kompozicionale të këtij objekti kulti i cili ruhet sot në gjendje gjysëm të rënuar në konakët e anës veriore e jugore, ndonse qysh nga viti 1970 mban statusin e “Monument Kulture”. Kisha është e ndërtuar në vitin 1672. Përbëhet nga naosi dhe narteksi në anën perëndimore. Naosi është i tipit bazilikal me kupolë triapsidal e përmasa të brendëshme 8.30×4.60m. Dy anë kollonash e ndajnë naosin në tre nefe gjatësore. Nefi qëndror është i mbuluar me qemer cilindrik i cili ndërpritet në pjesën qëndrore nga kupola e ndritur mbi një tambur të lartë. Kolonat lidhen me muret përbri nga harqet dhe kanë krijuar me nefet anësor një sër bërthamash të veçuara të mbuluara me qemer cilindrik që hapen drejt nefit qëndror. Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin dykatësh. Hyrja për në katin e dytë të narteksit bëhet me shkallë të jashtme të cilat shërbejnë edhe për hyrjen në konakët e manastirit. Tamburi në pjesën qëndrore të çatisë dyujëshe edhe volumet e ulëta të apsidave, nuk kanë arritur t’i japin dinamizëm kompozimit voluminor. Muratura është me gurë, llaç e gëlqere. Suvatimi është bërë në një kohë të dytë dhe ka mbuluar kornizat me tulla si dhe format e jashtme të apsidave. Këto janë të dhënat e objektit për sa i përket panoramës arkitekturore, por le të hidhemi tek legjenda e tij. Siç thamë më lart, Manastiri ndodhet në kodrën përmbi fshat ku dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit, Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë. Duket si një kullë vrojtuese përmbi fshat e më tej. Në kohën e ndërtimit, në vitin 1672, u vendos të ndërtohej 500-600 metra më posht vendndodhjes së sotme, në një lëndinë të vogël të quajtur “Sheshi i Krisjes”. Por natën, tregojnë banorët gojëdhënën, shfaqej një dritëz si e kandilit, që ngjitej nga “Sheshi i krisjes” tek Lisi i Ballit duke ecur shpatit të malit deri tek vendi ku manastiri është ndërtuar sot. Kjo dritëz shfaqej përnatë dhe banorët menduan në paragjykimin e tyre bestynor se dritëza qe e Perëndisë që nuk lejonte ndërtimin e Shtëpisë së Saj aty ku kishin menduar ata, por ku dëshironte ajo. Dhe ashtu vendosën. Manastiri u ndërtua aty ku deshi vet Perëndia. Rrethuar me një pyll lisash, me burime plot ujë dhe shumë shpejt u vesh e u stolis me pemët e shumta ku nuk mungonin frutat e shumta e të çdo stine. Me ato stoli qëndroi deri vonë kur diktatura vendosi të hiqte fenë si opium për popullin, por pemët mbetën deri vonë si relike bujarie, ndërsa manastiri u kthye në stalla bagëtie. Bregasit kanë një kulturë të veçant në vetëdijen e tyre ndaj edhe kanë ndërtuar tre manastire në një distancë shumë të afërt mes tyre. Kjo edhe se ndodhen në anë të rrugës automobilistike dhe shumë udhëtar i zinte nata e ktheheshin në manastir, por jo rrallëherë bujtësit qëllonin edhe grabitës, ndaj manastiret kishin edhe anën mbrojtëse të tyre me besimtarë korrekt e besnik. Bregasit niseshin nga mendimi dhe filiozofia se një komunitet vlerësohet nga rrugët në të cilat ecën, shkolla ku mësojnë fëmijët, varrezat ku prehen të parët dhe Madhështia e Shtëpisë së Zotit. Në qendër të fshatit Piqeras ndodhet edhe kisha e Shën-Thanasit ku banorët faleshin apo kryenin ritet fetare sipas rastit dhe kalendarit, ndërsa në ditët e shënuara të Pashkëve apo të tjera, shkonin në Manastir ku pihej verë, këndoheshin këngë e hidheshin valle para sheshit të Manastirit ku krijohej që atmosferë kënaqësie e paqësore mes banorve, ndjesira të cilat vinin vetvetiu në Shtëpinë e Zotit. Në Manastit shërbyeb shumë priftërinj, por shërbestari i fundit dhe pak i veçantë qe At Vasil Xhani, apo Toti i Xhane siç i thërinin banorët. Ishte shërbestari i fundit dhe shërbeu për 40 