Agim Jazaj: Aftësia për të dëgjuar është mundësi për të korrigjuar

1024
Sigal

Aftësia për të dëgjuar është mundësi për të korrigjuar dhe zotësi për të drejtuar…

 

Nga Agim Jazaj

 

A duhen dëgjuar dhe vlerësuar këta zëra të çmuar publikë, jo të zakonshëm, por të rrallë, pse jo dhe promotorë e përçues tëprogresit të shoqërisë shqiptare?! Gjithëkush e ndjen dhe e përjeton krizën e djeshme, me pasoja të sotme dhe marrëzinë e sotme me hatan e nesërme!…

Çdo qytetar i këtij vendi e do vatanin e tij si gjënë më të shtrënjtë. Ashtu si Shqiponja: “Duaje Atdhen, si Shqiponja folen”- Kjo setencë, filozofike e lashtë, sa domethënëse aq dhe përcaktuese; bën llaf për: Shqiponjat që ngrenë fole, kanë e duan Atdhe…

Por…Në qiell fluturojnë shumë zogj: Shqiponja, Pëllumba, Thëllënza, si dhe Korba, Laraska, Qyqe, Harbela, Trumëcakë…

Nuk e dimë se si është raporti, nuk kemi ndonjë të dhënë statistikore, por me një të parë të syrit rezulton: Të dytët, duket se zënë vendin e parë. Shqiponjat ngrenë folen, dhe e duan Atdhenë… Po, Qyqet- Qyqe nuk ngrenë fole? Ato zaptojnë, prishin edhe foletë e të tjerëve…

Qytetarët e një shoqërie dhe ata të shoqërisë demokratike të brishtë shqiptare, zgjedhin qeverisjen e tyre. Ligjërisht edhe në vendet me demokraci të konsoliduar, nga kemi “marrë ne përvojë”, (po qëndrojmë 7 male kaptuar) larg përvojës së tyre, ndonëse i kemi te porta, i zhvillojmë zgjedhjet në çdo katër vjet dhe ndërrimin e qeverive në çdo 8 vite! Sepse kështu e ka të përcaktuar Kushtetuta! Dhe nëse qeveria nis e vjedh, pjerdh, abuzon, ngre në sistem krimin, kriminalizon edhe Tempullin, kanabizon vendin, duhet bërë sehir, të presin qytetarët, të shohin qeverinë e tyre të rrëmbim-dhunimit, apo të ngrihen qysh në ditën e parë të startimit të saj? Të presin sa të vijë 4 vjeçari? E thonë madje shumë mendje fyej këtë “Sentencë”: “Qeveria, zgjidhet dhe votohet çdo katër vjet”… Dhe qytetarët atje, në vendet e BE-së, ku synojmë të hyjmë edhe ne, po me këpucë të ndotura, nga momenti që zgjedhin qeverisjen, janë në opozitë me qeveritë e tyre! Mjaft pranë, te pragu i derës e kemi përvojën e munguar. P.sh., në Italinë fqinje, qytetarët nuk presin 4 vitet, por i kanë ndërruar qeveritë edhe për disa muaj. Apo rasti i Greqisë, ku kemi dhe komunitetin më të madh të emigrantëve shqiptarë, kryeministri i vendit Tsipras ka bërë disa votëbesime, po dhe zgjedhje të parakohshme, madje i ka rifituar, duke ndalur thellimin e krizës nga qeverisjet e mëparshme, madje dhe duke e nxjerë vendin nga kriza. Dhe kur shoqëritë evropiane, italiane, greke etj., nuk presin 4 vitet për ndryshimin e qeverive, ne shqiptarët e “përparuar”, (“kemi luksin?”) i bie të ndërrojmë dhe votëbesojnë qeveritë deri dhe në 6 javë, për të pastruar sa më shpesh, pusin e ndotur, në thellësi të saj. Ndërsa tek ne ka me okë stoikë, refraktarë, të cilët qëndrojnë në llogoret e tyre, madje me “pajime gati”, duke ua lënë amanet dhe brezave: “Besën ndaj Partisë dhe jo besnikërinë ndaj Vatanit”!

Gjithëkush me koshiencën minimale, hesapin e ka me qeverinë, e cila duhet t’i dalë për zot vendit dhe qytetarëve të saj, pa dallim. Fatkeqësisht ka me okë që dështimet e qeverisjes u faturojnë Opozitës.

“O Tompore O mores”

 

Përzgjedhja e numërorëve; në murin e adminstratës dhe përfaqësimi në vathën e politikës ka si kriter: “Nuk duhet truri, po çmohet trapi”!

Qeveritë janë në garë: Kush të vjedhë më shumë, të plaçkisin shqiptarët. Të sotmit kujtojnë, klithin e akuzojnë të djeshmit, deri në kupë të qiellit. Akuzojnë të djeshmen, të mbulojnë zullumet e sotme. Në vend të nxjerin mësime nga abuzimet dhe dështimet e djeshme, por dhe të ndëshkohet e djeshmja, ngrenë më larë stekën e zullumit! Klithin me të madhe: “Ata desh na shitën detin, po këta desh na shitën lumin dhe përroin! Ndonëse vendi ynë është me pasuri nëntokësore edhe për prodhimin e naftës, çmimi i saj për shqiptarët është më i larti, se në gjithë vendet europiane! Shqipëria ndodhet përpara një situate të jashtëzakonshme, për t’u shënuar në librin: “Guinnes”. Në zgjedhjet e radhës, pa datë zgjedhjesh, pa dekret të Presidentit të Republikës, do të marrë pjesë, jo në zgjedhje, po në votime, të votojë një Parti: (“Dhe e vetme trime në luftë”, partia qeverisëse, ndërsa tri parti të tjera, të votuara në Parlament, nuk marrin pjesë në votime!…

Qeveria e Rilindjes, “Hunda në qiell, e B…në diell”, është e anatemuar, akuzuar deri në kupë të qiellit, nga të katër anët, me një mal mëkate, e (pa) përgjegjësuar për situatën, thuajse dramatike. Përballë kësaj hataje me Klithma të forta, flasin publikisht edhe autorë, personalitete dhe autoritete të ndritura të shoqërisë, por fatkeqësisht jo vetëm nuk dëgjohen nga megallomania dhe prepotenca e Kryeministrit, por dhe të përballur me idiotësinë e trumëcakëve të ferrave, gëlbazaxhinj që ndyjnë çdo gjë, sepse nuk dinë të bëjnë asgjë…

Ish-Presidenti i Turqisë: Turgut Ozal në kohën e tij, kish aftësi për të dëgjuar… Dhe kur e kritikonin mediat e vendit, i bënin edhe karikatura, pas kontaktit, leximit dhe shënimit që mbante fort, ai i takonte autorët, apo organet mediatike, organizonte edhe koktejle me ata. I falenderonte, konstatonte defektet, nuk i quante kazan, i çmonte si një mundësi për të korrigjuar dhe zotësi për të drejtuar.

Edhe në mediatikën shqiptare flasin njerëzit e mendjes, analistë e opinonistë të njohur me: fuqinë e zërit dhe të arsyes, duke i apeluar politikës, Qeverisë, Kryeministrit të Vendit. A duhen dëgjuar e vlerësuar këtë zëra, me klithma dite nga Qeveria e Tepsisë – Shurdhmemece, nga Kryeministri kryeneç, Shoqëria Shqiptare?

Sot është vonë, nesër do të jetë shumë vonë dhe pa asnjë efekt…