Agolli fut në “mëkat Vaçe Zelën”, për 1.7 mld lekë

145
Sigal

Denoncimi/ Tenderi i  Agollit të Fondi Shqiptar të Zhvillimit për  riparimin e  kinoteatrit që mban emrin e Artistes së Popullit Vaçe Zela, vuloset me shenjën e abuzimit, pasi me një të rënë lapsit nga 22 firma, eleminohen 21 firma, për të mbushur xhepat e operatorit që do vjelë më shumë para nga buxheti i shtetit

Deri atëherë kanë dorëzuar ofertat plot 22 kompani, ku më e lira ishte paraqitur nga operatori ekonomik OE “Z D R A V A” shpk. E megjithatë Dritani e skualifikoi këtë firmë së bashku me 20 kompani të tjera, sepse “nuk kishte paraqitur punë të ngjashme”.

Deri atëherë kanë dorëzuar ofertat plot 22 kompani, ku më e lira ishte paraqitur nga operatori ekonomik OE “Z D R A V A” shpk. E megjithatë Dritani e skualifikoi këtë firmë sëbashku me 20 kompani të tjera, sepse “nuk kishte paraqitur punë të ngjashme”. Kështu në fazën finale mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “C O L O M B O” sh.p.k &” BAJRAMI N” shpk. Kështu, koalicioni i dy firmave u shpall fitues me ndihmën e Agollit që eliminoi konkurrencën. Për çudi kontrata u mbajt sirtareve deri më datë 20 maj 2024. Open Data Albania e ka qëndisur këtë prokurim me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ndërsa motivavioni ka të bëjë me “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Dhe një nga kushtet kryesore të tenderit ishte që fitues të shpallet operatori me ofertën më të ulët.

Theksojmë faktin se dhurata e Dritanit i është bërë Nazif Bajramit, emri i të cilit qarkullon në raportet e KLSH dhe dosjet e prokurorisë për korrupsionin me tenderat në bashkinë Elbasan.

Denoncimi

Edhe pse kontrata shkel haptazi ligjin mbi prokurimet, është regjistruar tender si normal. Por, çështja ka ngecur në Komisionin e Prokurimeve Publike. Në datën 23 maj 2024 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë autoritetit kontraktor dhe njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar denoncimi me numër A/2024/4115 dhe me nr. 1300/2024 prot., datë 23.05.2024 e operatorit ekonomik “ZDRAVA” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i dokumentit të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “ZDRAVA” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit.

Në ankesë firma në fjalë pretendon se edhe oferta fituese nuk vërteton se ka kryer më parë “punë të ngjashme në monumente kulturore, muze apo qendra artistike”. Në fakt, objekti megjithëse mban emrin e këngëtares Vaçe Zela, është thjesht një kinoteatër i kohës së socializmit, i ngjashëm me shumë të tjerë në qytete dhe nuk ka kurrfarë lidhje me trashëgiminë kulturore, përveç se mban emrin e artistes.

KPP ka marrë në shqyrtim këtë ankesë, ndërsa një ditë më parë ka bërë denoncim për tenderin edhe firma INA shpk.

Firma e Shpresa Nikës pretendon se oferta fituese ishte paracaktuar që në shpalljen e tenderit. Ajo denoncon faktin që kontratta u dha pa garë fare, duke skualifikuar ofertën e saj dhe të tjerat me argumente që nuk qëndrojnë dhe janë diskriminuese për një pjesë të konkurentëve.

Gijotina.com ka denoncuar shpesh tenderat që FSHZH ja dhuron Nazif Bajramit dhe gjithmonë bëhet fjalë për shifra të majme. Por që t’i jepen këtij biznesmeni paratë e kulturës dhe të qendrës me emrin Vaçe Zela, ky është kulmi i shpërfilljes së drejtorit Agolli jo vetëm ndaj ligjit, por edhe ndaj opinionit.

Kush është biznesmeni Nazif Bajrami?

 

Me kompaninë e tij “Bajrami N.” ka marrë mbi 120 tendera publikë, ku shumë prej tyre janë shënuar me “Flamur të kuq”.

Kompaninë e ka hapur që në vitin 2000, por me kalimin e kohës ka hyrë fuqishëm në treg duke grumbulluar mbi 60 milionë euro, kryesisht në Bashkinë e Elbasanit. E shoqja, Anduena Bajrami (Prifti) ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë, si me Qazim Sejdinin, ashtu edhe më pas. Edhe pse në konflikt interesi tenderat vazhdonin dhe mbushin llogarinë e kompanisë së burrit.

Vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat e ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, duke e akuzuar për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese. Por asnjë nuk është marrë për bazë. Nga të gjitha këto kallëzime: 3 janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por ka pasur “mungesë provash”.

Ndërkohë në SPAK, për periudhën janar-qershor 2021, janë depozituar 8 kallëzime penale për shkeljet në tenderat e përfituar nga Bajrami në Bashkinë e Elbasanit.

Në mënyrë të përsëritur, KLSH ka konstatuar përvetësimin e fondeve publike nga kjo kompani. Gjatë një auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përpos shumë gjetjeve të tjera, ka konstatuar se kompania Bajrami N shpk është shpallur fituese e tenderit për rikonstruksionin e shkollës mesme “Kostandin Kristoforidhi”, pa plotësuar kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor (Bashkia e Elbasanit). Ky konstatim vesh me përgjegjësi penale komisionin e vlerësimit të ofertave dhe zonjën Aulona Bylykbashi, e cila ka firmosur tenderin me autorizim të kryetarit të bashkisë. Pronari Nazif Bajrami dhe administratori Andon Prifti, pasi fitojnë tenderat dhe lidhin kontratat me Bashkinë Elbasan, vjedhin paratë e tenderit, përmes certifikimit të punimeve të pakryera.

Pra, nuk mjafton tenderi pa plotësuar kriteret dhe me ofertë fituese sa fondi limit, por investohen në përvetësimin e parave publike përmes situacioneve false, cilësisë së dobët të punimeve, devijimeve etj. Në 11 prill 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi firmos një tender me vlerë rreth 430 mijë euro për kompaninë e Bazif Bajramit, për sistemin dhe asfaltim të rrugëve “Grigor Nosi” Xhafer Duhanxhiu” Hasan Kopili” në lagjen 5 Maji.Pasi lidhet kontrata në 27 qershor 2022, Nazif Bajrami dhe Andon Prifti përvetësojnë paratë e tenderit përmes punimeve të pakryera, pra përmes mashtrimit me zbatimin e kontratës. Abuzimi konstatohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.Gijotina