Fillimisht u raportua se Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim Pacollin, ndërsa vetëm pak ditë më pas, Gjykata e Tiranës bllokoi çdo veprim të mundshëm të tij ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas vendimit kontrata e dyshuar e huasë prej 100 milionë eurosh me një subjekt të paidentifikuar paraqet rrezik real për kalimin e kontrollit të aeroportit te një entitet i huaj, duke prekur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Gjykata e Tiranës vë nën hetim
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025. Gjithashtu, në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit.
Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Veç të tjerash, në arsyetimin e saj, Gjykata nënvizon se Aeroporti i Vlorës është një objekt me rëndësi strategjike kombëtare dhe çdo veprim i paautorizuar mbi të cenon interesin publik dhe sigurinë e vendit. Sipas vendimit kontrata e dyshuar e huasë prej 100 milionë eurosh me një subjekt të paidentifikuar paraqet rrezik real për kalimin e kontrollit të aeroportit te një entitet i huaj, duke prekur drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Skema e fshehtë që alarmoi institucionet shqiptare! Përmes Zvicrës e Luksemburgut, si u përgatit “rrëmbimi” i ‘Vlora Airport’?
Institucionet shqiptare u alarmuan dhe u vunë në lëvizje kundrejt biznesmenit Behgjet Pacollit, pasi zbërthimit të skemës së fshehtë të biznesmenit. Skema tregtare që përgatiste pacolli në Zvicër dhe Luksemburg u zbulua nga një analizë e inteligjencës financiaro-koorporative. Sipas analizës, Pacolli kishte kaluar aksionet e grabitura të aeroportit në një modul koorporativ që e neutralizon përfundimisht çdo mundësi të shtetit shqiptar për të marrë pas aksionet, nëse nuk veprohej në kohë.
“Si pasojë, VIA SH.P.K., 2A Group SH.P.K. dhe Shteti Shqiptar humbasin automatikisht çdo të drejtë për të ushtruar kërkesë, padi, pretendim apo kompensim ndaj Delphos-it, ndaj kompartmentit apo ndaj investitorëve që kanë përfituar nga mbyllja.”, theksohet në analizën e mëposhtme.
Në terma juridikë ndërkombëtarë, kjo situatë përbën shuarje “ex lege” të çdo mjeti juridik për shkak të kombinimit të:
Mbylljes ligjore të subjektit (likuidimi);
Transferimit të aseteve sipas nenit 61 të Ligjit për Titullizimin;
Heqjes dorë të paracaktuar nga çdo mjet gjyqësor nëpërmjet klauzolave “no-petition” dhe “limited recourse”.
Praktikisht, kjo do të thotë se, pas mbylljes së “Compartment Bernina”, kontrolli ekonomik mbi të ardhurat, llogaritë dhe të drejtat e Aeroportit të Vlorës kalon në mënyrë të pakthyeshme dhe të legalizuar te investitorë privatë anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, ndërsa Shteti Shqiptar nuk ka më asnjë instrument ligjor për të kërkuar kthimin e pasurive publike që i përkisnin këtij projekti.
Ky është një precedent i rrezikshëm, sepse përmes një marrëveshjeje të tillë humbet jo vetëm kontrolli ekonomik dhe administrativ mbi projektin, por edhe sovraniteti juridik i shtetit mbi një pasuri publike strategjike, pasi kontrata dhe asetet që burojnë prej saj dalin përfundimisht jashtë juridiksionit dhe sistemit ligjor shqiptar.
Autoritetet shqiptare janë orientuar dhe kanë marrë udhëzime nga vendet partnere, megjithëse, skema nuk është analizuar nga institucionet shqiptare të inteligjencës apo jurisprudencës tregtare. Fillimisht u raportua se Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim Pacollin, ndërsa vetëm pak ditë më pas, Gjykata e Tiranës bllokoi çdo veprim të mundshëm të tij ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Pacollit i ikën dhe administratori i ri

Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Kapitali ka mësuar se një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm.”Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë.
Reagimi i Behgjet Pacollit : Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë, deri më sot, nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia. 😡
Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale — të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.Asnjë qindarkë publike; çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.
Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
Dua të lë në Vlorë një trashëgimi,duke e ditur mirë që ky investim, me vështirësi, do të rikthehet.
Por një gjë është e sigurt:Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.
Aeroporti i Vlorës
Lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka reaguar dhe Brisilda Shehaj, ku ndwr tw tjera thotw se: Thelbi i çështjes nuk është thjesht korrupsioni.
Aeroporti i Vlorës është një aset strategjik, pjesë e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.Dhe në këtë kontekst vëmendjen e tërheq kontrata e datës 26 mars 2025, e nënshkruar mes MABCO Construction S.A. dhe Delphos Securities SARL, kjo e fundit një kompani offshore me pronar fundor të dyshuar nga një vend jo partner.
Kontrata parashikon një hua prej 100 milionë eurosh, me objekt financimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Por ja ku lind ABSURDI: më 8 maj 2025, Aeroporti u inagurua zyrtarisht. Përse, pra, u mor kjo hua pas përfundimit të ndërtimit?Nëse kjo kontratë atipike huaje i jep kontroll të plotë kompanisë offshore mbi aksionarin me 98% dhe mbi financat e aeroportit, nuk paska si qëllim ndërtimin e tij, atëherë përse ekziston? Përse u mor kjo hua nga Pacolli kur investimi ka përfunduar???Dhe këtu, në këtë pikë, duhet të ndalemi të gjithë.Sepse nuk bëhet fjalë më vetëm për interesa të shqiptarëve të dëmtuar nga një aferë korruptive, por për interesa strategjike të aleatëve tanë dhe për sigurinë vendase e ndërkombëtare.
Le të kujtojmë se Aeroporti i Vlorës ndodhet vetëm 25 minuta larg bazës ajrore të Kuçovës.
Dhe po ndalem me kaq.Sa për “komplotin” ndaj Pacollit, do të ishte mirë që ai të mos merrej me statuse për miza, bletë, lisa e mjaltë, por të sqarojë publikisht kontratën e 26 marsit 2025 me Delphos Securities.Dhe mbi të gjitha, të flasë me emra e mbiemra: kush fshihet pas këtij “komploti”?Përse nuk u depozituan në kohë në QKB kontratat e shitblerjes së aksioneve si me palën Turke dhe 2A Group?




