vjet në kishë. Shkollën për prift e bëri në Greqi. Ai ishte marinar, sekretar në një anije tregëtare dhe si i tillë qe njeri i dalur , i parë e i dëgjuar në botën e përparuar. Nisur nga kjo, banorët e fshatit, pas vdekjes së At Konomit, vendosën që Vasil Xhani ta zëvendësonte atë si prift i fshatit. I dërguan lajm për këtë dhe i kërkonin që nisur nga shkollimi i tij i mëparshëm, nga puna që bënte si sekretar anijeje tregëtare me daljet nëpër botë dhe aftësitë administruese të tij dhe meqënse ndodhej në Greqi aso kohe, të shkonte të shkollohej për prift. Vasil Xhani e pranoi ofertën e bashkëfshatarve të tij. U shkollua dhe mori titullin At të cilin fshati do t’ia adoptonte në Toti i Xhane. Kështu filloi shërbesën fetare i ndihmuar nga Koço Prifti si psallt, nga Llukë Koçiu për shërbime të brëndshme dhe Qelqira Millonai. Megjithse librat qenë në Greqisht, ungjillin Toti i Xhane e këndonte në shqip. Ai qe kthyer edhe në një orë për fshatin. Duke qenë i rregullt, korrekt dhe i përpiktë ikte nga kisha për në shtëpi fiks në orën 12, ndaj kur kalonte nëpër fshat, bashkëfshatarët thoshin që : Shkoi Toti, vajti ora 12. Bashkëfshatarët tregojnë për brezat e sotëm se Toti kish një trup elegant, i veshur bukur dhe pastër,  ç’ka i jepte pamjes së tij një portret shenjti dhe të admirueshëm tek besimtarët. Kjo kulturë dhe respekt ndaj vetes dhe besimtarve vinte edhe si rezultat i punës si marinar se, duke qenë njeri i “gjezdisur” kish marrë kulturën perëndimore të vendeve ku shkonte, duke çarë dete e oqeane. Meshat shqip të Totit dukeshin si një shfaqje e bukur opere. Ndoshta Zoti vet e kish krijuar për tu bërë prift, shërbëtor i Perëndisë. Kjo pamje elegante, kjo veshje e bukur dhe e pastër, habiti dhe “çmendi” një ditë edhe turisten gjermane. Aty nga viti 1967 një autobuz me turista gjermanë ndalon në rrugën automobilistike që kalon në qendër të fshatit nga njlë difekt. Turistat zbritën. Toti qëndronte në sheshin para kishës. Një turiste e pa dhe u mahnit nga pamja dhe pastërtia e veshjes së priftit shqiptar. U lëshua me vrap drejt tij, e mbërtheu nga krahu dhe shoqja e saj shkrepi aparatin. Pas disa muajsh fotografia erdhi nga Gjermania, por Toti qe laguar nga kjo jetë. Ishte viti 1968, vetëm pak muaj, 3apo 4, se kishës dhe manastirit ti vihej kazma. Syri i tij, ndonse shpirti ja ndjente e mendja ja thoshte, nuk arriti ta shikonte shakatërrimin e tempujve të Zotit. Në varrimin e tij erdhën katër priftërinj ; Papa kristua nga Saranda dhe tre të tjerë nga Delvina, gjë që nuk qe bërë një nder i tillë më parë. Ndaj i kujtojmë sot në këto ditë të shenjta këta njerëz të mirë që u shërbien njerëzve në misjonin e tyre për pastrimin e plagëve të shpirtit dhe zgjimin e shperesës së jetës dhe ti nxjerrim nga skutat e historisë duke u dhënë mirënjohjen tonë dhe marrë bekimin e tyre. Fotografia e turistes, është një foto sa për mijra fjalë; Nga njëra anë qëndron izolimi dhe furtuna antifetar eqë përgatitej në Shqipëri dhe nga ana tjetër admirimi dhe respekti ndaj njerzve të Zotit dhe predikuesve të shpirtit nga bota e zhvilluar perëndimore që më vonë feja do të përballej me kanibalizmin komunist nën konceptin marksist se :”feja është opium për popullin”. Por vetëm shpirti nuk goditet. Me gjithë luftën e pandërprerë e të shumëllojshme e shumë mënyrash të sistemit, përsëri plakat mbanin fshehur kondizma e ndiznin kandile natën të mbuluara me rroba që mos dukeshin nga dritarja e i shikonin përgjuesat e natës. Toti i Xhane e kish paramenduar këtë, pavarsisht se nuk arriti ta shikonte shkatërrimin. Shkëlqimi i figurës së tij nuk mbeti “Shkëlqimi i rremë” se figura e tij nuk humbi, përkundrazi përkujtohet me respekt.