7 Marsi i gjen shkollat shqiptare me afro dymijë mësues dhe 56 mijë nxënës më pak. Sistemi arsimor është ndër më të prekurit nga largimet masive, ndërsa raportet ndërkombëtare raportojnë rënie të ndjeshme të nivelit. Portalit për Mësuesit u kthye në mekanizëm që ka zhdukur meritokracinë dhe ka mbushur shkollat me militantë partiakë
7 Marsi i gjen shkollat shqiptare me afro dymijë mësues dhe 56 mijë nxënës më pak. Sistemi arsimor është ndër më të prekurit nga largimet masive, ndërsa raportet ndërkombëtare raportojnë rënie të ndjeshme të nivelit. Për ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, situata është e përmirësuar për shkak të Portalit për Mësuesit, të cilin Partia Demokratike e cilëson mekanizëm që ka zhdukur meritokracinë dhe ka mbushur shkollat me militantë partiakë. Ky 7 Mars i gjen shkollat shqiptare me afro dymijë mësues dhe 56 mijë nxënës më pak. Sektori arsimor është një ndër më të prekurit për shkak të shpopullimit, por nga ana tjetër bie në sy mungesa e politikave apo mbështetjes financiare për shmangien e këtij fenomeni. Këtë ditë ministria e Arsimit kishte zgjedhur shënjimin e datës me inagurimin e shkollës “26 Nëntori” në kryeqytet, ku ministrja Ogerta Manastirliu e fokusoi fjalën e saj më së shumti te infrastruktura. Sa i përket mbështetjes së këtij sektori, sipas ministres, është Portali i Mësuesit, por edhe kontrolli i tyre nëpërmjet sistemeve të testimeve dhe pikëzimit.
Nga ana tjetër, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, e cilësoi Portalin si një mekanizëm për të mbushur shkollat me militantë të partisë.
Për ministren Manastirliu, mbështetja financiare e mësuesve është e domosdoshme, por pa folur me shifra konkrete nëse do ketë mbështetje financiare për ta. Ndërkaq, për Sulën mungesa e mbështetjes së mësuesve duket që në mosakordimin e buxhetit të duhur.
Ndërkohë përfaqësuesi i Qendresës Qytetare, Migen Qiraxhi, solli në vëmendje faktin se si qeveritarët votuan rritjen me 75 % të rrogës së tyre, ndërsa pagat e mësuesve u rritën me vetëm 0.3 përqind.
Veç largimeve masive, sot sistemi arsimor ka pësuar një rënie të ndjeshme, ku edhe raporti më i fundit i PISA-s ka konstatuar nivelin e ulët arsimor, që pasqyrohet drejtpërsëdrejti në rënien e nivelit të brezave të rinj.