8 mësues mbeten të ngujuar në Theth: S’kemi ushqime, rrezikon të na shembet çatia e shkollës

664
Sigal

8 mësues janë bllokuar në Theth pasi bora kalon mbi 1 metër në këtë zonë.

Mësuesit janë ngujuar në shkollën e Shalës ndërsa bëjnë apel për ushqime. Njëri prej tyre Kol Vladaj thotë se jane te bllokuar prej 3 ditesh në këtë fshat.

Na duhen ushqime thonë mësuesit të cilet janë bllokuar në këtë zonë të thellë malore.

“Jemi të ngujuar prej 3 ditësh. Sot kishte intensitet më të lartë reshjesh. Pamundësia bëri që mësimi të ndërpritej. Shkolla rrezikon të shembet. Jemi të bllokuar, dëbora ka shkuar 1 metër. 

Na duhen ushqime. I bëj thirrje prefektit dhe ministrit të marrin masat sepse nga momenti në moment jemi në rrezik. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojnë dhe të marrin masa emergjente sepse situata mund të agravojë”, u shpreh mësuesi Kol Vladaj.